Zululand/ Ylli Manjani: Qeveritë teknike të rrezikshme. S'i heq asnjë presje qëndrimit të ambasadorëve për reformën

19 Janar 2016, 20:45Politika TEMA

Zululand i është rikthyer sërish këtë të martë Reformës në Drejtësi dhe debatit që po zhvillohet mbi lidhur me draftin që kanë prozuar ekspertët dhe leximit politik që po i bëhet, asaj çfarë ka artikuluar Komisioni i Venecias.

I ftuar në studio ka qenë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka folur rreth qëndrimit të LSI për këtë reformë.

Në nisje të bisedës zoti Manjani tha se Kushetuta e vitit 1998 ka qenë një kushtetutë ekselente dhe se i vetmi fakt që e ka kompromentuar atë, kanë qenë ndërhyrjet e bëra pas vitit 2005.

I pyetur nga Mustafa Nano lidhur me qëndrimin e LSI-së, Ministri i Drejtësisë tha se kjo parti do të vazhdojë të insistojë në atë sesi është lexuar opinioni i Komisionit të Venecias.

Sa i përket qëndrimit të ambasadorëve, Manjani tha se nuk i heq asnjë pikë e presje deklarimeve të tyre.

Në fund të emisionit Nano e pyeti ministrin mbi raportet e LSI-së dhe PS-së.

“Kjo qeveri nuk ka sfidë vetëm Reformën në Drejtësi, por edhe të tjera siç është ekonomia etj. Rama dhe Meta sigurisht diskutojnë dhe debatojnë mes tyre, por kjo është e shëndetshme dhe s’ka asnjë arsye pse të mos vazhdohet më tej”, tha ai.

Manjani më tej shtjelloi se një qeveri teknike do të ishte e rrezikshme për vendin, pasi sipas tij ato janë të papërgjegjshme, ndërsa shtoi se zgjedhjet e parakohshme nuk do të zgjidhnin asgjë.

Emisionin e plotë e ndiqni në linkun e mëposhtëm:

4 komente në “Zululand/ Ylli Manjani: Qeveritë teknike të rrezikshme. S’i heq asnjë presje qëndrimit të ambasadorëve për reformën”

  1. endri says:

    eshte e cuditshme, por Ylli orator po konsumohet me shpejtesi. Ne elbasan dje tha: “Konsesusi eshte nje gje e mire”!!! Nard Ndoka do ta kishte thene me me gusto, besoj. Por i afrohet qazim mulletit: “Fashizmi eshte i embel si mjalta!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ore Manjani, me zgjedhje te parakohshme zgjidhen shume gjera se qytetaret po shohin qarte se c’fare keni bere me qeverrisjen e Gramafonit lidhur me OSSHE-ne dhe lloj lloj skandalesh qe kur ju hyn edhe ai fossili me cante ne dore si Koci dhe merr informacjone nga nje institucjon qe si takon qe te hyje por vec se me leje.. Dhe I mirrni informacjonet dhe I perdorni si gjoba morale.. Ti je dakort me Ambasadoret por pastaj do te ulesh dhe shqyrtosh derisa gjiza hollohet e behet “dhalle”.. Beni Zgjedhje te Parakohshme se sa te shqyrtoni ju e te bini nje ujdi me njeri-tjetrin, me mire ju nxjerr populli ne pensjon.. Mos u hidh hu me hu e dege me dege me ndryshimet kushtetuese qe kane ndodhur sikur ai na qenka problemi..E papergjeshme thote ky.. Ka me te papergjegjshem se ju ku do kini Fatin e Shqiptareve ne dore dhe do e zvarrisni sic keni bere me c’do gje.. Ju keni 25 vjet te papargjegjshem.. Bej zgjedhje te parakohshme bej se do e shohesh sa elektorat do kesh…

  3. islam says:

    por te shkosh me kete ide behesh budalla,sepse zgjedhjet 6 muaj ka dhe e pe cfar fitove.

  4. qytetari B says:

    Jo, une jam per zgjedhje te parakoheshme dhe si: Rama dhe Basha tu drejtoheshin shqiptareve qe zgjidhni dhe jeni te lire. Populli te zgjidhte ate qe donte ose te ndertohej shteti ose njehere e mire ta mirrte lumi dhe te hiqnim mendjen nga Shqiperia. Pastaj vendi te sperkatej ose te popullohej me merimaga te zeze, mushkonja dhe te futej dhe virusi pulave. Dhe mushka ne Librazhd do pilltte si ne kohen e Sali Berishes I-re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje