5G: Fuqia e pabesueshme e internetit të së ardhmes

25 Janar 2016, 16:19Hi-Tech TEMA

Pas dhjetë viteve do të ulemi dhe të mendojmë se sa shumë kemi pritur për ta shkarkuar një film apo sa kemi pritur të na hapej një ueb faqe e caktuar. Një ekip i shkencëtarëve ka zhvilluar një teknologji të re të rrjetave pa tela e cila teknologji është 65.000 herë më e shpejtë se sa teknologjia 4G.

Përmes kësaj teknologjie arrihet një shpejtësi e jashtëzakonshme prej 1 terabit (125 gigabajt) për sekondë, shpejtësi me të cilën do të shkarkoheshin 30 filma brenda një sekonde.

Teknologjia 5G u zhvillua nga Qendra e Inovacionit në Universitetin Surrey. Edhe pse shpejtësi të tilla të mëdha janë arritur më parë përmes kabllove me fije optike, kjo është hera e parë që arrihet një shpejtësi e tillë në rrjetat pa tela. Shpejtësia më e madhe që ishte arritur më parë në rrjetat pa tela ishte 7.5 gigabit (940 megabajt) për sekondë nga Samsung në tetor të vitit të kaluar.

Ekipi i shkencëtarëve dëshiron që të filloj testimin e teknologjisë 5G në publik diku në vitin 2018, ndërsa parashohin që teknologjia të jetë tërësisht funksionale dhe e gatshme për banorët e Britanisë së Madhe në vitin 2020.

2 komente në “5G: Fuqia e pabesueshme e internetit të së ardhmes”

  1. aqifi says:

    Korea e jugut ka 1 vit qe e aplikon teknologjine 5G.

  2. ganiu says:

    O shqipe çpo heq ti!? Po torturohesh nga injoranca.
    Tashti nuk do të kemi më rrjet\rrjete, por thjesht rrjeta.
    Përfytyroni se si do të funksionojë transmetimi ishte valëve të internetit ajror pas këtij 5G.
    Jo më me rrjeta.
    Vetëm me çanta. Nuk do të përdorin më rrjetat. Sepse nga shpejtësia e madhe ka mundësi të rrjedhë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje