Blendi Fevziu shkruan sërish për Metën: Tani ai është më i fortë se kurrë falë Ramës e Bashës

19 Janar 2016, 19:40Politika TEMA

Blendi Fevziu ka bërë sërish një shkrim për Ilir Metën, brenda pak ditësh.

Këtë radhë ai shkruan se brenda pak muajsh, nga një situatë e vështirë, Ilir Meta ia ka dalë që të fuqizohet sërish.

Sipas tij, këtë gjë Meta e ka arritur falë Ramës dhe Lulzim Bashës, që kanë rënë pre e lojës së tij politike.

Ja çfarë shkruan Fevziu tek faqja e tij Opinion:

Ilir Meta ja ka arritur që në më pak se 4 muaj të dalë nga situata e disfavorshme politike dhe të ngjitet në atë pozicion ku nuk ka qenë së paku në 18 muajt e fundit. Mjeshtër i presionit, por edhe kompromisit, ai ka mundur që të ulë aleatin e tij me numra më të mëdha, Edi Ramën dhe t’i diktojë një politikë më të butë me opozitën. Duke detyruar kështu edhe opozitën ta falenderojë dhe ti harrojë akuzat jo pak të ashpra që bëri një vit më parë për të. Më shumë se sa Ramës dhe Bashës, ai i demostroi publikut dhe votuesve fuqinë e tij. Ai bëri një provë force dhe prova i funksionoi. Tani i mbetet vetëm ta menaxhojë fuqinë e tij.

Përse them se Meta është sot më i fortë dhe ku qëndron kjo forcë në raport me atë që ishte. Në fillim të muajit Shtator Ilir Meta dukej në një situatë jo të favorshme politike. Publikimi i aferës së CEZ që BIRN e lidhte me emrin e tij, akuzat e mëparshme për blerje votash në Vorë dhe Lezhë, anashkalimi për ta takuar nga disa personazhe të rëndësishëm ndërkombëtarë ku hynte edhe kancelarja gjermane Merkel, presidenti Austriak apo ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, sulmi i fortë i opozitës që kërkonte dorëheqjen e tij për çështjen Doshi, kuotat e ulta në opinionin publik, e bënin atë të dobët përpara aleatit të tij Edi Rama. Aq të dobët sa u duk se Rama do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme në Tetor për t’u çliruar nga Meta dhe pë ta pasur të gjithë betejën me PD. U fol madje edhe për një ndryshim në Kodin Zgjedhor që mund të çonte në një sistem me prim. Ndërhyrje që do të godiste direkt LSI.

Në fakt Meta zgjodhi një rrugë që e njeh shumë mirë. Fillimisht ai tentoi të viktimizohet duke folur për një mazhorancë Rama – Basha që po synonte eleminimin e tij. E bëri këtë madje edhe duke ju kërcënuar të dyve. Fillimisht ai rikonsolidoi raportet me Ramën. Takimi i tyre në Tetor duhet të ketë qenë tejet i ashpër dhe Meta mjaft agresiv. Ai foli fillimisht për ndryshime në qeveri dhe më pas i bëri vetë ato duke ndërruar Ministrin e Drejtësisë. Rama e kuptoi që Meta mund ta minonte çdo moment dhe tentoi të gjejë një kompromis.

Më pas, Meta mbajti një qëndrim të ndryshëm për reformën në Drejtësi nga ai i Ramës. Meqenëse votat e tij qenë të domosdoshme, Meta kaloi në pozicionin e mbrojtësit të opozitës, duke e bërë opozitën që ta shihte si shpëtimtar e madje edhe ta falenderonte publikisht. Opozita nuk përmendi asnjë akuzë të Metës dhe Rama u detyrua të gjejë një kompromis që kënaqte edhe opozitën. Në fakt ky ishte “kompromisi i Metës”. Meta la të kuptohet se mund të bashkëpunojë me të dyja palët, siç bëri në 1 Maj 2012 kur në kohën e aleancës me Berishën darkoi në vilën e tij me Edi Ramën. Dhe të dyja palët në publik lanë përshtypjen që janë të gatshme të pranojnë ofertën e Metës.

I bindur që momenti i vështirë i Shtatorit kaloi dhe pas kësaj ai vetëm mund të fuqizohet, Meta ka nisur tani këtë rrugë. Duke folur në mbledhjen e kryesisë për aleanca të reja e duke i kujtuar Ramës premtimin për postin e Presidentit. Njëkohësisht, duke ju kujtuar shqiptarëve dhe atyre që votojnë se ai është aty, se në momentet kyçe, të dyja palët do hedhin vështrimin me shpresë nga ai dhe ai do të jetë njeriu që do përcaktojë se cilit do t’i buzëqeshë dhe cilin do të dërgojë në opozitë. Meta e di që vota po bëhet gjithnjë e më pragmatiste dhe po përdor tani si PS ashtu edhe PD, për një fushatë që shkon vetëm në favor të vet. Nuk është hera e parë që bën këtë dhe me gjasë, kjo filozofi triumfuese ju shpërblye sërish”!

