“Është e panevojshme të armatosemi, pasi Serbia kurrë më nuk do të luftojë, por do të negociojmë vazhdimisht”.
Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, duke potencuar se, në rastin e Kosovës, pikë kyçe është që Beogradi të nxjerrë nga Bashkimi Evropian atë që duhet ta pranojë.
Duke folur për televizionin serb “Pink”, ai ka thënë se Serbia nuk do të armatoset, por ka paralajmëruar se Zagrebi pas zgjedhjeve po tregon koalicion patriotik, transmeton Koha.net.
“Kroacia megjithatë nuk mund të kthehet në të kaluarën dhe është e pamundur që të sillet si NDH-ja (Shteti i Pavarur i Kroacisë) e dikurshme”, ka thënë Nikolic.
“E drejta jonë, gjithashtu, është që të kemi lidhje speciale me Republikën Serbe, dhe të njëjtin raport e kam edhe ndaj Kosovës e Metohisë”, ka sqaruar Nikolic, dhe ka bërë me dije se Asociacioni i Komunave serbe është një prej propozimeve të tij të para për Kosovën.
Genjne ky qen mor –Ky mendjen e ka tek lufta, vetem pret rastin oportun dhe menejehre ky do godase ne Kosove