FOTOT/ Masakra e pyjeve: Më në fund nis mbjellja e pemëve

2 Shkurt 2016, 10:54Sociale TEMA
FOTOT/ Masakra e pyjeve: Më në fund nis mbjellja e pemëve

Kohët e fundit ka pasur një sensibilizim të madh në rrjetet sociale, për prerjen e pyjeve.

Qeveria ndërkohë ka vendosur një moratorium 10-vjeçar, ndërsa tashmë ka nisur edhe mbjellja e pemëve.

Kjo gjë ka nisur nga Elbasani, ku ka qenë prezent edhe kryeministri Rama.

“Në Elbasan ku nisi ripyllëzimi i zonës përgjatë lumit Shushicë dhe sistemimi i shtratit të lumit, një zonë e degraduar keqaz pas shumë vitesh shfrytëzimi barbar. Falë një projekti kompleks që përfshin ndërhyrje në shtratin e lumit si edhe mbjelljen e 3000 fidanëve të rinj, (akacie dhe plep) në një sipërfaqe prej 2 ha, e tërë zona do të ketë së shpejti nje mushkëri te rehabilituar pjesërisht.

Moratoriumi 10 vjeçar për prerjen e pyjeve është e vetmja përgjigje për të pasur një ripërtëritje të të gjithë pyjeve dhe për të rivendosur ekuilibrat e shkatërruar natyrorë, pa të cilët nuk ka pritë, nuk ka shtet që e mbron dot, popullin nga uji. Ndërkohë do te vijojë edhe mbjellja e fidanëve për të siguruar mbrojtjen në pikat kritike duke u shtrirë në të gjitha fashat e shkretuara nga sëpata shkaterrimtare e njëzet e kusur viteve.

Gjatë viteve të qeverisë së kaluar janë dhënë 3 leje në dite për shfrytëzim pyjesh, mbi 2600 gjithsej! Një çmenduri e veshur me pushtet! Ndërkohë që ne në 2 vjet kemi njohur vetëm 27 kontrata. Megjithatë s’ka mjaftuar! Është koha e ndalimit të plote 10 vjeçar te shfrytëzimit të pyjeve dhe është në proces miratimi paketa e re për Kodin Penal kundër krimit mjedisor. Me gjithë këto masa, në harkun e 5 viteve, gjërat do të vihen plotesisht nën kontroll dhe do të fillojë rigjenerimi. Në harkun e 10 viteve Shqipëria do të ketë një pamje krejt tjetër, një vend i rilindur plotësisht përsa i përket ekuilibrave të natyrës”, shkruan Rama.

3 komente në “FOTOT/ Masakra e pyjeve: Më në fund nis mbjellja e pemëve”

  1. XUME PROTOPAPA says:

    KUR AUSTRALIA ZBRET NE…FAN

    Masonet, bashkesite e erreta qe dominojne boten sot, kane zgjedhur si simbol te tyre pikerisht Akacien (Acacia heterophylla), “banorin” me te fundit te qafethynajave te Mirdites.

    Masonet e kane bazuar kete zgjedhje simbolike, duke ju referuar nje legjende masonike te nje fare Mjeshtri Hiram ! Akacia eshte per ta, e shendeteshme dhe simbol i pastertise dhe pavdekshmerise, qe qendron gjithnje e gjelber duke u riperterire ne perjetesi.

    Mbase çuni i Tirones dhe i Surrelit legjendar, ka bere kete zgjedhje edhe per simbolin e dashurise platonike te saj. Apo meqe tashme Olsi eshte nje nderlidhes i papertuar mes Izraelit dhe vllallo-boshnjakeve te rinj, mundet qe ne nje te ardhme te afert te filloje te furnizoje hebrejte me drurin e tyre te shenjte Akacien !

    Edhe Tomushke Doshi duhet te ndihet i kenaqur, sepse as me shume e as me pak, po Akacia, ne Australi, eshte simboli i ngjyrave te gjithe sporteve australiane: verdhe e jeshile !

    Duke ngelur me shpresen qe te mos i kemi paguar si Palmat e Mesiles e te Enkelit, apo si ullinjte e kopeshtit te psikopatit ne Surrel (20-30 mije euro nje rrenje), duhet tu themi ketyre “banoreve” te rinj mirese erdhet ne token e shqipeve !

  2. polisi says:

    ti thone kryeministrit se lumi quhet Gostime dhe mbjellja e ketyre pemeve eshte bere ne anen e njesise administrative polis librazhd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje