Një gazetar i SportItalia ishte duke transmetuar direkt lidhur me lëvizjet e fundit të merkatos.
Një djalë i ri iu afrua me një banane lodër dhe nisi ta ngacmonte.
Gazetari reagoi disa herë duke u përpjekur ta largonte.
Por pas këmbënguljes së djaloshit shakator, gazetari i merr bananen i tërbuar dhe nis ta godasë.
Në studio shpërthyen të qeshurat me gazetarin i cili nuk përmbajti dot nervat.