Deputeti socialist, Erjon Braçe, i bashkohet zërave që mbështesin rikonfirmimin e mandatit të Kryetarit të Partisë, kur ai fiton zgjedhjet dhe qeveris vendin. Në një intervistë ekskulzive për Ora News, Braçe thotë se Kongresi duhet të votëbesojë kryetarin-Kryeministër dhe të votojë përmes parimit një anëtar një votë, kur partia është në opozitë. I zgjedhuri socialist thotë se është e drejtë legjitime, kandididimi për postin e Kreut të partisë, por qëndrimi nuk duhet bazuar në të pavërteta dhe populizëm.Në prononcimin për Ora News ai jep mendimin e tij, nëse duhet apo jo të ketë ndryshime në Qeveri.
I zgjedhur për 6 mandate me radhë si deputet i PS-së, në intervistën për Ora News, deputeti Erjon Braçe nuk eviton dot artikulimin e vazhdueshëm të shqetësimit, që debatet brenda partisë së tij, të mos e dëmtojnë forcën më të madhe të majtë të vendit dhe qeverisjes së saj.
Braçe i bashkohet zërave që mbështesin rikonfirmimin e mandatit të Kryetarit të Partisë, kur ai fiton zgjedhjet dhe qeveris vendin.
Në një intervistë ekskluzive për Ora News, Braçe thotë se debatit për lidershipin e partisë, duhet t’i japin fund ndryshimet statutore.
Braçe: Kryetari i PS është legjitim nga pikëpamja morale, politike dhe çfarë të doni tjetër në krye të PS. Do tu kërkoja që mendimin tim personal ta zhvishni nga debati aktual që po bëhet brenda PS, sepse mua më intereson PS. Kryetari i PS duhet zgjedhur përmes parimit një anëtar një vote. Kur partia fiton zgjedhjet, kryetari i partisë fiton zgjedhjet duhet të rikonfirmohet në forume legale të PS.
Braçe tregohet i kujdesshëm të nënvizojë se qëndrimet e tij janë parimore, edhe kur pyetet drejpërdrejt nga Ora News, mbi shpalljen e kandidaturës për postin e kreut te partisë nga kolegu i tij, Ben Blushi.
Braçe:Natyrisht që është krejt normale që cilido të aspirojë kandidimin.
Mendoni se e ka dëmtuar qeverisjen zoti. Blushi me kritikat e tij?
Braçe: Kritikat e gjithkujt vlejnë, ajo që bën dëm janë të pavërtetat, janë situatat që nuk reflektojnë në kohën kur ka ndodhur ngjarjen ashtu siç ka ndodhur. Dhe natyrisht ajo që bën dëm në këtë moment në Shqipëri është populizmi. Nëse ka një gjë që e vret të majtën, është populizmi.
Deputeti Braçe thotë se 2016 është vit vendimtar që PS të realizojë reforma në shëndetësi, energjitikë, arsim, bujqësi, mbrojtjen sociale dhe në punësim.
I njohur për qëndrimet e tij kritike me ministrat dhe jo vetëm, deputeti Braçe thotë se grupi parlamentar socialist është i legjitimuar në kërkesën për të rritur kontrollin mbi kabinetin.
Dhe pyetjes nëse duhen ndryshime në Qeveri, ai i jep këtë përgjigje:
Braçe: Unë shoh që një pjesë e madhe e reformave që kemi ndërmarrë përthyhen jo në cilësinë dhe në sasinë e duhur poshtë, atje në territor. Ministrat nuk mundet që javën e tyre të punës ta konsumojnë vetëm në zyrat e tyre. Duhet të shkundin një për një vartësit e tyre, të strukturave të tyre atje poshtë tek njerëzit. Në rast se nuk ndodh kjo, atëherë unë nuk e di gjykimin e zotit Rama, por do të kemi probleme me secilin prej tyre në grupin parlamentar të partisë, në Komisionet parlamentare dhe kudo tjetër për të vënë në lëvizje ato struktura të cilat e humbin kohën.
Edhe deputetet mor Brace, fol per veten tende njehere!!!!!
Ku keni pare ju more, deputet i Beratit jeton m’Tiron?! Zhozi, Muli, Balla e Co jetojne ne Tirone??? Shikoni homologet e juaj ne Perendim ku jetojne, ne baze, apo ne Berlin, Paris, Rome …etc????? Merrni shembuj nga perendimoret!!!!!!
Normal, po nuk jetove ne baze, s’perjeton problemet e popullit, je vetem per Show edhe FB, korrupsion, vjedhje. Vetem ne Shqiperi ndodhin keto fenomene…….
Erjon Brace, per saktesi , nuk eshte nga Berati. Diku nga Vlora a Fieri po.
Ky do mbahet mend si redaktor i Zerit te Popullit dhe jo per deputet.
Pyeteni Bracen nga kush fshat i Jugut e ka origjinen babai?
po shkruaj per te dyten here se Tema e censuroi momentin e meparshem……
Brace nuk eshte nga Berati .Ai eshte ose nga fshatrat eFierit o Vlores.Pyeteni vete. Cudi Tema. As nuk shava as ofendova por ju vendoset te mos lejoni komentin qe eshte informativ dhe ne interes te publikut.
@ Braqe!
Po paqra 3 vjetesh kur ishte ne opozite dhe humbi zgjedhjet,pse nuk kerkuat ju te behej votim per kryetarin??
Pastaj pse kryetari qenka per t’u rikonfirmuar,po te gjithe organet e tjera PSE DUHET TE RIZGJIDHEN?
Fundja:Cfare te keqe paska dhenia llogari nje here ne 4 vjet?
Ti Braqe duhet ta pranosh qe eshte partia ajo qe kontrollon,zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe te tjeret me me pak poste!
Ne se kryetari e ka te sugurte postin,a mundet qe ky kryetar te mos kthehet ne SUNDIMTAR?
Ne se ky kryeminister eshte edhe kryetar partie i sigurte per 4-8 apo 16 vjet,KUSH DO TA KONTROLLOJE kete njeri te gjith pushtetshem???Keshtu sic i leverdis Rames apo i serviloseni edhe ju te tjeret,kurre ne PS nuk do kete OPONENCE se ky kryeminister-kryetar i perjetshem te ben GJEMEN sa te jete LIDER!
Se fundi:
-E mira nuk ka fund,o Braqe!
Edhe ne se zgjedhjet e radhes fitohen,kjo nuk do te thote se me kaq mbaron MISIONI I PARTISE!
E kuptoj se Rames i pelqen modeli BAJRAKTAR I Sali Berishes,kurse ju te tjeret NUK BEHENI BURRA TA KUNDERSHTONI se e dini qe Rama do te jete per shume kohe ne pushtet pa kufi dhe juve u pritet koromania ne se e kundershtoni!
Ja pra pse ka marre FUND DEMOKRACIA DHE VETE PARTIA NE PS!
@ Braqe!
Po para 3 vjetesh kur ishte ne opozite dhe humbi zgjedhjet,pse nuk kerkuat ju te behej votim per kryetarin??
Pastaj pse kryetari qenka per t’u rikonfirmuar,po te gjithe organet e tjera PSE DUHET TE RIZGJIDHEN?
Fundja:Cfare te keqe paska dhenia llogari nje here ne 4 vjet?
Ti Braqe duhet ta pranosh qe eshte partia ajo qe kontrollon,zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe te tjeret me me pak poste!
Ne se kryetari e ka te sugurte postin,a mundet qe ky kryetar te mos kthehet ne SUNDIMTAR?
Ne se ky kryeminister eshte edhe kryetar partie i sigurte per 4-8 apo 16 vjet,KUSH DO TA KONTROLLOJE kete njeri te gjith pushtetshem???Keshtu sic i leverdis Rames apo i serviloseni edhe ju te tjeret,kurre ne PS nuk do kete OPONENCE se ky kryeminister-kryetar i perjetshem te ben GJEMEN sa te jete LIDER!
Se fundi:
-E mira nuk ka fund,o Braqe!
Edhe ne se zgjedhjet e radhes fitohen,kjo nuk do te thote se me kaq mbaron MISIONI I PARTISE!
E kuptoj se Rames i pelqen modeli BAJRAKTAR I Sali Berishes,kurse ju te tjeret NUK BEHENI BURRA TA KUNDERSHTONI se e dini qe Rama do te jete per shume kohe ne pushtet pa kufi dhe juve u pritet koromania ne se e kundershtoni!
Ja pra pse ka marre FUND DEMOKRACIA DHE VETE PARTIA NE PS!
JA PRA PSE NUK DUHET TE KETE RIKONFIRMIM TE RAMES SI KRYETAR!
Ne se kjo qe pranon ti,zoti deputet i emeruar nga Rama(formalisht i votuar nga populli),do te ishte ne te mire te demokracise se brendeshme ne PS dhe te qeverisjes se vendit,atehere si e spjegon ti, zoteri,qe askush ne PS nuk te mbeshtet,ose me sakte askush NUK TA VAR se cfare akuzash te renda ben ti gjate vitit ne Kuvend??
Po te ishte e forte PS-ja,me siguri,akuzat e tua do te beheshin objekt debati ne organizmat partiake dhe do t’i kerkohej llogari te gjithe fajtoreve,perfshi edhe kryetarin-kryeminister per akuzat e deklaruara!
Kjo situate ka krijuar ate qe secili thote me vete:
-TE RUAJ POSTIN TIM!
AKOMA NUK I KA RENE FLAKA PS-se dhe Shqiperise?
Po te kritikoj kryeministrin,harroji TENDERAT ne te ardhmen etj,etj!!!
undefined
nje deputet i emruar emron kryetarin qe e caktoi deputet.Kur qan per popullin pse nuk shkon me familje prane elektoratit?
po or brace po, tani qe mbaron mandati le te dalin …