Koncesioni më i ri i qeverisë; 95 milionë euro për targat me çip

28 Janar 2016, 19:37Sociale TEMA

Sipërmarrësja Fitnete Sulaj, presidente edhe e një shoqate për Sigurinë Rrugore, i kërkon ministrisë së Transporteve koncesionin e targave me çip-një projekt 35 vjeçar që do t’i kushtojë të paktën 48 euro çdo drejtuesi makine, ndërsa ngre pikëpyetje për cënimin e privatësisë. 

Nga Aleksandra Bogdani, BIRN

Sistemi i targave me çip ishte i panjohur në Shqipëri në fillim të vitit 2014, kur ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto e prezantoi si risi të së ardhmes, që do t’u jepte zgjidhje problemeve të pasigurisë në rrugët e vendit. Dy vjet më vonë, ky projekt rikthehet në formën e koncesionit më të ri të qeverisë shqiptare. Nëse miratohet, ai do t’u kushtojnë taksapaguesve më shumë se 95 milionë euro në 35 vjet.

Ideja e 2014-s është përqafuar nga një kompani private e quajtur Porta Saber Albania, e cila i ka kërkuar Ministrisë së Transporteve të drejtën e një koncesioni 35-vjeçar për pajisjen me çip elektronik të çdo makine që qarkullon në rrugët e Shqipërisë. Në shtator 2015, kjo kompani ka dorëzuar në ministrinë e Transporteve edhe studimin e fizibilitetit të koncesionit dhe është në pritje të një vendimi për miratimin e tij.

Studimi i fizibilitetit, të cilin BIRN e disponon parashikon që çdo pronar automjeti do të duhet t’i paguajë koncesionarit 48 euro (me TVSH) për instalimin e çipit elektronik. Mbas tre viteve të para ky çmim indeksohet sipas normës së inflacionit. Kompania Porta Saber Albania premton të investojë 6.259.853 euro në pesë vitet e para të koncesionit dhe parashikon të marrë mbrasht 95.9 milionë euro të ardhura në 35 vitet e operimit të tij. [Kliko për shkarkuar studimin e fizibilitetit]

Porta Saber Albania është një kompani e re, e themeluar më 20 prill 2015 në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, QKR. Kompania administrohet nga Fitnete Sulaj-sipërmarrëse e hershme në fushën e Sigurimeve dhe presidente e një shoqate të quajtur “Këshilli Kombëtar i Sigurisë Rrugore”.

Kompania zotërohet në 80 për qind të aksioneve nga Gentian Sula, djali i administratores, ndërsa 20 për qind të aksioneve i ka kompania portugeze Porta Saber, e cila zotëron edhe të drejtën e tregtimit të targave elektronike.

Porta Saber Albania është regjistuar me një kapital minimal prej 100 mijë lekësh në QKR, me objekt kryesor “prodhim dhe printim targash, me ose pa mjete elektronike të identifikimit…”.

E njohur si drejtoreshë ekzekutive e kompanisë së sigurimeve Intersig, Fitnete Sulaj e devijoi aktivitetin e saj publik tek çështjet e sigurisë rrugore në vitet e fundit. Në shkurt 2014, ajo organizoi një tryezë për rritjen e sigurisë në rrugë, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto.

E kontaktuar nga BIRN për fazën e këtij projekti, Ministria e Transporteve pranoi se kishte marrë një kërkesë për koncesion nga kompania Porta Saber Albania dhe se kishte ngritur një grup pune, sipas ligjit për koncesionet, me anëtarë dhe përfaqësues nga disa ministri.

Ministria nuk sqaroi mënyrën se si do të vlerësohej kjo kompani, e cila ka përgatitur edhe projektin e fizibilitetit për koncesionin, por deklaroi se kërkesa ishte në fazën e shqyrtimit.

“Kërkesa e kësaj kompanie është në fazën fillestare. Grupi i ngritur për trajtimin e kësaj kërkese ka filluar nga puna dhe sapo të ketë një raport përfundimtar, do ta bëjmë publike,” tha Arbër Hitaj, zëdhënës i ministrisë së Transporteve.

Përveç kostove ekonomike, projekti i targave me çip pritet të shkaktojë debat edhe për shkak të cënimit të privatësisë përmes të dhënave personale që depozitohen në sistem. Studimi i fizibilitetit të Porta Saber Albania është dërguar nga Ministria e Transporteve tek Komisioneri i të Dhënave Personale, por nuk ka marrë ende dritën jeshile nga ky institucion.

E kontaktuar nga BIRN, kompania Porta Saber Albania nuk pranoi të bënte komente mbi kërkesën që i ka drejtuar Ministrisë së Transporteve.

Kostot e koncesionit  

Shqipëria numëron 490 899 mijë makina të regjistruara deri në fund të vitit 2014, por vetëm 360 mijë prej tyre mendohet se janë në qarkullim. Në anën tjetër, çdo vit hyjnë mesatarisht në qarkullim rreth 40 mijë makina të reja.

Studimi i fizibilitetit të kompanisë Porta Saber Albania ka llogaritur çdonjërën prej këtyre makinave në bilancin e saj të të ardhurave dhe shpenzimeve për 35 vitet e kërkuara të koncesionit.

Çipi elektrononik IVIS mundëson regjistrimin automatik të çdo makine që është duke qarkulluar në rrugë, në çdo moment të ditës dhe të natës. Sistemi parashikohet gjithashtu të gjenerojë alarme të veçanta për makinat që nuk i janë nënshtruar kontrollit teknik, makinat e vjedhura apo ato që nuk kanë paguar taksat vjetore.

Sipas studimit, sistemi inteligjent i identifikimit të makinave realizon gjithashtu matjen non-stop të shpejtësisë dhe matjen e shpejtësisë mesatare të automjeteve, mundëson mbledhjen e të dhënave për trafikun e makinave dhe realizojnë gjurmimin e tyre.

Porta Saber Albania parashikon që brenda tre vitesh të pajisë me çip elektronik targat ekzistuese, të cilat llogariten të jenë 360 mijë në total. Pas tre viteve të para, kompania parashikon të instalojë çdo vit 40 mijë çipe për makinat që hyjnë rishtaz në qarkullim.

Sipas studimit, çdo çip i instaluar i kushton 7 euro kompanisë dhe 48 euro qytetarit. Diferenca e madhe në çmim justifikohet me kostot shtesë për blerjen e 200 lexuesve të të dhënave që do të instalohen në rrugët e Shqipërisë, ngritjen e një qendre të kontrollit me vlerë 120 mijë euro dhe blerjen e makinave apo pagesat për stafin që do të realizojë projektin.

Në total, Porta Saber Albania parashikon të investojë rreth 6.2 milionë euro në pesë vitet e para dhe të marrë mbrasht si të ardhura mbi 95 milionë euro përgjatë 35 viteve të parashikuara.

Nëse miratohet, kostot e këtij koncesioni rëndojnë direkt mbi xhepin e pronarëve të automjeteve në Shqipëri, të cilët do të duhet të paguajnë edhe 48 euro më tepër. Buxheti i shtetit është gjithashtu i humbur nga këto të ardhura, pasi parashikohet të përfitojë vetëm tarifën koncesionare prej 2 për qind të të ardhurave të kompanisë.

Porta Saber Albania shkruan në studimin e saj se për 5 vite, do të derdhë në buxhetin e shtetit 448 mijë euro, pa llogaritur tatim-fitimin, taksat apo sigurimet shoqërore për të punësuarit e saj.

Të dhënat persona

Teknologjia e gjurmimit elektronik të makinave ka joshur në të shkuarën autoritete të vendeve perëndimore si ato britanike apo amerikane, por projektet janë kundërshtuar gjerësisht për shkak se ato u mundësonin qeverive përgjimin e çdo lëvizjeje të shtetasve të tyre.

I vetmi model të cilit mund t’i referohet qeveria shqiptare është ai i Azerbajxhanit-një vend autokratik që ka aplikuar deri më tani dhënien me koncesion të targave me çip.

Shqetësimi mbi të dhënat personale ka mbërritur në Ministrinë e Transporteve edhe nga komisioneri për të drejtën e informimit dhe të dhënat personale, Besnik Dervishi, pasi ka shqyrtuar projektin e kompanisë Porta Saber Albania për koncesionin e targave me çip.

Përmes një shkrese të datës 19 janar 2015, Dervishi i ka cilësuar parashikimet e kompanisë të pamjaftueshme për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe ka përcaktuar një listë të gjatë detyrimesh, që kompania duhet t’i përmbushë, në mënyrë që projekti të jetë i përputhshëm me ligjin. [Kliko këtu për të shkarkuar shkresën nga Besnik Dervishi]

Sipas Komisionerit, “kontrolluesi (kompania) duhet të sigurojë implementimin e masave për sigurinë e informacionit si dhe duhet të caktojë një person apo një grup personash, përgjegjës për shqyrtimin e masave teknike dhe organizative për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale”.

Komisioneri kërkon gjithashtu që të përcaktohet qartësisht koha e ruajtjes së informacioneve apo ndarja me të dhënave personale me palët e treta, si dhe projekti final me reflektimet përkatëse të kalojë sërish për miratim nga kjo zyrë.

Në studimin e fizibilitetit të kompanisë Porta Saber Albania, çështja e të dhënave personale dhe cënimi i privatësisë zë një vend fare të vogël në parashikimet voluminoze për koncesionin. Megjithatë, kompania shpreson që pasi të shesë çipin, të marrë edhe pëlqimin e pronarëve të automjeteve për përpunimin e të dhënave të tyre.

“Shoqëria ka parashikuar që në momentin e aplikimit për vendosjen e çipit, do të hartojë një deklaratë për marrjen e pëlqimit nga subjektet…ku ai pranon që të dhënat e tij të përpunohen”, thuhet në studimin e kompanisë.

Një parashikim i tillë ka pak gjasë të bëhet realitet.

31 komente në “Koncesioni më i ri i qeverisë; 95 milionë euro për targat me çip”

  1. Kevin says:

    Tani dihet qe qeverisemi NGA bastard. Dhe qe shqiperia eshte nje shtet ropqir.

    Uroj qe ky shtet i quajtur shqiperi te zhduket bashke me bastardet qe kan pushtetin e san.

    1. loli says:

      Kjo gje mund te jete e vertete, por kur shkruan BIRN artikuj ekonomik te till, sja kam piken e beses, sepse ne 7 raste qe kame vezhguar ka mashtruar ne detajet dhe ne perqindjet dhe i ka nxjerr sipas qefit te vet

    2. moskopolitis says:

      Keshtu them edhe une…ne pidh te semes vafshin… Republike bananesh…

    3. ... says:

      Fitnetja eshte thjesht fasada. Mbrapa eshte Fitnet HaxhiqamiliNasto

  2. ???? says:

    Uroj qe ti fitnete te marresh nje hajdar te madh me gps! po ta dhane kete hajduteri hajdaret e rilindjes koncesionare atehere hajdari iu hyfte atyre dhe ty bashke me ta! Nese miratohet ky pazar i piset shpresoj qe dikush ta coje ne kushtetuese dhe atje te merrni pergjigjen e duhur!

    1. neda says:

      Aplikimi i cipit ne makina aplikohet nga shitesit e makinave,distributoret, apo bankat kur mjetet blihen me kredi, qytetarin nuk mund ta detyrosh ,apo me mire ta gjurmosh, megjithe deshiren e madhe qe mund te kete rilindja por te kontrolluar cdo gje,

  3. Erjon says:

    Endrra te Fitnetes e Haxhiut te transporteve,ska per tu miratuar ndonjehere.

  4. ILIR says:

    Fitnete Sulaj eshte nje mashtruse dhe hajdute e pa shoq. Shtet shkerdhate, ripeni kete popull dele…

  5. Naftetar i vjeter says:

    Une propozoj qe te vendosim cip per te gjithe femrat dhe meshkujt dhe keshtu do te jete me e lehte edhe per qeverine te
    kontrolloje se sa here bejme seks. Duke vendosur edhe nje takse per seksin e kemi me te lehte te akumulojme TVSH ,dhe te
    behemi vendi i pare ne bote qe mbledhim 100% kete takse. Jam i sigurte se kjo do ti sherbeje rritjes se te ardhurave te vendit
    tone dhe dhe rritja vjetore e GDP do te jete dyshifrore.

  6. krasta says:

    Kjo ne foto MOS ka qene mjwlese lopesh ne
    Cooperative.

    1. Gopisti i Nesherakut says:

      po ku i gjeti parate kjo femer, po ja vodhi kompanise VEFA, dhe u be biznesmene, gjaku i qindra kreditoreve qe i humben parate ne vitin 1997, per ata qe nuk e njohin

  7. bib3roni says:

    Njerëzit skanë bukë- kurse këta tallin karin me konçensione patatesh,

  8. KASTRIOTI says:

    PRAPE PROVA NE KOKE TE QEROSIT…POPULL.

  9. maximus says:

    akoma do te haje kjo lopa, shikoni si eshte bere si fuçi djathi , yyyyyttttttt bastarde, i jeni sulur ketij populli si ato shushunjat edhe piken e fundit doni tja merni., nuk e kuptoj perse i do kjo lopa 90 miljon euro, ne nje kohe qe do ti marre ç’do makine 48euro.

  10. Xha Temja says:

    Fiqnetja ka qene e dashura e Vehbi Alimuces dhe me leket qe u vodhi Shqiptareve ja hapur nje shoqeri fantazme sigurimesh me emrin Intersig. Tani dashka edhe koncesionin e targave per 35 vjet. O tempora o mores……

  11. Sami says:

    Te vendoset nje cip ne mbathjet e fitnetes e ta marim vesh sa hajdare haxhillare do marre kjo rospi LSI. Asnje shtet ska guxuar ta beje kete idiotesi pasi shkel dhunshem privatesine e individit. Nuk e ka as Amerika as Kanadaja as Gjermania e as Italia. Ne se kjo do behet realitet atehere une them me plot gojen qe shqiperia nuk meriton te kete shtet sepse ka populli dele dhe jo dinjitoz.

  12. toni says:

    prape doni ta rripni kete popull. cipin makines po te duam ja veme vete tek kompanite e siguracioneve dhe nuk eshte nevoja te na detyroje kjo palo ministri me dhunen e ligjit dhe leket per cdo vit ti haje kjo lopa me kushedi sa te tjere qe nuk ju del emri. nese kjo miratohet neve na mbetet qe vetem tju mallkojme se delet nuk dine te ngrene krye per padrejtesite qe ju bejne keto palo qeveri fashiste

  13. ilir says:

    Ne redhe te pare ju qe shkruani kujtohuni qe dhe targa pa cip kushton dhe paguani kur e merni.
    E dyta kujtohuni qe kjo ju shpeton dhe nga abuziviteti dhe prepotenca e policit rrugor.
    E treta mos e quani nje ” kosto te paperballueshme me nga ky popull qe po grabitet” se 42 euro jan 0.5% e kostos minimale te mje makine qe do lejohet te qarkulloj pa ber tym ne rruget e Shqiperis.Kaq kushton vetem 45 litra karburant me te cilin mund te ryeni vetem 500 km.
    Mbase po te shikoni me thelle mund te keni me shum perfitime sesa humbje.
    E ndjek gazeten Tema dhe u habita se si u shkruajten kaq shpejt kaq shum sharje!!?
    me habiti ky lloj qendrimi dhe jo diskutim me analiza serioze.

    1. Don says:

      Ilir kjo eshte sajese per te zhvatur para. Nuk me thua cipi per cfare hyn ne pune? A e kupton ti qe personi eshte i survejuar ne cdo moment dhe i maten dhe kilometrat ne rruge? Kjo eshte shpikje alla shqiptarce per te bere para dhe ti zoteri je ne tave. Nuk me thua ne cilin vend te botes eshte aplikuar cipi ne targe? Amerika, Kanadaja,Anglia, Gjermania,Franca,Italia,Belgjika,Zvicra,Hollanda,Greqia,Spanja etj nuk e kane kete lloj survejimi sepse shkel te drejtat themelore te individit. Celulari ne se ka GPS eshte blere me deshiren e qytetarit pa ja imponuar njeri dhe jo te gjithe njerezit kane celular te atille.

  14. Emy says:

    Po ku po shkojme o njerez? Ku eshte privatesia ketu? Po pse duhet ta dije shteti ku shkoj une dhe sa km bej. Te gjeje forma te tjera per studimin e trafikut dhe pagesen e taksave sic funksionon sot ne gjithe e evropen. Keta tane kane luajtur mendsh, sikur po bejne gare te dalin te paret ne bote per kontrollin e popullsise. Rrezik edhe cipin njeriut krta do ja vene te paret.

    1. iliri says:

      Ça privatsie do ti kur patjeter seri sa ke kompiuter , ke adres e-mail, ke dhe celular!
      Nuk e kupton qe nuk ka cfar privatsie te te heqi ky koncesion se ta kan heq 6 kompanit e celularve dhe adresa e-mail qe ke?
      Je i pergjuar 24/24.

  15. MH says:

    Vendosja e cipit origjinal si nji burgagji shetites.Sepse survejohet nga do qe te levizin.

    1. iliri says:

      Po ti çipin e ke te celulari qe mban me vete gjith diten dhe e ve te koka e krevatit ne darke.

  16. Aldo says:

    Po ceshte ky cip kur ne kemi akoma 90% e rrugeve me 2 sense nga 1 korsi secila, kur parakalojme nuk e dim a do i mbijetojme atij parakalimi, shpresat per tu bere ndonje dite ky vend po shuhen ndjeshem. TURP !!!

  17. ça re says:

    ça thua mo vlla po kta sikur ishin l-kunder çdo lloj konçesioni ose vjedhjeje me sakte, ça behet kshu , nga I gjejne kta monstra dhe kto ide monster kta , kjo ja ben muuuuu qe eshte vjedhje nga lart ,kane krijuar kompanine ne 2014 pa lidhje fare dhe ja japin atyre domethene I marin vete per partine ,me keq se paiscani I pd I famshem , ue ça degjenerimi ,, gjasme do investoj 6 ml euro dhe mbas do 95 ml euro duke ju futur shqiptareve çipin ne bythe ,,kto gjera vetem policia I ben kur ndjek njeri me vendim gjykate nn ue ça monster ,,

  18. Ilir Bardhi says:

    Kush eshte pema?

  19. Ivani i madh says:

    Idiotizmat ne Shqiperi skane te sosur nje vend i keputur e i krahesuar me vendet e botes se trete mundohet te fute teknollogjine moderne kur ate se kane vene akoma shtete moderne Europiane ku ato nga ekonomia e ku Shqiperi. Te gjitha behen vetem per te vjedhur per asgje tjeter, se marin qeverite tona e keta palo politikane nga 3-4shkalle pa po shko vendin keq e me keq. Tek ne ka shperthyer aktiviteti dixhital tv ne medie, uje, elektrik e tani ne cipat kur ne Europa ku jetojme e punojme nuk degjojme idiotizma te tille edhe pse ekonomia e tyre eshte si nata me diten me Shqiperine. Vidhni me c’do menyre se ju ik mandati e pasaj behen pishman qe se ropet ma shume kete vend e popullit te mallkuar ne shekuj qe po e demtojne pjellat e saj me shume se armiqte e saj.

