Drejtuesi i emisionit “Shih Programin” në Televizionin Publik, Enkel Demi, ka shprehur zhgënjimin e tij me drejtuesit e RTSH-së.
Kjo, duke qenë se ata i kanë hequr të gjithë gazetarët dhe një pjesë të mirë të stafit.
Ai thotë se RTSH po e rrënon vetë veten, duke i detyruar njerëzit që të mos e shohin.
“Shih Programin kësaj here njohu një tjetër zhvillim që nuk kishte si të mungonte në atdheun tonë.
Në gjithë historinë e tij ky talk shoë i është nënshtruar shkurtimeve shembullore të buxheteve financiare. Që ky program të dalë në televizor i nënshtrohet dy herë në vit gjykimit të një bordi, i cili dhe kësaj here eci me parimin e gomarit të Nastradinit. Shqiptari i gazmoreve u mërzit shumë kur i vdiq veshgjati, sepse e kishte mësuar të punonte pa i dhënë fare për të ngrënë, ndërsa ja shkurtonte racionet e kashtës çdo ditë e më shumë.
Meqë janë të parët që kanë një opinion të gatshëm përse nuk ndiqet RTSH Radio Televizioni Shqiptar, janë po kaq të zotë sa mendojnë që RTSH-ja do pjellë vezën e artë pa e kuar asfare me para.
Shih Programin, i cili mua më rezulton interesant (ose më gënjejnë gjithë ato opinione, letra, email-e, mesazhe që më vijnë) tash duhet të punojë me pothuaj asnjë gazetar, pa redaksi, pa organizator, pa personazhe, pa bandë muzikore dhe me një drejtues e skenarist që paguhej pak, tani paguhet shumë më pak. Pra, falë bordit duhet bërë miell veç me ujë dhe gishta.
Megjithatë, do të mundohem që programi të bëhet për respekt të atyre që më ndjekin dhe mendojnë se ia vlen ta vazhdoj këtë histori. Për bordin dhe sipër tij Këshillin Drejtues do të dëshiroja të thoja që kopracët nuk janë gjeneratorë suksesi. Pa investuar, pa krijuar kushte pune, pa mëkuar programet edhe shefi, Edi Rama nuk do e shohë TVSH-në dhe do ankohet se ndjehet i zhgënjyer dhe do hedhë sytë sa tek Klani, sa tek Top-i. Sipas meje duke punuar kështu si bordi, ashtu dhe Këshilli Drejtues kontribuojnë që të rrënohet publiku dhe të vazhdojë rrena e audiencës së privatit.
Megjithatë, edhe sot në odën time të mbrëmjes ka të ftuar:
Pranvera Metolli, artistja që me make up realizon efektet speciale në trupin e njeriut.
Fatmir Koçi, regjizori atipik në një rrëfim tejet të veçantë për kinemanë,
Abaz Hado, piktori që ju shpjegon artin figurative”, shprehet ai.
O Enkel, po t’i kane hequr gazetaret, gabim kane bere, por emisioni yt nuk ja vlen shume. Flet ne te sikur je ne kafene.
Gjithe shqiptaret te thajne piten per te folur ne kafene vete dhe s’kane nevoje per ty.
E keqja eshte se te gjithe kur bejne nje emision, kujtojne se jane me te miret. Keshtu thoshte edhe ajo drejtoresha jote pa pike lezeti qe bente nje emision fare pa leng.
Pastaj mos e monopolizo ekranin. Se ta shpifni fare ti dhe ai juristi kur beni si specialista futbolli. Juristi po te ishte i zoti, merrej me zanatin e tij, se ne RTSH juristat me te mbaruar vijne. Hane ndonje kothere dhe shkojne ne shtepi te rrisin kalamajte. Kurse ti vella, merru me emisionin tend dhe jepi ca ritem se s’te shohim dot me shume se 5 minuta se na ze gjumi. Edhe skenografine e ke shume fshatareske. U tregova ndoshta shume i hidhet, por ti sidoqofte, midis qorrave te atyshem, te pakten e ke nje sy !
Por s’eshte faji yt qe RTSH ka probleme. S’do habitesha fare po te shihja Becin apo Martinin ti bejne shoqeri Kseres ne burg ne te ardhmen.
me vjen keq, enkeli ka program sh .te realizuar.
Televizionin shqiptar, mund ta shoh, vetem kur jep ndonji ndeshje futbolli, jo kur asht “Rubrika Sportive” qe e drejton nji analfabete per futbollin. Po, ka kene nji bionde ma perpara, megjithse jo Miss, si kjo, po njihte dialogun qe duhet zhvilluar. Me nji fjale TVSH=TVkoti. Kishte emisione si ai i Mira Oktroves qe kishe cfare te ndigjoje. Ne Tv. shqiptar ka te paafte si nga kultura ashtu edhe emisionet pa interese.
(Nuk e publikoni kete “KOMENT”, po kot po vras kohen). Falmeshndet Kini Buba! E hangert “buba” TVSH-ne!
Duket sa emision i mire eshte qe kur fton Abaz Hadon. Hado fuksionar i PDIU eshte ftuat ne studio sepse Kel Demi si cam qe eshte promovon njerezit e PDIU. Aq me teper qe tani Mesila Doda eshte bere de fakto anetare e PDIU…
Programi juaj shifet me kenaqesi nga shume qe i njohi une ,por edhe ne diaspore.Heqja e ketij programi do jete humbje e madhe per TVSH.Megjithate suksese dhe shpresoj se do ja dalish.
ZHGENJEHET COMI ENKEL
tvsh ka mor fund pse se mbyllin dhe ju parazit t ikni ose te kaloj privat se e mbajme ne me leket tona te majmeni ju derra.
Prsh.Keli ! Mendoj se je gazetar qe e han kudo “nje cope buke”. Merr mikrofonin ne dore shoku dhe dil ne teren,ose zgjidh nje ekran,bej nje emision dhe menaxhoje vete,”s’ka me ha muco,pi muco” u mbyll BBC para ca kohesh dhe jo me TVSH.Keli ndrysho koncept miku im ne nje TV sot duhet te fusesh para qe te marresh para,dhe kto para vijne nga reklamat e biznesit ne emisionin tend nga audienca qe ke fituar,hajde beje Keli.TVSH eshte nje shushunje qe ushqehet me taksat dhe 1000 lekshat e fshatareve te varfer dhe te pa puneve te shqiperise tende te dashur,jeni bere me keq se ato mjeket qe i zgjsin doren nje te semuri me kancer,ue nuk e pranoj kete per disa qe njoh ne TVSH,si ty,Alfonsin,Kleartin ndaj them “ju e hani kudo nje cope buke”.
E kam pare ralle here .