Edmond Tupja ka botuar një libër të ri, me titullin “Album i brengës më të thellë, që i kushtohet djalit të tij autik.
Libri përmban poezi, me të cilat Tupja shpreh ndjenjat dhe emicionet për të birin.
Duke folur në një intervistë për Mapon në lidhje me këtë libër, ai thotë se deri më tani barrën më të madhe për rritjen dhe kujdesin e të birit e ka pasur e shoqja, Xhilda. Ajo hoqi dorë nga piktura dhe për vite të tëra iu përkushtua vetëm të birit.
“Tani që unë jam në pension, mendova se do të kisha më shumë kohë, por nuk kam sepse djali kërkon shumë kohë e të gjithë këtë e ka pasur Xhilda me një vetëmohim, stoicizëm, pa u ndjerë”.
“Prindërit e përjetojnë thellësisht. Unë dhe Xhilda kishim thurur ëndrra për këtë fëmijë. Ishte koha kur e drejta e studimit në diktaturë nuk dilte kollaj.
Thoshim që edhe po të mos i dilte e drejta e studimit, unë, i ati, do i mësoja frëngjisht, pikturën do ia mësonte ime shoqe. Por këto nuk u realizuan”, – rrëfen ai, ndërsa kujton edhe netët pa gjumë dhe sesi jashtë shtëpisë jeta vazhdon normalisht dhe me të njëjtat kërkesa e ritme i duhet t’i bindesh, edhe kur ke kaluar kohë të vështirë dhe të pagjumë…Krahas vuajtjes është edhe lumturia.
“Fitoret e vogla, hapat e vegjël përpara të japin një gëzim të paparë. Mundimi nuk ka shkuar kot.
Pas tronditjes së thellë, i bëmë ballë. Kuptuam që duhet të japim shumë dashuri. Dashuri të pakushtëzuar. Të paktën sa të jemi gjallë ne prindërit, t’i bëjmë të lumtur, që nëse ata do të kenë kujtime, të paktën ta mbajnë mend këtë lumturi”, – thotë Tupja.
Per femijen me vjen shume keq ,por i jati(tupjja) eshte nje njeri i degjeneruar.
Suksese profesor zoti ju ndihmifte.