Ministria e Transporteve: S’është marrë asnjë vendim për koncesionin e targave me çip

29 Janar 2016, 14:42Sociale TEMA

Ministria e Transporteve ka reaguar pas shkrimit të BIRN, për koncesionin e targave me çip.

Ministria thotë se nuk është marrë ende asnjë vendim.

“Duke marrë shkas nga interesimi i medias mbi një informacion të pasaktë të ditëve të fundit për një të ashtuquajtur “Konçension të targave me çip”, MTI sqaron opinion publik sa më poshtë:

Pranë ministrisë është paraqitur një ofertë e pakërkuar për të investuar në një sistem monitorimi të trafikut, midis të tjerave, edhe nëpërmjet vendosjes së një çipi në automjetet e riregjistruara në Republikën e Shqipërisë. Ky propozim është paraqitur nga kompania Porta Saber sh.p.k..

Jo vetëm që Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nuk mund të ndalojë subjekte të ndryshme private për të paraqitur propozime të pakërkuara, por kjo Ministri ka detyrimin ligjor për të ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga ligji deri në marrjen e vendimit për vlerësimit për çdo propozim të pakërkuar. Edhe në rastin në fjalë, MTI ka ndjekur thjesht dhe vetëm procedurën ligjore, ndërkohë që NUK ka asnjë vendim në lidhje me këtë propozim.

MTI, sëbashku me pjesëmarrjen e institucioneve të tjera qendrore, ka ngritur një grup pune që në bazë të ligjit ka për qëllim të vlerësojë interesin publik të kërkesës së paraqitur, si dhe pranueshmërinë teknike dhe ekonomike të saj. Janë kontaktuar mes të tjerësh edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, të cilët gjithashtu duhet të shprehin opinionin e tyre.

Sot, NUK ka asnjë vendim për ofertën e paraqitur, as nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, as nga institucionet e tjera përgjegjëse.

Sot, ka vetëm një procedurë për vlerësimin e propozimit së pakërkuar, vlerësim të cilin ligji e kërkon për çdo propozim të pakërkuar që dorëzohet në Ministri.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës garanton çdo sipërmarrës se propozimet e tyre do të shqyrtohen me transparencë dhe profesionalizëm të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, por gjithmonë në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe në shërbim të shtetasve të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagim.

2 komente në “Ministria e Transporteve: S’është marrë asnjë vendim për koncesionin e targave me çip”

  1. Era e Malit says:

    Ju qe qeverisni kete popull te nenshtruar, jeni mjeshtra: e leshoni nje here si scoop mediatik qe te testoni reagimin publik, pastaj e beni fakt te kryer. Por eshte kriminale qe kete popull ta marresh zvarre si lope dhe ta besh te paguaje çdo gjobe qe ju kalon si vegim neper mendjet tuaja perverse. Qellimi eshte vetem nje: PERFITIMI PERSONAL NEPERMJET VJEDHJES SE POPULLIT SHQIPTAR! Si e si te gjeni menyra nga me absurdet qe te detyroni te paguajne nje numer sa me te madh shqiptaresh me nje VKM dmth nje V.K… (te marre nen efekte kokaine) te Edvinit ose Saliut para 3 vitesh. Vazhdoni se mire e keni, per aq kohe sa populli dele shqiptar ul koken dhe ha çorben tuaj koncesionare.

    Per sqarim : Fitnetja eshte nje ish-fatorino nga Burreli, dashnorja e Vehbi Alimuçës ne vitet 90. Dhe të paguash sot në 2016 nje Fitnete eshte fyese dhe e papranueshme per çdo shqiptar me nivelin bazik intelektual. Kerkoni ndonje Like apo Edvin pas Fitnetes se ajo mbetet thjesht ajo ish-dashnore e Vehbiun, pa tru, por me ca para te bera nga piramida me emer Intersig. Koha ka kaluar edhe per ate. Aksioneret e fshehur i gjeni ne qeveri e ne parlament ndoshta nga te dy krahet e politikes se ndyre shqiptare.

  2. Gjovalini says:

    Degjo ti Haxhinastradin me gjith ata Haxhiqamilet e tuaj. Ta dije populli shqiptar qe kjo firme eshte e Ministrit te Transporteve EdmondHaxhinastoviq. Ka nje vit qe Haxhinastradini i vjen rrotull kesaj pune, ka lobuar shume me argumentin se gjoja kjo eshte teper e nevojeshme per efekt te sigurise kombetare etj.

    Jo. Ky maskarallek nuk do lejohet. Nuk tallet populli shqiptar me te tilla palacolleqe.
    Ne radhe te pare kjo eshte shkelje direkte e te drejtave te njeriut. Une e kam maqinen time, e kam blere 5 here kete te shkrete targe pasi hajdutet hapur kane vjedhur me miliona euro, pra eshte ne doren time ne se dua targe me cip ose jo.

    Sipas informacioneve me kete ka rene dakord edhe Ministri Tahiri, por pa e kuptuar hilene e Haxhinastradinit. Eshte dakord se mendon se e ka me te lehte te zbuloje ku ndodhet “X” makine.

    Ne se dikush ka deshire, te paguaje parate e te veje cipin.

    Si mendon ti Haxhinastradin, te teket ty per te mbushur xhepat e o burra tu marresh qindra mijera shqiptareve nga 48 Ouro? Pse, me c te drejte?
    Ke kerkon te besh budalla ti zotrote?
    Ne se Shteti e ka kaq te nevojeshme kete veprim, atehere te marre persiper te vendose me shpenzimet e veta “cipet” pasi une e kam paguar jo njehere por disa here targen.

    Rama e Meta duhet te jene te vemendshem ndaj ketij veprimi antinjerezor.

    Turp i madh sa nuk ka ku te veje me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje