Policia e Riminit në Itali ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptarë pasi u gjetën me lëndë narkotike.
Atyre u janë gjetur 2 kg marijuanë, 3,4 kg kokainë dhe 10,5 kg hashash.
Gjithashtu u janë gjetur 104 mijë euro, një revolver kalibër 38.
Sipas policisë, sasia e drogës u gjet në automjetin e njërit prej vëllezërve, me të cilën bëhej edhe shpërndarja e drogës, ndihmuar edhe nga një motor që përdorej gjithashtu për lëvizje.
Arrestimi i tyre u bë në flagrancë. Policia kapi vëllanë e vogël, fill pasi kishte dorëzuar një sasi droge. Ai bëri rezistencë ndaj policisë, duke qëlluar me shkelma e grushte dhe duke lënduar efektivët e policisë. Ndërkohë policia arrestoi edhe vëllane e madh, i cili la makinën sapo diktoi që policia po e ndiqte dhe tentoi të ikte me shpejtësi në këmbë
Tu jepet denim i pameshirshem,me burg te rende.Shqipetare maskara.Jo vetem qe bene krim por godet dhe efektivin e policise.
Cfare behet keshtu me keta shqiptare, pse nuk rrojne dhe punojne me djersen e ballit, por e kane rrugen me te lehte droge dhe vetem droge. nuk e dine qe nje dite do ti humbin te gjitha dhe jeta u shkon per lesh.