Komandantët e IS në Libi janë duke jetuar mes frikës për shkak të një snajperi të padështueshëm që ka eleminuar tre komandantë të lartë të organizatës terroristë në vetëm dhjetë ditë.
Xhihadistët e kanë përkufizuar si “gjahtari” dhe bëmat e tij kanë marrë dhenë.
Shënjestra e parë e “gjahtarit” ishte Hamad Abdel Hady, qytetar sudanez që u eleminua me një goditje të vetme në 13 janar.
Ai ishte gjyqtar i lartë i sharias.
Një njeri i dhunshëm dhe i pamëshirshëm.
U vra teksa dilte nga një spital.
Shënjestra e dytë ishte Abu Mohammed Dernavi.
U ekzekutua në banesën e tij me një plumb tyë vetëm.
Shënjestra e fundit ishte Abduallah Hamad Al Ansari, i ekzekutuar me një plumb të vetëm teksa dilte nga një xhami në 23 janar.
Momentalisht për “gjahtarin” nuk dihet asgjë, as prejardhja as identiteti i tij.
Aftësitë e tij tejet profesionale bën të mendosh se është një ushtarak i stërvitur mirë.
Madje u përfol se ishte Tim Kennedy, një nga trupat speciale amerikane, por ai u përgjigjse ishte në Teksas duke pirë një birrë.
Megjithatë ekspertë ushtarakë mendojnë se snajperisti duhet të jetë stërvitur nga amerikanët të cilët duan të mbajnë sekret identitetin e tij./a.l
Nuk e kuptoj pse vrasin vetem komandantet?
sepse ne vendet qe jane ende ne mesjete kur vritet i pari ushtria shperndahet.te hiqen Saliu dhe Likja e shikoni dhe ketu.Veçse ketu populli nuk ngrihet po nuk qe prapa dikush….
Snajperi nuk eshte as Amerikan as Turk. Ata merren me furnizimin e ISIS-ave, te thuash per ndonje Rus hajde de, ata kane 6 muaj qe po i shkerdhejne ne c’do vrime te Sirise.
Hajde me dore te lehte shoku.
te lumt gishti, sa me shume komandant me plum ballit!