AMA: Dy anëtarët e AMA-s nuk janë shprehur për mospërputhje ligjore të dokumentacionit të subjekteve konkurruese në garën për licencim

4 Shkurt 2016, 16:06Sociale TEMA
AMA: Dy anëtarët e AMA-s nuk janë shprehur për

Agjencia e Mediave Audiovizive ka reaguar mbi një shkrim të BIRN në lidhje me votimin e fundit për licensat, që shkaktoi polemika me Top Channel dhe Klan.

Në artikullin “Bllokimi i licencave ‘përplas’ televizionet me anëtarët e pakicës në AMA”, publikuar në 2 shkurt 2016 në platformën online Reporteri.al të BIRN-it është shkruar dhe mbi votën kundër të dy anëtarëve të AMA-s, përkatësisht  Z. Sami Nezaj, zëvendëskryetar dhe Zj. Suela Musta, anëtare, në mbledhjen e datës 1 shkurt 2016, për licencimin e subjekteve kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës së Beauty Contest.

Në këtë artikull shkruhet se: Argumenti i dytë i votës së tyre kundër lidhet me raportin e pronësisë së operatorëve historikë, që u përzgjodhën nga AMA për t’u përfshirë në Beauty Contestin e licensave dixhitale. Dy anëtarët e pakicës në AMA vlerësuan se dokumentet e depozituar nga Digitalb sh.a dhe TV Klan sh.a nuk janë në përputhje me nenin 62 të ligjit’”.

Në lidhje me këtë pohim, kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Z. Gentian Sala, bën këtë deklaratë për mediat:

“Dy anëtarët e AMA-s në mbledhjen e datës 1 shkurt 2016 nuk janë shprehur në asnjë rast për mospërputhje ligjore të dokumentacionit të subjekteve konkurruese në garën për licencim. Në respekt të procedurave administrative dhe transparencës për publikun, sapo të miratohen nga anëtarët e AMA-s procesverbalet e dy mbledhjeve të fundit, ato do të vihen në dispozicion, thuhet në reagim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje