Dixhitalizimi/ Banka Botërore: Kompjuteri mund të zëvendësojë mbi 40% të punonjësve në Shqipëri

3 Shkurt 2016, 09:18Sociale TEMA

Përqindja e punonjësve që mund të zëvendësojë kompjuteri në Shqipëri është më e lartë se në disa vende të tjera të rajonit, si psh në Bullgari, Maqedoni, Serbi. Rekordin nga vendet në zhvillim e mban Argjentina, me rreth 60% të totalit…

Ne duhet të marrin avantazhet e duhura nga ndryshimet e shpejta teknologjike për ta bërë botën më me prosperitet dhe zhvillim. Kështu theksohet në raportin e Bankës Botërore mbi zhvillimin e teknologjisë dhe dixhitalizimin, që për shumë ekonomi botërore sjell më tepër zgjedhje dhe mundësi.

Mirëpo, njohuritë e ulëta për dixhitalizimin limitojnë edhe përdorimin e teknologjive dixhitale.

“Është e vështirë të përdorësh internetin , edhe mes të rinjve, më shumë se gjysma e tyre kanë një nivel nën mesatare të njohurive të dijes”- shkruan raporti.

Duke iu drejtuar Shqipërisë, raporti thekson se mungesa e njohurive e bën të pamundur pjesëmarrjen në një jetë produktive.

Ndërsa nga ana tjetër, “fitimet” që përftohen nga dixhitalizimi, tregon raporti, i nxisin njerëzit në vendet në zhvillim, sikurse edhe Shqipëria, për të drejtuar ankesat e tyre në menaxhimin e sektorit publik, nëpërmjet shumë kanaleve tashmë.

Nga një pikëvështrimi teknologjik, në Shqipëri përqindja e punonjësve që mund të zëvendësohen tërësisht nga kompjuterizimi është mbi 40%, raporton Monitor.

Përqindja e punonjësve që mund të zëvendësojë kompjuteri në Shqipëri është më e lartë se në disa vende të tjera të rajonit, si psh në Bullgari, Maqedoni, Serbi.

Rekordin nga vendet në zhvillim e mban Argjentina, me rreth 60% të totalit.

4 komente në “Dixhitalizimi/ Banka Botërore: Kompjuteri mund të zëvendësojë mbi 40% të punonjësve në Shqipëri”

  1. andi says:

    Askush nuk merr ne konsiderate ate qe quhet “digital divide”, dmth pamundesine e disave te perdorin vetem mjetet dixhitale. Pastaj kam edhe nje pyetje – nese shkurtojme 40% te vendeve te punes dhe keta njerez i nxjerrim te papune, cfare fituam? Sa u rrit efektiviteti? Kam frike se kontribuojme vetem ne hapjen e vendeve te punes ne vendet ku prodhohen kompjutera dhe software.

  2. miri says:

    Nqs zevendesohen 40% e fuqise punetore me kompjutera e mori lumi Shqiperine.
    Kshu si eshte dhe nuk punon njeri imagjinoni po te zevendesohen dhe 40% e atyre qe punojne.
    Me mire banka boterore te thoshte perqindjen e atyre qe do ngelin ne pune.

  3. “tsknologjia 4.0” eshte virus I se ardhmes.

  4. sepse keshtu i vjedhin miljonate e bankave shqiptare mbase ,
    pa problemin me te vogel ,i kalojne direkte ne bankat e tyre ne fund te botes ,
    pra ku ti doj suma putanave qe hedhin perpjet shurren e tekonoligjese mashtrimit te naiveve
    e cila s’ishte as me shume e as me pake nj futje ne vathe e gjithe botes ,ky X² KONTROLLON GJITHCKA NGA BAGETIA E TIJ NE CDO STANE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje