FOTOT/ Ja kush është inspektori i SHISH, që akuzohet se iu dha informacione vrasësve të Fierit

22 Janar 2016, 16:15Politika TEMA
FOTOT/ Ja kush është inspektori i SHISH, që akuzohet se iu dha

Ky është Florian Bushi, inspektori i Shërbimit Informativ Shtetëror, që dyshohet se ka furnizuar me informacione sekrete grupin kriminal ku dyshohet se bënte pjesë Ilir Memushaj, tashmë i arrestuar si bashkpëunëtor në një vrasje.

Për këto dyshime, Gjykata e Krimeve të Rënda i caktoi inspektorit Bushi masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. .

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura nga gjyqtari i vetëm Dritan Hallunaj.

Në sallën e gjyqit, mësohet se i arrestuari Bushi nuk ka preferuar të flasë për akuzën e ngritur nga prokuroria “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Edhe në mometin e parë të arrestimit, mësohet se Bushi nuk ka preferuar të japë shpjegime se si kanë përfunduar në telefonin e Ilir Memushajt, kopje të përgjimeve parandaluese që kryente institucioni i SHISH-it, raporton ABC.

Ndërkohë, Eno Bushi, avokati mbrojtës, njëherazi vëllai i të arrestuarit, kërkoi lirimin nga qelia, me argumentin se prokruoria nuk provon faktin se është pikërisht vëllai i tij ai që i ka nisur fotot me transkiptimet e përgjimeve Memushajt.

Nga ana tjetër, prokurori Besnik Muçi kërkoi nga togat e zeza që inspektori Bushi të mbetet në qeli, për shkak të veprës së rëndë penale që dyshohet se ka konsumuar, si dhe dyshimet për prishjen e provave, nëse ai lirohet nga burgu.

Sipas prokurorisë, inspektori Bushi punon prej vitesh pranë Shërbimit Informativ Shtetëror, në sektorin e luftës kundër trafiqeve.

Gjatë kësaj kohe, prokuroria pretendon se SHISH, për llogari të hetimeve parandaluese të ngjarjeve kriminale, po përgjonte një grup nga Fieri të dyshuar për trafik droge.

Në mesin e të përgjuarve ishte edhe Denis Kasa, që mbeti i vrarë në atentatin e mbrëmjes së 8 janarit në fshatin Mbrostar, në rrugën Fier-Vlorë.

Të gjitha lëvizjet e tij dhe komunikimet që kryente në telefon, inspektori Bushi i dispononte dhe dyshohet se me anë të fotografive, ia ka dërguar shtetasitr Ilir Memushaj, që dyshohet se bënë pjesë te nje grup tjetër kriminal, rival i viktimës Kasa.

Në këto përgjime, sipas akuzës, që i janë gjetur Ilir Memushajt në telefon, inspektori i tregonte për makinat që Denis Kasa përdorte për lëvizje dhe biseda të tjera që ai kryente.

Sipas akuzës, në momentin e arrestimit të Memushaj, në telefonin e tij personal janë gjetur këto foto, që më pas nga verifikimi në zyrat qendrore të SHISH rezultonin se ishin përpunuar dhe zbardhur në kompjuterin e inspektorit Florian Bushi, i cili ka pranuar njohjen me Ilir Memushajn, tashmë i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur në zonën e Fierit, ku u ekzekutua Denis Kasa dhe u plagosen dy shokët e tij.

17 komente në “FOTOT/ Ja kush është inspektori i SHISH, që akuzohet se iu dha informacione vrasësve të Fierit”

  1. sonar212 says:

    Ti qe shkarravit keto bicim artikujsh as shqip nuk je ne gjendje te shkruajsh sakte e jo me te na bejsh gazetarin. Kur thua “iu dha” do te thote qe atij, pra inspektorit, i dhane informacione. Atij i (jepen),…. ato u (dhane),…. qe se bashku ben “atij iu dhane”.
    Ne rastin konkret, ngaqe eshte ai personi qe dha informata, sintaksa korrekte do ishte “inspektori qe akuzohet se U dha informacione…..”. Ver re se u-ne e kam bere me germe kapitale qellimisht per t’u dalluar.
    Ai u dha atyre,…. jo ai qe “iu” dha!!! Kjo e dyta s’ka kuptim. Para se te na bejsh kompetentin ne gazetari te pakten meso shqip o analfabet!

    1. Prof. Gjuhes says:

      Nuk shkruhet “bejsh” zemra, shkruhet “bësh”.

    2. emigranti says:

      bravo te qofte se kan marre gazetar qe nuk din fare shqip.

  2. Bobi_Durres says:

    Ky eshte vec njeri prej agjentave te Shikut qe shet informacion. Une i njohe mire se i kam bo vete ca pune dikur. Njoshi ishte Ed Dakja i duti vinte Eugeni korcari dhe ky. keta jane te gjithe si skuader qe kan bo ket pune, e kan ber te cunat e Durrsit,Vlores,Fierit ,Gjirokastres , Tepelenes. merrshin zhukat me euro dhe prezantoheshin me emra te tjer agjentash te shikut

  3. tfgs1 says:

    sunite apo shiite te pabese,varu kkkkkkkkkkkk……….

    1. Loni says:

      Kjo po qe eshte interesante! Nje grekofil qe flet per pabesi.

      1. Lleshi says:

        Jo grekofil por bytheqire sepse grek ate kuptim ka

    2. Taqi says:

      Motren tfgg ku ta kesh.

  4. stili says:

    Duhet një dekoratë nga president Jari për Vesho Ajazin,për merita të shquara në fushën e zbulimit të palaçollëqeve.Kjo ishte pasoja që u mbajt ky bylysh në krye të Shish,e sa të tjera do të dëgjojmë ,më pas ,,,,,! I përzgjedhur I vetëm e I kërkuar me çakmak deri në Kanada,,,,,,,,!A ka më turp paguan shteti varrmihësit e vetë,,,,,,,,,!

  5. Arben says:

    TE GJITHE PUNONJESIT E SHISH, ME KETE PUNE MERREN, SHESIN PERGJIMET PER PARA.

  6. asd says:

    Keta qe shesin informacione jane tradhetare. E mjera Shqiperi. E kane tradhetuar te gjithe punonjesit e administrates se vet. Politikane, ministra, deputete, gjyqtare, zyrtare, prokurore, taksidare, police … Keta jane keqberesit. Ne populli taksapagues ( cfare paradoksi ) u paguajme rrogat. Kjo eshte njelloj sikur te investosh kancerin tend.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shpesh here vihen re,korigjime “hartimesh”,por keto jane dytesore !

  8. sami says:

    tfgs1
    Shikoj se komrnton shpesh me nje fjalor te banal,Une jetoj ne Greqi , me emrin e vene nga babaj pra emri SAMI ,i vertet ,keshtu me njohin edhe greket,Ta thash kete sepse ju minoritaret grek beheni me grek nga greket [natyrisht jo te gjithe] dhe harroni buken qe keni ngeren bashke me shqipetaret,
    Nuk dua te zgjatem shume por nuk e di a e degjova rastin e vrasjes se nje 23 vjecari ne Kozan nga nena e tij dhe njerku dhe a mund ti besh nje koment,

  9. miri shkodra says:

    Leri greket Loni se ka te drejte tfgs. Kudo ku ka pabesi , ka sunite e shite.

  10. edi las vegas says:

    keto kerma te pas 90 gjoja spiuna jan vetem kriminel dhe fashiste qe duhen denuar me vrasje pasi jan vra rob prej punes se tyre po atje ska shtet dhe keto bajne keto pune duke bere vila me paret qe marrin me gjakun e tjetrti

  11. Gazi Deti says:

    Po lirojeni se nuk ka gje pastaj e kemi tonin spiun., U be qamet ise i ka dhene kriminelit te dhenat se si te vrase kundershtarin.Njesoj si gjithe shefat e vet ka vepru.

  12. vlonjati says:

    sunit apo shihit nje mut jane , sinonime arabe qe qelbin gjuhen shqipe ashtu siç gjelben ne bulevard me bythet larte si Shpetim Idrizi qe mohon racen dhe fene e te pareve çam. Kjo eshte pabesi , pabesi ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje