Rritet bileta për urbanin, Bashkia nis zbatimin e 10 kushteve

1 Shkurt 2016, 11:52Sociale TEMA

Nga sot ka nisur rritja e çmimit të biletës për urbanin.

Por, me rritjen e çmimit të biletës, Bashkia e Tiranës thotë se ka nisur edhe zbatimin e 10 kushteve të vendosura ndaj shoqërive të autobusëve.

Kështu, pas denoncimit në rrjetet sociale të faturinos, i cili ishte i dehur gjatë kohës që po kryente shërbimin, kompania ka marrë masat për pushimin e tij nga puna.

Inspektorët e Bashkisë së Tiranës janë interesuar pranë shoqërisë së transportit “Tirana Travel SHPK”, ku edhe ishte i punësuar punonjësi i denoncuar në rrjetet sociale dhe ka kërkuar marrjen e masave për thyerjen e një prej kushteve të vendosura ndaj shoqatave të transportit urban.

Administratori i shoqërisë së transportit “Tirana Travel” ka njoftuar sot faturinon D.S për shkarkimin e tij për shkak të keqkomunikimit.

Një ditë më parë, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, bëri të ditur se u janë vendosur 10 kushte të forta ndaj shoqatave të transportit publik për përmirësimin e shërbimit.

Sipas tij, në rast do të merren masa ndaj këtyre kompanive.

4 komente në “Rritet bileta për urbanin, Bashkia nis zbatimin e 10 kushteve”

  1. popolo di tirana says:

    Erion Fiku do ta bente mire punen e fatorinos…

  2. durresi says:

    Per sa kohe do te zgjasi kontrolli i ketyre 10 kushteve ?!!

  3. roberto says:

    Mer keto kushte edhe nje brigadier kooperative do turperohesh ose do shkarkohej nga detyra!
    Pa le kur i quani edhe te “RREPTA”!!!
    Haaaaaaa!!!
    Me gjeni qofte edhe nje prej ketyre kushteve qe qenka i RREPTE?
    Asnje!
    Ja nje prej ketyre mavri kushtesh te rrepte:
    -Nuk do pranohet asnje KEQKUPTIM!
    Cfare kushti eshte ky o sharlatane te Basdhkise???
    Per cfare rastesh behet fjale ketu?
    Me cfare do t’i matni keqkuptimet?
    Ne cfare ligji,VKM,rregullore,kontrate etj do t’i kapni dhe ndeshkoni keqkuptimet??
    Dhe ne fund:
    -A DENOHET NHJERI PER KEQKUPTIME?
    Kush do ta beje kete interpretim te keq dhe kush do t’i jape kuptimin e sakte atij KEQKUPTIMI???
    Te keqkuptohesh do te thote qe dy pale nuk kuptojne njeri tjetrein per nje problem te caktuar edhe per faj te formulimit te pergjithshem e te pa kontrollueshem te tij!
    Te gjitha keto 10 kushtet idiote mund te KEQKUPTOHEN ne cdo rast!
    Ju dhjefsha ne KUSHTET tuaja!
    NUK LAHET MUTI ME SHURRE,joooooooo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje