Drejtori i gazetës “Cumhuriyet”, Can Dundar dhe kryeredaktori Erdem Gul mund të dënohen me burgim të përjetshëm.
Prokuroria e Stambollit ka kërkuar masën ekstreme ndaj gazetarëve opozitarë.
Këta dy gazetarë sipas prokurorisë akuzohen për “spiunazh” dhe “propagandë terroriste” në kuadër të një hetimi lidhur me një kalim të dyshuar armësh nga Turqia drejt Sirisë.
Burgim të përjetshëm? Nuk është ndonjë gjë e madhe. Erdogani është më i mirë se sulltani. Nuk ju pret kokat.
Dhe ky është një lloj krahasimi për mirë. Kuptohet allaturka.
Po të bëhej allafrënga, gazetarët do të kishin fituar çmimin Pulizer.