Sondazhi, rritet besimi tek Policia e Shtetit

1 Shkurt 2016, 20:33Sociale TEMA

Policia e Shtetit shkëputet për herë të parë nga ombrella e qeverisë duke pësuar rritje të besimit tek qytetarët krahasuar me vitet e mëparshme.

Në gjetjet kryesore të sondazhit “Besimi në Qeveri” për vitin 2015, besimi tek Policia e Shtetit renditet i para në listën e institucioneve, nëse do të përjashtonim prej saj ato me natyrë ndërkombëtare dhe fetare, raporton TCH.

45 përqind e të anketuarve thonë se kanë besim ose shumë besim tek Policia e Shtetit, ndonëse besimi tek qeveria ka pësuar rënie krahasuar me një vit më parë. Besim të ulët nga qytetarët gëzon edhe sistemi i shëndetësisë dhe arsimit.

Media është i vetmi institucion që nuk ka pësuar ndryshim krahasuar me një vit më parë, kurse 2 institucionet që vazhdojnë të renditen të fundit në sondazh janë gjyqësori dhe partitë politike.

80 përqind e të anketuarve thonë se nuk kanë besim ose aspak besim tek drejtësia ndërsa 79 përqind e tyre shprehen mosbesues ndaj partive politike. Niveli më i lartë i korrupsionit është në qeverisjen vendore, ku 41 përqind raportojnë se kanë qenë dëshmitarë të saj, ku format më të zakonshme janë abuzimi me fondet publike.

Një në 3 të anketuar thonë se kanë qenë dëshmitarë të një rasti korrupsioni në qeverisjen qendrore.

2 komente në “Sondazhi, rritet besimi tek Policia e Shtetit”

  1. Marjan Pjetraj says:

    Do me pelqente pa mase te lexoja nje koment te z Andi Bushatit per kete artikul e di se nuk do te shkruaje dhe ne qofte se shkruan,do ti mbyllen syte dhe nuk din se qfare te shkruaje.

  2. qytetari B says:

    O Marjan, e di kus eshte Andi Bushati: kur pillte delja nje qengj, mbas nja dhjete minuta nxirrte shtratin qe ne i thoshnim shurdhjese. Dhe Andi Bushati nuk eshte qengji por shurdhjesa e bllokut. Pra e ema ka nxjerre shurdhjesen me fryme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje