PS dhe LSI përplasen për Adriatik Llallën?

29 Janar 2016, 19:50Politika TEMA

Byroja Kombëtare e Hetimit është kthyer sërish në qendër të debateve poltike në vend. E propozuar nga Partia Socialiste në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013, ajo kishte hasur kundërshtinë e Partisë Demokratike për më shumë se dy vjet rresht.

Ndaj, Lulzim Basha habiti opinionin publik pak ditë më parë kur deklaroi se Partia Demokratike jo vetëm që kishte rënë dakord për ligjin me ndermjetësimin e palës amerikane, por tani i bënte thirrje Partisë Socialiste të mos e vononte më miratimin e tij.

“Sot ka ardhur momenti që të ndaj me qytetarët shqiptarë që Partia Demokratike ra dakord me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë me mandat të qartë, të përcaktuar mirë dhe të domosdoshëm për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë, hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Kemi tre muaj që kemi dhënë dakordësinë tonë. Ky zotëri që çiret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, pse nuk e jep dakordësinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë, derisa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA-në, në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Basha pak ditë më parë.

Partia Socialiste, përmes ministrit të linjës reagoi të enjten në Kuvend se ishte për miratimin e këtij ligji: “Edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, që është një propozim i kryeministrit dhe i qeverisë, do të shtojë mundësinë tonë për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta. Kjo është ende në koalidimet finale dhe ndjek një proces të tërë. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se zgjatja e kohës, që është mëse e arsyeshme për shkak të procesit, do ta dëmtojë produktin”, tha Tahiri.

Por Tahiri nuk iu përgjigj pyetjes së Bashës se çfarë po pengonte qeverinë për miratimin e këtij ligji, për të cilin kishte folur prej vitesh. Pyetjes së Bashës, ama iu përgjigj Berisha po në Kuvend. “Thotë ‘s’ma pranon Ylli Manjani’”, tha Berisha.

Ndërkohë, Top Channel pyeti Ambasadën e Shteteve të Bashkuara nëse kishte patur një ndërmjetësim amerikan për një draft konkret, siç thotë Partia Demokratike. Përgjigjia nuk lë shumë shteg për dilema:

“Byroja e Hetimit dhe reforma në drejtësi janë përparësi të nevojshme. Ne jemi gati ta ndihmojmë Shqipërinë për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit, ngritja e të cilës bazohet në modelin e FBI-së amerikane. Byroja do të përforconte kapacitetet e Shqipërisë për të hetuar korrupsionin dhe të gjitha partitë janë shprehur pro krijimit të saj. Është koha që kjo mbështetje të kthehet në veprim konkret”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e Ambasadës së SHBA e vlerëson krijimin e këtij institucioni si mjet kryesor në luftën kundër korrupsionit. Ajo që deklarata nuk përmend është në fakt insinuata e Berishës për një përplasje mes PS dhe LSI për këtë çështje. Të enjten Spartak Braho i LSI tha për Top Channel se partia e tij ishte pro krijimit, por jo për ndryshim kushtetues, por me një ligj të thjeshtë.

“BKH nuk ka nevojë për ndryshimet kushtetuese. Mund të bëhet një ligj i posaçëm, mbi të cilin ajo duhet të funksionojë, si strukturë pranë Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme”, tha Braho.

Burime konfidenciale i thanë Top Channel se mes PS dhe LSI kontradikta lidhet sërish me një emër: Adriatik Llallën dhe rolin e prokurorit të përgjithshëm. Ky i fundit në një prononcim nga Kroacia pak ditë më parë dukshëm ishte afër pozicionit të Brahos.

“Në Shqipëri mjafton që Prokuroria për Krime të Rënda t’i atashohet një forcë policore ashtu siç ajo publikisht mund të quhet Byroja Kombëtare e Hetimit dhe besoj se suksesi do të jetë i prekshëm”, tha Lalla.

Tashmë, presioni është mbi qeverinë dhe maxhorancën e majtë. Së pari mbi kryeministrin Rama, i cili ka qenë i pari që e ka propozuar këtë. Më pas sigurisht edhe mbi partnerin e tij politik, Meta, pozicioni i të cilit mesa duket përbën pengesën e fundit në miratimin e këtij institucioni të ri ligjzbatues në luftën kundër korrupsionit./ TCH

6 komente në “PS dhe LSI përplasen për Adriatik Llallën?”

  1. Tr says:

    Shpredojme qe Amerika te qendroj fort ketyre dy kerkesave te domosdoshme dhe padyshim qe te gjithe politikanet hajdute do ta gjejne venfin e tyre ,duke filluar nga Berisha dhe deri tek Rama. . Te gjithe jane te perlyer .

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Po mire mo kush e paditi propozimin e ligjeve per BKH-ne ne Gjykaten Kushtetuese qe kjo Gjykate e rrezoi ?!?! Opozite e felliqur.. Te bashkengjisesh kete institucjon me te te Krimeve te Renda ose me Prokurorine e Pergjithshme do korruptohet ne kohe rekord.. Floriri dhe Fosili duan ta bejne si nje bisht tjeter te institucjoneve ku ata I fusin administratoret ne xhept.. Po s’pati autoritetin dhe pamvaresine e saj, bjeri defit..

  3. Sokrati says:

    Perderisa hyn ne mese Amerika eshte mire qe bkh te ngrihet sa me shpejte qe te shpetoi dhe populi nga keta.

  4. TJ says:

    Po dihet qe Berisha dhe Meta jane trembur keq! Jane te paret qe duhet te shkojne per lesh!

  5. Gezim says:

    Nje debat naiv , as kush nuk i referohet Kushtetutes e cila i jep te drejte ne kete vetem Prokurorise. Diskutimi do merrte vlere nese ; nje grup parlamentare apo nje grup deputetesh paraqet nismen konkrete per ndryshimin e kushtetutes pikerishte per dhenjen e mundesise te krijimit te nje institucioni tjeter qe paralel me prokurorine apo si mendojne mund te zhvilloje hemtie te pamvarura. Kush e pengon opoziten te marre kete inisiative ligjore ne Parlament e jo ne konferenca per shtyp !? te shikojme konkretishte kush eshte kundra, ndryshe si cdo gje nga opozita mbetet ne kuader te demagoxhise.

  6. Peti says:

    Edi rama I tha bbc-se kur fitoi zgjedhjet se ai besonte se ishte sistemi qe korruptonte njerezit dhe jo e anasjellta.

    Por une pyes “veten” nga do dalin anetaret e BKS-se??
    Apo do vetimplementohet ideja e rames ku, te korruptuarit e sistemit te tanishem do ndryshojne mendje duke u bere anetare te sistemit te neserm dhe do thone: ”shyqyr zotit qe u vendos ky sistem I ri se ai I vjetri na kishte korruptuar fare e nuk po na linte ti fusnim shoket dhe miqte ne burg ashtu si e do ligji??
    Edhe guvernatoret e bankes se shqiperise do thone desh zoti dhe iku ai sistem I kalbur se desh e beme edhe ne si Fullhani??

    Ne shqiperi nuk eshte problemi se cfare do behet me ligjet por cfare do behet me maliqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje