Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion të gjerë për prishjen e ndërtimeve pa leje në aksin rrugor Durrës-Vlorë.
Në aksionin që përfshin të gjitha strukturat e IKMT-së në rrethe do të prishen 300 objekte.
Sipas IKMT-së, objektet që do të prishen janë të madhësive të ndryshme dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë për qarkullimin rrugor.
“Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit, ka nisur sot një operacion në aksin rrugor Durrës-Vlorë. Plani I punës I IKMT parashikon prishjen e mbi 300 objekteve në të dy krahët e këtij aksi rrugor.
Objektet janë të madhësive dhe funksioneve të ndryshme. Ato ndodhen shumë pranë rrugës automobilistike, duke u konsideruar një rrezik potencial për automjetet që lëvizin në këtë segment.
Për shkak të numrit të objekteve dhe gjatësisë së aksit rrugor, parashikohet që puna për prishjen e plotë dhe pastrimin nga inertet të zgjasë disa ditë”, thuhet në deklaratën e IKMT..
Ja keshtu ja lumsha , vete i lejuat ,sepse morret para vete po i prishni .
Kur keto ndertime konsiderohen te paligjshme , pse demshperblen shteti me xhep te cpuar keta bandite.
Po Hotelin e Koqo Kokdhimes do ta hudhi poshte ky Edrama?
–
Prishja e objekteve pa leje ose kundra planimetrise eshte i vetmi suskse i Edrames personalisht, se te ishte per lepujt Balla e Brace apo Gramoz Ruci, kjo bande e felliqur e lidhur me krimin sdo guxonte.Pra nuk eshte merite e PS por e Edrames, prandaj nje vize apo dy te bardhe mund ti lejohet per kete veprim kombetar.
Pastroheni pa meshire kete gernadhe me emrin Shqiperi qe na e la Berisha si nje kufome.
Ti prishin qe ti lujn fene mos lene germadha ne mes te rruges te marrin fryme njeriu.
Bravo,po germadhen e koqe kokedhise ne bregdetin e qeparoit do ta prishe xhaxhi Rama apo i seleksionon sipas votes prishjet,Qe ta dime se po prishen pa dallim e kam fjalen.ja te shikojme.?