Meta nga Gjirokastra: Klima politike konfliktuale nuk i shërben vendit

30 Janar 2016, 15:11Politika TEMA

Klima politike konfliktuale e mosbesuese nuk i shërben vendit, është shprehur kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e partisë në Gjirokastër.

Ai tha se forcimi i LSI-së, është një kontribut për stabilitetin politik në vend. “Me këtë frymë bashkëpunimi e këtë organizim do kemi rezultate më të mira në të ardhmen. LSI fuqinë e saj e ka te njerëzit, duke u lidhur gjithnjë e më shumë me ta”, tha Meta.

LSI është një forcë që punon për konsensus dhe bashkëpunim, dhe Meta, duke u shprehur se realizimi i reformave i shërben qytetarëve./TCh

2 komente në “Meta nga Gjirokastra: Klima politike konfliktuale nuk i shërben vendit”

  1. lola says:

    Fryma konfliktuale nuk duhet te jete pjese e politikes, por vetem qendrimi besa-bes per te mos treguar korrupsionin e njeri-tjeterit, ky eshte ne fakt nje mesazh per kete situate.

  2. qyetari B says:

    Po patet konsensus per çdo gje ne parlament pse duhet te kemi 100 parti, me mire nje dhe e ka konsensusin brenda. Kursejme dhe leket e bisnesmeneve per te bere ndonje pune tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje