Kapshticë, rikthehen radhët në kufi. Këtë herë jo prej festave

24 Janar 2016, 15:25Sociale TEMA

Pika e kalimit kufitar në Kapshticë është përballur sërish me radhë të konsiderueshme të qytetarëve shqiptarë.

Edhe pse kjo gjë është kthyer në një fenomen që karakterizon zakonisht sezonet festive, shkak i radhëve këtë herë është bërë greva e paralajmëruar e fermerëve në shtetin grek, e cila ka sjellë edhe bllokimin e lëvizjes për qytetarët në kufi.

Ndërkohë gra, fëmijë e të moshuar kanë qëndruar për rreth dy orë gjatë mesditës së të dielës, duke pritur që të kalojnë kufirin, raporton TCH.

Ata janë vendosur përballë faktit të bllokimit në kufi, pasi kjo situatë nuk ka qenë e paralajmëruar, teksa janë shprehur të shqetësuar lidhur me faktin se do t’u duhet të qëndrojnë në pritje në mes të të ftohtit.

Prej momentit kur greva ka nisur në shtetin grek, në pikën kufitare të Kapshticës janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa duket se kjo situatë do të përsëritët çdo ditë deri të martën, teksa sipas paralajmërimeve grevat do të zhvillohen dy herë në ditë, duke shkaktuar edhe bllokimin e kufirit.

2 komente në “Kapshticë, rikthehen radhët në kufi. Këtë herë jo prej festave”

  1. tfgs1 says:

    shteti grek nuk duhet te lejoi asnje kemb suniti qe te shkel token e bekuar greke,pasi jane te pabese e bukeshkale……………

  2. Bulkth says:

    Grekofagos! Edhe per pak muaj nuk do te kete me shtet jevgjit per ty Europa mbyll kufirin me racen Greco evgjite dhe ti vllaho -jevgjit do e mbyllesh ciklin e bythq—–s vetem me Alvanoset dhe paret do ti marre janulla qe te ndertoje qisha per sqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje