'Justifikimi' i mësuesit në Durrës: Më gjeni një arsimtar që s'ka rrahur nxënësit

31 Janar 2016, 09:26Politika TEMA

Gjykata e Durrësit e ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e mësuesit Flamur Pajo, i cili akuzohet se ushtroi dhunë mbi nxënësin e klasës së shtatë në shkollën 9­-vjeçare, “Hasan Koçi”.

Trupi gjykues, i përfaqësuar nga gjyqtarja Nurjeta Tafa, vendosi si masë sigurie atë të detyrimit të paraqitjes dy herë në muaj pranë organeve kompetente, çdo të hënë të javës së parë dhe të tretë të çdo muaji. Njëkohësisht me kërkesë të prokurorit Dritan Gina, nisi edhe gjykimi i shkurtuar ndaj Pajos.

Ai akuzohet për “kryerje të veprimeve arbitrare”. Por mësuesit të Bio-Kimisë i kushtoi vendin e punës “kurthi” i përgatitur nga nxënësit e tij. Rroga e tij si mësues ishte e vetmja e ardhur për familjen e tij me tre anëtarë. Flamur Pajo thotë se, pa dashur u përfshi në një situatë të vështirë, ku për një minutë u shumëzuan me zero mbi 20 vjet punë në arsim. Ai e konsideron të ekzagjeruar vendimin që mori fillimisht drejtoria e shkollës dhe më pas drejtoria arsimore për largim të menjëhershëm nga puna. Gjatë një interviste për “Panoramën”, mësuesi shprehet se ishte provokuar vazhdimisht nga nxënësit e klasës së shtatë, ndërsa shpreh pendesë që vuri dorë mbi 14­-vjeçarin, për të cilin thotë se nuk kishte asgjë personale.

“Është absolutisht gabim të ngresh dorë mbi nxënësin, por nuk besoj se ka mësues në Shqipëri që nuk ka ngritur dorë një herë të vetme. Besoj se nuk mund të hidhen poshtë mbi 20 vite arsim për një rast të tillë, si dhe një mësues në moshë të përfundojë në polici dhe gjykatë për diçka që mund të ishte evituar. Unë dua t’i hedh pas krahëve këto momente të vështira dhe dëshira ime e vetme aktualisht është rikthimi në vendin e punës. Nxënësit kanë kërkuar rikthimin tim, prindërit gjithashtu“, tha Pajo.

3 komente në “‘Justifikimi’ i mësuesit në Durrës: Më gjeni një arsimtar që s’ka rrahur nxënësit”

  1. spartaku says:

    Ky mesues,per mendimin tim duhet te kthehet menjehere ne pune.Mesuesi sote eshte nen trysnin e ligjit por edhe te nxenesit.Jane bere nxenesite sote me te keq,te pasjellshem e te padisiplinuar per shkak te lirive te tepruara nga ana e shtetit.Nuk jame me ate qe mesuesi ta rrahin nxenesin,por ama kur ai te ngre nervat duke e provokuar mesuesin,eshte e padurushme.

  2. Ivani i madh says:

    Se ka aritur deri ketu sa nxensit provokojne dhe filmojne mesuesit per ti degraduar pa eshte ne ngritje analfabetizmi dhe injoranca ne arsim. Nxensit e tanishem le qe sdine te shkruan e mire e qarte shqipen letrare e zyrtare po kane mungasa te theksuara ne tabelen e mbledhje shumezimit. Me sa shekojme me keta nxenes shkatrohet roboti e jo njeriu qe ka nerva e probleme te tija. Pse nuk ndalohet me regullore mbajtia e celularve ne klasa nga nxensit e mesuesit. Gjithe kete e shkrjojta jo per te mbrojtur mesuesin qe perdorni dhune qe eshte nje gabim i pa falshem po qe te vendosen e disa regulla e kritere per ecurine dhe edukimin e nxenseve neper shkollat shqipetare si ne ato Europiane ku kemi deshire te aderojme.

  3. Mahmut Koxha says:

    Se pari me vjen keq per ndodhi te tilla.Por ajo qe dua te shpreh ka lidhje me tolerancen dhe masen e tolerimit.Nje mesues me 20 vjet experience nuk duhet hedhur ne rruge vetem per kete moment.Nje nxenes qe shkon ne klase dihet cfare detyre ka,qe eshte obligim per te cilin dhe prinderit sakrifikojne dhe ne fund te fundit prinderit shpresojne ne nje te ardhme te femijes per sakrificen qe bejne.Une personalisht si nje ish mesues ( them ish pasi nuk jetoj ne Shqiperi ),por edhe ketu ku jam, nqs do ballafaqohesha me nje sjelle te tille te femijes tim ne shkolle do te isha I zhgenjyer nga femija Im dhe jo nga mesuesi.Gjithmone ketu behet fjale qe femija te marre rrugen e duhur te jetes.Ne ate klase ku ka ndodhur ngjarja jo te gjithe nxenesit jane te te njejtit nivel dhe me kete dua te them qe nje pjese e mire e nxenesve jane te interesuar per oren e mesimit dhe jo per gallatat e nje perqindje te vogel qe duan te kalojne oren e mesimit dhe presin renien e ziles.Po te me ndodhte mua personalisht ne vendin me te lire te botes ku jetoj ( USA ) atij mesuesi nuk do ti hynte gjemb ne kembe.Dhe perfundimisht besoj ne prinderit e nxenesit qe do I japin zgjidhje ketij problemi,pasi femijet,femije jane dhe me llogjiken e femijes veprojne,por prinderit duhet te qendrojne mbi llogjiken e tyre ,gjithmone per te miren dhe te ardhmen e tyre nepermjet punes,djerses dhe sakrifices,per nje edukim te mire dhe sa me te pergatitur per jeten me sfidat qe jetojme sot,por qe asnje nuk dime cfare na rezervon e ardhmja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje