Berat, mësuesit deklarojnë votën në drejtorinë e shkollës/ Drejtoresha: Pi kafe në orar të punës, se ma lejon ligji

26 Janar 2016, 20:42Sociale TEMA

Emisioni “Fiks- Fare” tronditi sërish mbrëmjen e sotme me nje tjetër investigim në radhët e arsimit në vendin tonë. Ai solli në sytë e publikut rastin e një drejtoreshe shkolle në qytetin e Beratit, e cila akuzohet nga mësuesit e shkollës se abuzon me postin e saj drejtues.

Në shkollen 9-vjeçare “Thimi Tani” në qytetin e Beratit , drejtoresha e shkollës Tatjana Hoxha , e cila e mban këtë post prej 6 vitesh, akuzohet se në zgjedhjet e pushtetit qendror 2013 ka përpiluar një listë me të dhënat personale të mësuesve të shkollës që drejton, por duke përfshirë mbi të gjitha bindjet e tyre politike. Pjesë e listës së përpiluar ishin gjeneralitetet e mësuesve si emër, mbiemër, numër telefoni, qendra e votimit , si dhe partia për të cilën votojnë.

Vetë mësuesit e shkollës kërkuan ndihmën e emisionit Fiks Fare për të bërë publik këtë problem dhe shumë të tjerë që lidheshin me postin e znj.Hoxha.

Kjo e fundit listën e ka përdorur për interesa të një partie politike, duke shfrytëzuar postin, pasi të dhënat mbi mësuesit i merrte me anë të nxënësve të shkollës, pohojnë mësuesit. Njëra prej mësueseve tregon se në kohën e zgjedhjeve një nxënës ka shkuar në klasë dhe e pyeste për qendrën ku votonte. Një tjetër mësuese identifikon emrin e saj në listë dhe pranon se ia ka dhënë këto informacion drejtoreshës. E pyetur nga gazetarja me listën e përpiluar prej drejtoreshes Tatjana Hoxha, ajo mohon ta ketë bërë këtë listë, por nga vëzhgimi i gazetarve në regjistrat e shkollës ,shkrimi i drejtoreshës Hoxha është i njëjtë me atë të listës së përpiluar përpara zgjedhjeve qendrore.

Mësuesit që iu drejtuan emisionit Fiks Fare , ngritën gjithashtu akuza të tjera mbi drejtoreshën Hoxha. Sipas tyre ajo nuk ndante në mënyrë të rregullt orët e mësimit, duke i lënë disa mësues me shumë pak orë mësimi.

Dy mësuese të cilat kishin mbi 30 vite punë në këtë shkollë tregojnë se kanë nga 6 orë gjithsej në vend të 20 orëve që duhet të kishin, fakt ky që ndikon në uljen e pagës. Gjithashtu në video mësueset pohojnë se si përballen çdo ditë edhe me epitete të çuditshme nga drejtoresha, si “grupi i plakave”, “majmuni” apo “ramka”. Mësuesit ankohen edhe për 3 % e lekëve nga shitja e teksteve shkollore për vitin 2015-2016. Në mungesë të ndarjes së librave nga distributor përkatës, nxënësve ju janë ndarë librat nga vetë mësuesit e shkollës 9-vjecare “Thimi Tani”. Shumën në fjalë drejtoresha Hoxha nuk jua ka shpërndarë mësuesve, por e ka mbajtur për vete, gjë të cilën e pohon edhe para kamerave. Edhe për problemet që mund të hasin mësuesit, drejtoresha Hoxha e ka pak të vështirë t’i presë në zyrë. Në video duket qartë se si ajo e përcjell me indiferentizëm një nga mësueset se nuk ka kohë ta presë, pasi me ligj asaj i takon të rrijë gjithë ditën në kafe.

Nuk ngelen pas as nxënësit e shkollës në karvanin e shkeljeve të kryera nga drejtoresha Tatjana Hoxha . Çdo vit shkollor, nxënësit e shkollës janë të detyruar po nga drejtoresha e tyre të blejnë dëftesat me shumën prej 200 lekë.

Fiks Fare kërkoi prononcimin e drejtoreshës së shkollës Tatjana Hoxha, e cila nuk i priti gazetarët në institucion, por urdhëroi rojen e shkollës që t’i nxirrte jashtë. Gazetarët e Fiks Fare nuk e e lanë me kaq duke iu vënë pas drejtoreshës e cila nuk dha asnjë sqarim. I vetmi që pranon të jap sqarim nga shkolla është nëndrejtori i kësaj shkolle. Ai nuk pranon asnjë nga akuzat që mësuesit ngrenë për drejtoreshën dhe hedh poshtë çdo pretendim të tyre. Nëndrejtori, Adriatik Basha, i pyetur për listën me bindjet politike të mësuesve i referohet drejtpërdrejt vitit 2013 , ndërkohë që në pyetjen e gazetares nuk kishte referim viti. Vetë drejtori pohoi, se në vitin 2013 ishte bërë një listë e tillë dhe ai ishte në dijeni.

Emisioni Fiks Fare ju drejtua Drejtorisë Arsimore Rajonale të qarkut të Beratit.

Selman Hoda, drejtor i DAR Berat nuk pranon të proncohet. Por në një bashkëbisedim të gazetetares me të, nuk mohon faktin se lista e përpiluar në vitin 2013 nga Tatjana Hoxha mund të jetë e vërtetë. Ai thotë se prej dy vitesh që unë jam në këtë post nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe as që bëhet fjalë që në shkolla të flitet më për politik.

2 komente në “Berat, mësuesit deklarojnë votën në drejtorinë e shkollës/ Drejtoresha: Pi kafe në orar të punës, se ma lejon ligji”

  1. Spartaco says:

    Te gjithe drejtuesit e institucioneve ne keto zgjedhje kane vepruar keshtu, bile edhe me keq duke detyruar personelin qe te deklaronte voten. Pervec kesaj ky punonjes duhej te deklaronte edhe 2 persona te tjere qe i kishte bere me PD. Mua ne Shkoder me ka marre ne telefon nje kordinatore e PD per lagjen Kiras, me mbiemer Bishanaku, dhe me ka thene se duhet te paraqitesha pas dite ne filan vend ne mbledhje. I thashe se ke gabuar numer, jo me tha emrin tuaj e ka deklaruar ….faturistja e energjise elektrike!!!!

  2. e verteta says:

    Thuhet se i gjithe Berati, ska me qytetare aty se kane ik dhe kan marr dhene, pasi Berati eshte 100% katundar tani dhe virusi LSI po ben kerdine….. bir Selman i nenes ke te qaj me pare…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje