Enno me dy n: Banka Botërore lavdëroi projektet e Bashës, duke nisur nga “Rruga e Kombit”

20 Janar 2016, 11:11Politika TEMA

Partia Demokratike reagoi me anë të ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, duke thënë se në “Konferencën e Donatorëve që organizon kryebahskiaku Erion Veliaj, përfaqësuesi i Bankës Botërore lavdëroi projektet e Lulzim Bashës”.

“Rrugën e Kombit dhe Qendrën e Kontrollit të Trafikut të Tiranës, të dyja vepra të Lulzim Bashës. Po kështu, Terminali Multimodal, bulevardi i ri e deri tek 100 projekte të gatshme për rrugë, shkolla, kopshte, çerdhe dhe rikualifikime urbane, të cilat janë lënë gati nga Lulzim Basha”, nënvizon Bozdo.

“Veliaj nuk ka asnjë vizion dhe asnjë projekt. Për interesa klienteliste zhbëri dhe planin urban të qytetit. E vetmja punë e tij është rritja e çmimit të biletave dhe pazari me pronat publike, siç është Parku Rinia”, shton Bozdo.

1 komente në “Enno me dy n: Banka Botërore lavdëroi projektet e Bashës, duke nisur nga “Rruga e Kombit””

  1. Rrema says:

    Epo si tvje me dhi me kto rob klyshat e kurves qe e lan tironen npik t’hallit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje