Duket se ish-ministri Spiro Ksera ka qenë në dijeni të arrestimit të tij.
Siç raporton për Panoramën një banor i Derviçanit, Ksera priti në lokal në mënyrë që të mos arrestohej në sy të fëmijëve dhe gruas.
“Ishte ora rreth 20:30 kur erdhi policia. Ksera ishte i ulur më herët në lokal me nënkryetarin e Bashkisë së Dropullit. Ky i fundit qëndroi bashkë me të, deri pak minuta para se të befte policia. Nuk vumë re ndonjë shqetësim të veçantë të tij, pasi askujt nuk ia priste mendja që do të ndodhte kjo.
Tani që u bëjmë lidhjen veprimeve para ngjarjes, duket sikur ishministri ka qenë në dijeni se do të arrestohej. Pra, vetëm pak minuta para se të vinte policia, është ngritur dhe ka ikur nënkryetari i Bashkisë, por Ksera nuk lëvizi nga vendi. Priti për pak derisa i ra telefoni dhe pasi foli vetëm pak sekonda, u ngrit që të dilte. Në këtë moment, u duk qartë një shqetësim i tij.
Kur doli te dera, e pamë që po fliste me dy oficerë të Policisë. Ata i nxorën një letër, që me sa duket ka qenë fletëarresti dhe më pas Ksera iku bashkë me ta, pa bërë asnjë rezistencë”, u shpreh banori me inicialet A.B.
Me ne fund funksionon shteti i se drejtes,mire bene qe e arestuan kete politikanin e koruptuar se u prishte imazhin gjithe te tjereve qe jane te ndershem.
Ne te njejten menyre ka vepruar shteti dhe ne vendlindjen time ne bashkepunim me INUK,pa nderhyrje,pa interesa,vetem ne baze te ligjit.
Kjo quhet drejtesi,ligji te jete i njejte per te gjithe kundershtaret politike-ekonomike,kuptohet pervec atyre qe kane mundesine dhe deshiren te paguajne!
Vetem kujdes,vazhdoni me goditje selektive dhe mos u afroni shume te kolonat se rrezikohet te bie ndertesa!
Komenti yt është me vlera të pjesshme.
Asnjë lloj -shantazhi- nuk i bëhet Shtetit Demokratik.
Ndërtesa e Shtetit Demokratik buron te Populli dhe mbahet te Ligji.
“Kollonat” e korruptuara edhe të jenë: President, Kryeministër, Kryeparlamentar, Kryeprokuror,
GJYKOHEN NGA LIGJI KU ÇDO QYTETAR ËSHTË DHE DUHET TË JETË I BARABARTË PËRPARA LIGJIT.
SHQIPO,me gezon fakti se pranon qe komenti im ka disa vlera,qofshin dhe te pjesshme.
Ky eshte nje tregues se komunikimi midis nesh eshte permiresuar ,kjo me jep shprese se nje dite mund te komunikojme ne menyre te rregullt(ne kuptimin normalisht).
Mund te them se me surprizove.
Edhe fullhajni e dinte “arestimin” dhe e priti ne zyre (jo ne shtepi ) prangosjen.
Ne asnje vend te botes nuk kam degjuar qe te dish oren kur do te arrestojne biles te zgjedhesh edhe vendin kur do te arrestojne.Ne vendin e ndyre me emrin shqiperi kjo eshte normale ashtu sic do jete normale pas disa ditesh qe te kthehet ne arrest shtepie dhe pastaj i pafajshem!
Ksera mos ki merak, do dalesh dhe ti me shoket, parate i moret bete cfare ju deshi qefi juaj, keshtu qe ri rehat, se ka dhene prova prokuroria, e ben per gallat, i del qe ne si popull kemi vjedh jo ju, haje hajde c’vete ketu ne kete vend, eshte e kohe te komentojme, diskutojme se keshtu behet ne kete vend.
Eshte treguar i zgjuar,as ka ikur ne Greqi ose fshehur,sic duket ndjehet i qete sepse eshte me shoke dhe ai e di qe veteranet jane ne fuqi.Por Ksera nuk eshte shqetesuar per femijet,sepse edhe kur i sillte parate ne shtepi i sillte ne sy te femijeve,nuk eshte nga ata qe i vjen keq.
Po te kujtoni vrapimin ne fome “krosi” te Vangjel Dules,drej SHQUP-it,do bindeni se ato ishin perpjekje per te shpetuar Kseren !
Ne shqiperi vjedhja eshte kthyer ne norme.
Sa e habitshme.gjithmone kur arrestohet vetem per ca dite ndonje politikan njoftohet perpara se te arrestojne. biles edhe vendin ,oren dhe gjykatesin e apelit i cakton i arrestuari.
Per aq para sa vjedhin keta per 7-breza robi i ben me qejf ca vite burg e jo ca dite.