Zululand/ Hervin Çuli: Me shfaqjet e fundit, TK i ka shitur 100% biletat. Po sjellim autorë të mëdhenj me një frymë të re

25 Janar 2016, 20:05Sociale TEMA

Mustafa Nano ka patur të ftuar këtë të hënë në Zululand Hervin Çulin, Drejtorin e Teatrit Kombëtar.

Emri i Çulit u lakua shumë mediatikisht pas provave gjenerale të shfaqes “Tri Motrat” nga Çehov, ku vet Çuli u përfshi në një përplasje me gazetarin e ABC News, Eni Shehun.

Të dyja palët pretenduan se kishin pasur të drejtë, por në Zululand Çuli pranoi se  ishte penduar për energjinë verbale me të cilën i ishte drejtuar gazetarit. Megjithatë, ai shtoi se presioni për këtë shfaqje ishte shumë i madh. “Kam punuar 4 muaj për këtë shfaqje. Për mua ishte si të mbroja fëmijën tim”, perifrazoi  drejtori i TK në studion e Zululand.

I pyetur nga Muastafa Nano për videon ku ai shihet duke hyrë në një kazino, Çuli tha se sulmi mediatik ndaj këtij vesi, më shumë ka rënduar tek familja e tij, sidomos tek e ëma.

Çuli u shpreh se ai ka punuar çdo ditë për 4 muaj rresht për të sjellë në TK Çhehovin me “Tre motrat”, ndaj e cilësoi si banale dhe agresive mënyrën sesi  një media mund ta përdor pushtetin për të përbaltur një njeri.

Më tek biseda kaloi në një drejtim më profesional duke folur konkretisht për teatrin dhe problematikat e tij.

Drejtori i TK tha se në “terma biletash është 6 herë më mirë sesa e kam gjetur TK. Me shfaqjet e fundit kemi shitur 100 përqind biletat”.

“Po sjellim autorë të mëdhenj me një frymë të re”, u shpreh Çuli në Zululand.

Në fund ai foli edhe për bashkëpunimet me trupën e teatrit të Kosovës, ku tha se teatri ynë është disi më konservator në krahasim me Kosovën, e cila në disa aspekte e pranon më shpejt të renë.

Emisioni i plotë në linkun:

6 komente në “Zululand/ Hervin Çuli: Me shfaqjet e fundit, TK i ka shitur 100% biletat. Po sjellim autorë të mëdhenj me një frymë të re”

  1. nextGeneration says:

    Ky zotèria duhet te kuptoj qè ekziston policia private, stuart apo “buttafuori” i thone andej nga Italia, qe pak a shume ruajne rendin ne ambientet private, dhe èshtè absurde qè drejtori i teatrit kombètar tè sillet si horr, rrugaç pa tru nè kokè. Nè qoftè se duam ta ndryshojmè kètè vend duhet ta nisim nga koka dhe jo nga bishti. Nè qoftè se ti zotèri nuk zbaton ligjin po vepron me kokèn tènde ik andej nga ke ardhur se ka 1000 mè tè mirè se ty qè janè gati tia kthejnè imazhin teatrit kombetar.

  2. luani londer says:

    Muc Nano ka gjete vtevehten zyren e ka te mire por si ka thone kush* puna e mbare*shqiperia i ka te gjitha por ska buke me honger se breket tani i kane moderne me pak cope per kursim ,o Muco sle gazete pa dale ne resme,ake fut nonje ne pune deri tani me intervistat tuaja bajate apo vetem leke ne xhepin tuaj ,ju e doni fukarane shume.

  3. Tr says:

    KY DHE VETE E DIN QE ESHTE NJE KOKERR GOMARI !!!!

  4. rrumpalla says:

    Veset nuk jane te ndaluara, mjaft qe te mos nderhyjne ne pune !
    Ky eshte shume me i mire se ca te tjere qe hiqen si burra zamani, dhe jane b…

  5. temujin says:

    Pune e lavderueshme

  6. teaterdashes says:

    Si “une mund te kisha deshire te vija komedi “, po pse ky “bordi” per cfare eshte zgjedhur per te plotesuar deshiren e drejtorit te teatrit kombetar????
    Fatkeqsisht ka mungesa shuuuuume te medha per njerez qe e njohin teatrin ne Shqiperi, dhe bisedat subjektive si kjo nuk sjellin asgje te dobishme….vecse deshmojne “katandine” ku eshte teatri aktualisht…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje