Sfidat e rajonit për emigrantët

2 Shkurt 2016, 14:56Rajoni TEMA
Sfidat e rajonit për emigrantët

 

Kriza e emigrantëve do të jetë e pranishme për një kohë të gjatë.

Gjatë këtij viti do të shohim të rritet shpresa e rajonit për progres në rrugën e integrimit Europian dhe Euro- Atlantik, – tha sot në mengjes z. Svilanoviç, sekretari përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, në një takim informal me ministrat e jashtëm të Europës Juglindore.

Takimi që u mbajt në Sofie kishte si temë kryesore sifdat e migrimit të lidhura me çështjet e sigurisë në rajon.

Svilanoviç, foli edhe për takimin e parë të Grupeve Kombëtare për Përballimin e Radikalizimit dhe dhunës ekstremiste në rajon, – takim që u mbajt javën e shkuar në Sarajeve.

Daniel Mitov, ministri i Jashtëm bullgar që është kryesuesi radhës i SEECP tha se vala e emigrantëve, paraqet një sfidë politike, humanitare dhe social – ekonomike për rajonin dhe do të vijojë të mbetet problem edhe për vitet e ardhshme.

Ministrat e mbledhur në Sofie ranë dakord për një deklaratë të përbashkët për sfidat e emigracionit dhe vunë theksin se vetëm bashkëpunimi rajonal dhe kërkimi i zgjidhjeve afatgjatë mund të garantojë sukses. Ata theksuan se bashkëpunimi duhet të jetë në nivel ndërkombëtar, europian, rajonal, kombëtar dhe lokal.

Sekretari përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR)  mirëpriti deklaratën e përbashkët dhe shprehu angazhimin e KBR për kontribuar në zbatimin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje