SKANDALI/ Si ka keqpërdorur një budalla kundër Shqipërisë, Kastriot Islami

19 Janar 2016, 21:33Politika TEMA
SKANDALI/ Si ka keqpërdorur një budalla kundër

Jaime Monford ka shetitur në Shqipëri disa muaj më parë dhe ka vendosur kontakte me një listë të gjatë personalitetesh publike, që i keni në emalet e mëposhtme. Ideja e tij ishte të krijonte një qeveri hije për Shqipërinë, me Avni Ponarin kryeministër dhe Kastriot Islamin zëvendëskryeministër.

Natyrisht që ka bezdisur shumë prej atyre njerëzve në atë listë, të cilët janë bashkuar në idenë se është një budalla.

Për budalla duket se e ka marrë dhe Kastriot Islami, por në këtë rast ka menduar ta përdorë që të bëjë një shkrim në Huffington Post, si një thirrje për revolucion në Shqipëri.

Kur shikon sa budalla është ky tipi dhe si e kishte bërë shkrimin, e kupton lehtë se atë ja ka bërë Islami.

Më poshtë po botojmë emalin e plotë që i ka dërguar Islamit pas botimit të shkrimit, ku dhe e fton të bëhet zëvendëskryeministër i qeverisë së tij në shtetin e ri të Balkanlandit, që ai mendon të krijojë.

Dhe të mendosh që këtë budalla e kemi botuar të gjithë në gazeta, përfshi dhe gazetën TemA, e kupton sa lehtë depërton teknologjia e spekulantëve në shtypin shqiptar, sidomos kur bien në dorë të njerëzve si “Kaçi i zi”, siç i thoshte Doktori dikur.

Ja email i tij për Kastriot Islamin:

“I nderuar Dr. Islami

Dua t’iu inkurajoj per t’u perballur me nje vendim te veshtire: te hiqni dore nga jeta politike per t’iu bashkuar post-politikes. Shpesh me kane thene qe ju jeni njeri me inteligjence te jashtezakonshme, ndaj dhe iniciativa juaj per te me kontaktuar, se bashku me interesin e sinqerte ne projektin tim, me shtyne mua t’ju nominoj si zv/kryeminister te Shqiperise ne kete rend te ri boteror. Per te me deshmuar qe inteligjenca juaj eshte realisht kaq e pakufishme, siç me tregojne, do duhet qe te jepni doreheqjen nga jeta aktuale politike. Perfshirja juaj ende ne kete model politik te vjeteruar, te cilit i ka dale boja me kohe, vetem sa e demton reputacionin e larte tuajin dhe eshte nje sinjal qe ju nuk jeni me njeriu brilant i dikurshem.

A do ti bashkoheni ju ketij rendi te ri post-politik te qeverisjes globale? Ky eshte nje vendim i veshtire per te cilin do te kete pasoja brenda dhe jashte Shqiperise.

Qasja e ambasadorid Donald Lu eshte e njeanshme dhe e destinuar te deshtoje, per vete faktin se tentativa e reformimit te nje modeli tashme te kalbur eshte e njejte me ate te injorimit te qellimshem te alternativave me te mira ne treg.

Unë nuk jam i frikesuar te bej perpara. Ju duhet te perballeni me konkurrencen dhe ta pranoni qe sistemet e lindura jane te destinuara qe nje dite te zbehen, kalben dhe me pas te zhduken.

 Ju jeni ende ne kohe t’i bashkoheni modelit fitues; Oferta ime eshte e hapur dhe per kete mund te deshmojne te gjithe te personat e perfshire ne email”.

13 komente në “SKANDALI/ Si ka keqpërdorur një budalla kundër Shqipërisë, Kastriot Islami”

  1. niko says:

    Kaci do behet zv. kryeminister ne post-life.

  2. Shahisti says:

    Gjerat e medha keshtu fillojne gjithmone, ne fillim duken si qesharake po pastaj kur plasin, njerezia cuditen. Kush e mori seriozisht Hitlerin kur ai shkroi “Mein Kampf”? He mo, kush?

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Koqe Kandari..

  4. ed says:

    Kshu ndodh kur nuk ka gazetarë, por vetëm njerëz që bëjnë gjoja sikur punojnë për gazeta që bëjnë gjoja sikur i paguajnë.

  5. durrsaku says:

    hahah mire e ka, te pakten te dy keta qe thote Monforti si Ponari edhe Kaci jane te zgjuar e marrin vesh nga ekonomia

  6. klark says:

    nese do te ishte ponari me kacin ne krye te vendit sic thote ky gazetari do kishim rritjen ekonomike reale dhe jo sic pretendohet te jete. ata jane mjeshter te ekonomise e biznesit

  7. tropojani says:

    pikes i ka rene ?

  8. cajupi says:

    ja pra media jone qe boton budallalliqet e nje gomari si ky

  9. dhe says:

    ca idiotesish… vetem ponari qe nuk ma merr mendja ti futet politikes se ska per cfare ti duhet kur ka vite ne biznes

  10. Kristali says:

    A di shkrim e kendim gazetari?Ose shqip?

  11. djana says:

    ky monforti ishte i shkre komplet

  12. LULJETA KARAFILI says:

    Çfarë turpi kur shoh kush janë njerëzit që shoh në foto, po ky James Monfordi i tillë biçimi qenka, O Zot ruaji mend që i kanë mbetur Kastriot Islamit, se kështu si po shkojnë punët do tallen njerëzit me të rrugës si me Kizin e shkretë.

  13. AI says:

    Pse te besh Avni Ponarin Kryeminister ne vend te Edi Rames eshte budallallek? Kush eshte ai trap qe mendon se Rama eshte me i afte se Ponari, qe ka ndertuar gjithe ate kompani? I vetmi me tru ne ket mes eshte Ponari qe nuk eshte aq budalla sa ti futet politikes se qelbur te trapave qe po e cojne vendin per lesh. Popull idiot e palo gazetare qe doni vetem trapat, cinizmin, hajdutet, te paaftet, kokecepat, injorantet dhe super ekspertet e opinionit qe dine gjithcka e asgje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje