Një adoleshente daneze që denoncoi një ngacmim seksual mund të përballet me një gjobë.
Ngjarja ka ndodhur në Danimarkë dhe ka tërhequr shumë vëmendjen.
17-vjeçarja ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht reth orës 10 të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Sonderborg, por policia mund ta gjobisë pasi ka përdorur spraj kundër agresorit.
Ajo thotë se një mashkull anglishtfolëss trokiti në derën e shtëpisë së saj dhe tentoi ta përdhunonte, por ajo arriti të mbrohej duke përdorur sprajin me piper.
Ngjarja ka hapur debate të shumta dhe irritim te qytetarët.