  20. qytetari B says:

    Mos flisni perçart. Sot je i lire te besh çdo gje, por je i kontrolluar dhe regjistruar oer çdo gje qe te besh. Ne qoftese une e shikoj qe luan bishtin, te dergoj dashin te te nderzeje. Me pelqeu njeri me larte qe thote nje te vertete, çipin e ka çdo njeri qe ka telefon dhetelefoni, celulari ne veçanti, tregon ne qender ne çdo moment se ku ndodhesh ne te gjithe rruzullin. Keshtu qe vendosja e atij çipit per makinat, per mua eshte mire, por kam dy pyetje, ato 48 euro nje here paguhen apo çdo muaj a vit apo shekull dhe e dyta po sikur ate çipin ta prish vete une qe te mos me kontrollojne, çfare behet? Para ca kohesh eshte diskutuar qe femijeve sapo lindin do tu fusin ne lekure ne dore nje çip qe s’do kete nevoje as per karte identiteti e as per ndonje dokument dhe kjo mbyll te gjitha çipet e tjera. Kjo eshte modernia!

  21. iliri says:

    Ve bast qe mero ka PEUGEOT ose ne se ka do ta mari!

  22. Vjedhje e paster.

    Kompania e krijuar ne 2015 (prill) ,akoma ska bere viti n dhe merr persiper nje projekt te tille ku ka ZERO experience.

    I blejne cipet ne Kine a Taiwan me cmime shume te uleta dhe vjen e ja fut shqiptarit me 100fish me shume. Ashtu si cdo gje ne at vend shkerdhate,veshmbathjet qe shiten 10 fish me shtrenjte se ne europe dhe pothuajse te gjitha jan materiale fallco,carburanti me cmim ne qiell edhe pse ka cilesi muti ndersa rrogat me te uleta ne kontinent.
    Natyrisht Fitnetja (thesi me mut)qe ska bo asnje dite”Fitness” eshte thjesht fasada e ministrit HaxhiTurku.

    NDERKOHE KEMI INFRASTRUKTURE SKANDALOZE QE S’KRAHASOHET AS ME VENDET E BOTES SE TRETE.

    Ktu cdo gje behet vetem per te ZHVAT xhepat e popullit e jo per “sigurine” e tij.

    Nqs kan perzemer sigurine le te ndertojne RRUGET DHE HEKURUDHAT ASHTU SIC DUHET.

    Cipat ne makine nuk i kan as vendet me te zhvilluara te botes o plehra.

    Ju doni gryken e kallashit ne gurrmaz.

  23. Vjedhje e paster.

    Kompania e krijuar ne 2015 (prill) ,akoma ska bere viti n dhe merr persiper nje projekt te tille ku ka ZERO experience.

    I blejne cipet ne Kine a Taiwan me cmime shume te uleta dhe vjen e ja fut shqiptarit me 100fish me shume. Ashtu si cdo gje ne at vend shkerdhate,veshmbathjet qe shiten 10 fish me shtrenjte se ne europe dhe pothuajse te gjitha jan materiale fallco,carburanti me cmim ne qiell edhe pse ka cilesi muti ndersa rrogat me te uleta ne kontinent.
    Natyrisht Fitnetja (thesi me mut)qe ska bo asnje dite”Fitness” eshte thjesht fasada e ministrit HaxhiTurku.

    NDERKOHE KEMI INFRASTRUKTURE SKANDALOZE QE S’KRAHASOHET AS ME VENDET E BOTES SE TRETE.

    Ktu cdo gje behet vetem per te ZHVAT xhepat e popullit e jo per “sigurine” e tij.

    Nqs kan perzemer sigurine le te ndertojne RRUGET DHE HEKURUDHAT ASHTU SIC DUHET.

    Cipat ne makine nuk i kan as vendet me te zhvilluara te botes o plehra.

    Ju doni gryken e kallashit ne gurrmaz..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje