Ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, i cili ka mbajtur derën e ministrit të Punës dhe Çështjes Sociale nga viti 2009 deri në shtator 2013 dhe shtatë persona të tjerë të stafit të tij akuzohen për vjedhjen e 309 milionë lekëve të vjetra në total.
Bëhet fjalë për tri aktivitete për romet, të verbrit dhe shtresat në nevojë aktivitete për të cilat janë dhënë paratë por që në dosjet e gjetura në ministri ka rezultuar se i gjithë dokumentacioni i mbajtur ka qenë fiktiv dhe aktivitetet në fjalë nuk janë kryer realisht.
Hetimi është kryer nga prokurori, Ndini Tavani i TaskForcës së Prokurorisë së Tiranës. Tavani rezulton dhe kryetar i “Unionit të Prokurorëve të Shqipërisë”.
Dosja në fjale ka disa muaj në hetim dhe e ka origjinën në hetime të mëparshme të prokurorisë për ministrinë e drejtuar nga Ksera, raporton Panorama.
Prokurori Tavani u transferua në vitin 2012 nga Prokuroria e Vlorës në atë të Tiranës me firmë të kryeprokurores Ina Rama si pjesë e TaskForcës antikorrupsion.
Tavani ka hetuar dhe dosjen e fshirjes së pamjeve filmike të 21 Janarit në Kryeministri.
Gjithashtu ai ka hetuar dhe dosjen e arrestimit të shefit të Krimeve të Rënda, Fatos Goxhaj si dhe ishGuvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për disa tenderë.
Ngaqe eshte ky shum i zoti bashke me ate Trocin, fullani doli i pafajshem per 7 milion dollare, ne shkalle te pare ne APel dhe ne gj. e larte. Jo mo jo se talleni kur i thoni “i forti” hahahahahahaha
O Ndini Tavani, pse nuk arreston ish zyrtaret e ministrise se financave, dosjet e tyre i ke perpara. Mos ta kane paguar haracin?
Bravo
Uroj te kete dhe te tjera arrestime ne vazhdim.
Bemat e ketij “trimi” jane parathenie per pafajesine e paralajmeruar te Ministrit.
Nje prokuror quhet i forte kur e “qep apo kopsit” kaq mire dosjen qe asnje gjykates mos te jet i zoti ta “çkopsit”.
Zotnia nuk e ka bere kete detyre te tij per ngjarjet e 21 janarit, Fullanit etj. !?..
Ku eshte “fortesia” e zotnise ?…