15 komente në “Blendi Fevziu shkruan sërish për Metën: Tani ai është më i fortë se kurrë falë Ramës e Bashës”

  1. Lufte psikollogjike says:

    Krahu i djathte i Berishes,perseri deshtoi !

  2. Tulla e Neveritshme Meta says:

    patjeter qe avni rustemi do kete nje nip a mbese …..

    1. ble-ta says:

      E ka po ka pire pak droge , sa t’i dale droga dhe patllaken gati e ka…

  3. SADIU says:

    Eshte bere trim, se hajduti me te gjitha format deri ne nje moment te caktuar behet trim, por kur do te bjere do te behet cope e therime. Njera ane . Ana tjeter kur nuk ka shtet e drejtesi i lumte po medje apo fuqi te katert o Blendi nuk ka e nuk ka se edhe ty te ka blere me lek se duke ditet e fundit je dashuruar me Ilirin ashtu si Basha e Sala.

  4. gegerit says:

    Mero,gabim qe te botoje shkrime ky zedhenesi i saliut ne kete gazete.Ky vec benzine u hedh zjarreve per sabotim perpjekjeve per te bere shtetin e lirive e te drejtes

  5. Adrian Kardhenesi says:

    Fale teje ILir Meta mund te behet i fuqishem, dhe jo te shkoje ne burg, ku e ka vendin, se manipulon opinionin publik ti Fevzi, Faqeziu Kokebytha!

  6. Askushi says:

    Un nuk dua te ofendoj njeri .Po kemi te bejme me je politik te klanit Hoxha .Po i mar me radh .Dihet qe ne 90 qjoja ra komunizmi dhe u vendos demokracia jo nuk eahte e vertet njerzit u lan te lir dikush iku ne Qjermani Franc itali Greqi e me radh.U lan se ne ballkan shum vende paten probleme si Rumania qe u permbys nga renjet tirania .Kete qe e nuati Ramizi po sigurimi ishtetit i kishte mar masat qe nga vitet 70

  7. Askushi says:

    Ju qe udhehiqni sot ne SHQIPERI jeni pjedha e keqe e komunizmit jeni te ter pjedha e tyre plus dhe spiunazhi i huaj Serb Grek eTurq se Italin i madhi Qjerqj Kastrioti e ka pasur aleatin e tij se luftoj per krishterimin kete e nje bota.Ju qe udhehiqni nuk i doni Shqiptaret keni nje urejtje te madhe per ne Se pyshteti i juaj erdhi si rjedhoj e renjes se perandoris Osmane Mbretit Zog qe ivestoj Enver Hoxha qe shqiperia mos te behej kur qe Shqiptari te mos ta ngrinte koken kur .

  8. pausady says:

    O QEROSSSSS vetm vicidolistet te besojne.

  9. Askushi says:

    Nuk eshte i fort Ilir Meta as Sali Berisha as Edi Rama as Fatos Nano nuk jan me te fort este populli me i forte .Populli shqiptar eshte i fort dhe do jet qjithmon nuk u trem nje perandorie te ter osmane per 500 vjet dhe 45 vjet Enver hoxhes keta 26 vjet kan nuk kan per te ecur me shum ne kete histori po i vjen fundi dhe vet ata po e ndjenj dhe ti Fevzi bashke me ta

  10. Mediu says:

    Analize ka*i nga tullaci i merzitshem.

  11. stili says:

    Po ik edhe ti o legen ,o kobure e prishur e Sandrit në dorë të Berishës.Boja të ka dalë plotësisht,si mercenar,e si njeri i shitur,paguhesh për të bërë diversion e për të shpëlarë trutë e njerëzve.Nuk ka fare nevojë të meresh ti me Ilir Metën.

  12. aqif tahipi says:

    Te gjitha shkrimet dhe librat e ketij kokeloqes jane te kundertat e te vertetes.Pra e kenderta e atyre qe thote eshte e vertete. Pasi doli huq me sulmin qe i beri metes para 1 jave ne emision me urdher te sal lulushit ,tani po tenton ti perkedhele bolet metes.

  13. Skar Pari says:

    Nga skrapallinjte pas Sulo Gradecit Ilir Meta eshte me i famshmi, po jo aq i zgjuar sa Sulua , jo aq besnik sa Sulua por me hajdut se Sulua.Mut njeri e hale tjetri,njeri zagar i Enverit ky tjetri zagar i parase dhe Monikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje