PD: Emërimet kriminale vazhdojnë, Tahiri cakton njeriun e tij në krye të doganave

31 Janar 2016, 12:55Politika TEMA

Partia Demokratike, me anë të një deklarate të kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj, thekson se “Besmir Qebini, i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës”, është emëruar zv/drejtor i Përgjithshëm i Doganave shqiptare para disa javësh.

“Emërimet e personave me lidhje kriminale në poste kyçe vazhdojnë. Kapja e shtetit, kapja e institucioneve përmes këtyre emërimeve kriminale po shtrihet çdo ditë në Polici, Tatime, Dogana dhe kudo ku merren vendime të rëndësishme. Një nga sejmenët e çiftit Tahiri-Shullazi, me lidhje të forta me këtë klan kriminal në aksin Tiranë-Durrës, është caktuar para disa javësh zv/drejtor i Përgjithshëm i Doganave shqiptare, në krye të anti-kontrabandës dhe hetimit doganor. Pikërisht Besmir Qebini, i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës. Prej disa javësh ky person, dhe përmes tij krimi, ka në dorë jo vetëm kontrabandën por edhe anti-kontrabandën dhe hetimin doganor. Shkurt, krimi ka çdo lehtësi për aktivitetet e veta të paligjshme, për trafikun e drogës dhe të armëve”, shprehet Alibeaj.

“Duke caktuar si zv/drejtor të Përgjithshëm të Doganave, këtë lidhje të fortë të ciftit Tahiri-Shullazi dhe bandës që kontrollon Tiranën dhe Durrësin, krimi ka siguruar përfundimisht traun e doganës për aktivitetet e veta. Nuk është rastësi që para disa ditësh u raportua se Emiliano Shullazi u fut nga PKK Durrës me një mjet të blinduar, i cili as nuk u ndalua dhe as nuk u kontrollua në doganë. Ky inkriminim i strukturave shtetërore nga Edi Rama ka sjellë fuziqimin e bandave dhe trafikantëve dhe dobësimin e shtetit”, shtoi Alibeaj.

7 komente në “PD: Emërimet kriminale vazhdojnë, Tahiri cakton njeriun e tij në krye të doganave”

  1. e verteta says:

    Bravo, po te ankohet Banda e Hajdareve, kjo nuk eshte po dhe aq jo e cuditshme.

    ska cthemi ne vetem te lehim…hajdutet po ecin perpara po bejne kerdi dhe ket vend e ka marre lumi..
    rilindja e vdekjes po na ndjek ne cdo hap…..

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Po pse ke do vene njeriun tuaj
    Ne votojme per ju goca paskal milos e neritan ceka me te birin shkojne neper ambasada tona
    Femijet tane s’ gjejne Pune ne administrate shyqyr qe eshte privati
    Elektorati juaj ju ka duruar boll,qeveriste me LSI gjysmen e qeverise ajo
    Punesoi njerezit e vet,morì 16 deputete
    Po vazhduat me kete mendje sic thone bathet Jane larg pashket.

  3. londi says:

    Si nuk ju vjen turp si ti komentus k…, qe pllet si ky byth..q.., qe ne gojen e vet prej hale e ka mbush vetem shpifje, po ta donte njeri ket klysh kurve do e kishin votu ne fier po del per dit dhe mba e genje, me ke tallet ky pallosh, apo si ai fugoni i vlores qe doli bllof.

  4. Tani says:

    Si nuk ju vjen turp qe flisni keshtu per Besmirin. Ai nuk ka asnje lidhje me ato qe ju e akuzoni. Kur u be ai trafikant e shok i Shullazit? Tani? Se Besmiri ne kohen e PD ka qene oficer i policise gjyqesore. Apo tani e prishi Tahiri

  5. baba says:

    ju djeg bitha o legenat e ps se pasi e dini mire se shullazi dhe qebini jane vellezer. tashme tahiri po kontrollon cdo gje me ndihmen e shullazit. turpppppp

  6. Ristani says:

    Si u emerua aty ky Besmiri, se ne ate pozicion duhet, te kesh status te nenpunesit civil????? Dhe duhet te jesh DNT( drejtues i nivelit te larte). Ky vjen nga policia dhe eshte pa status. Te na thote Harito, si e ka bere emerimin.

  7. krasta says:

    @ londi
    Nuk krahasohet sumbashi
    Me Alibeajn
    Ai eshte fisnik prej 4 brezash
    Megjithese respektin per fieraket
    Kesaj rradhe zgjodhen gabim
    Jam dakort me fierakun nga Ferrasi
    PD duhet te vleresoje elektoratin e vet
    MOS te fusi ne lista ATA qe perze PS.
    Bashkepunimi PD – LSI shkaterroi PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje