Ngritja dhe rënia e Spiro Kserës

30 Janar 2016, 15:41Politika TEMA

Ministria e Çështjeve Sociale nuk ka qënë asnjëherë në qendër të vëmendjes mediatike dhe politike, derisa atje u caktua Erion Veliaj. Ajo diskutohej vetëm kur koalicionet ndanin postet ministrore.

Dhe që pas zgjedhjeve të vitit 2001 deri në 2013-ën, kjo ministri është drejtuar nga aleatët përkatës të socialistëve, socialdemokratët, dhe nga aleatët e demokratëve, PBDNJ-ja. Spiro Ksera, e mbajti këtë post për 4 vjet, gjatë qeverisjes së mandatit të dytë të Partisë Demokratike, edhe pse ai nuk përfaqësonte me PBDNJ-në.

Përpara zgjedhjeve të 2009-ës, PBDNJ-ja u largua nga koalicioni me kryeministrin Berisha. Vangjel Dule iu bashkua opozitës së Edi Ramës, por nuk mundi të tërheqë me vete as kryetarin e OMONIA-s së degës së Gjirokastrës, Spiro Ksera, një nga njerëzit më me ndikim në minoritetin grek në qarkun e Gjirokastrës, dhe as mandatin e deputetit që ai e fitoi në 2009, këtë radhë për llogari të PD.

Influencën politike mes minoritarëve Spiro Ksera e kishte rritur gjatë kohës kur për shkak të marrëveshjes bashkëqeverisëse mes Partise Demokratike dhe PBDNJ-së, ai u caktua Prefekt i Gjirokastrës. Një detyrë që e ushtroi për 4 vjet, deri në zgjedhjet e vitit 2009. Kur Spiro Ksera refuzoi të largohej nga koalicioni me Partinë Demokratike, ai u bë pjesë e listës së deputetëve të forcës që kërkonte një mandat të dytë qeverisës dhe e fitoi atë, duke i siguruar Partisë Demokratike 3 nga 5 mandatet e Qarkut të Gjirokastrës.

Një arsye përse Spiro Ksera, që tani përfaqësonte vetëm një deputet minoritar, mori postin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Në vitin 2013, Spiro Ksera ishte sërish në listën e kandidatëve për deputetë, por disfata e demokratëve ishte e rëndë. Spiro Ksera nuk u zgjodh deputet, u tërhoq nga jeta aktive politike dhe për të nuk u dëgjua më…deri mbrëmjen e së premtes, kur iu vunë prangat me akuzën e korrupsionit.

Një akt që është pasuar me heshtjen e Partisë Demokratike, me të cilën ndau 8 vjet pushtet në postet më të larta qeverisëse. Heshtje që përkon gjithashtu, me afrimin në Partinë Demokratike, të armikut të tij më të madh politik, Vangjel Dules./ TCH

2 komente në “Ngritja dhe rënia e Spiro Kserës”

  1. abc says:

    Terrorizimi qeveritar ndaj elementeve te Minoritetite Etnik Grek vahdon. Mos kalo per bageti gjithe popullin Shqipetar, te kujtoj qe korupsioni ne Shqiperi “filloj te zbardhet” vahdon apo mbaroj se Zbardhuri. As ka filluar as ka mbaruar …. por vazhdon akoma dhe me shume me menyra me Djallezore.
    A e besoni o Popull “mesjetar” qe nje deputet Minoritar i “terorizuar” qe diten e pare nga fakti qe ishte “Grek” mund te vidhte … n.q.s. e besoni Hallall mashtrimin qe ju ben c’do qeveri ne pushtet per 25 vjet.

  2. Edi says:

    Prandaj vodhi me pak se te tjeret,paste kemben e mbare e terheq edhe te tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje