Mes vrasësve dhe manipulatorëve të 21 janarit janë edhe dy mjekë.
Fjala është për dyshen Koçeku – Gega, që në ato orë të trazuara kur konfirmohej vdekja e tre personave në protestë, jepnin versionin e “vrasjes së tyre nga afër”, duke lënë të nënkuptuar se ishte fjala për një komplot, pasi paralel me deklarimet e tyre “profesionale”, mediat afër qeverisë dhe zërat e drejtpërdrejtë qeveritarë aludonin për vrasje të realizuara nga rradhët e opozitës.
Pas dekonspirimit të skemës qeveritarë për t`ia faturuar opozitës vrasjen e protestuesve, deklarimet e mjekëve , gati u harruan e u lanë pak si në periferi të asaj ngjarjeje.
Një deklaratë e ministrit të Shëndetësië, Ilir Beqja në janar 2014, i risolli në kujtesë opinonit dhe “lojën” e luajtur nga dy mjekët e Ushtarakut, të cilët pothajse nuk u ndjenë më pas ngjarjes.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është drejtuar në dt. 13/1/2014 Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut në Tiranë me një ankesë ndaj dy mjekëvë të spitalit Qëndror Universitar të Traumës-Tiranë (ish-spitali ushtarak), përkatësisht, Sami Koceku dhe Alfred Gega.
Por, Urdhëri i Mjekut i “ndëshkoi” ata vetëm me një paralajmërim.
nuk jane mjeke, jane dy kafshe qe mund te shesin edhe gjakun e te semureve…me ate qe bene. Turpi i mbulofte ne shtate breza! Shihini ne fytyre!
Po ,Ministria e Shendetesise,Licencen ketyne mjekeve qe kane shkele “Betimin e Hipokratit” a mundet qe tua hjeke licensen e mjekut per “rrenat ” e porosituna?