Ja çfarë përmbajnë 112 projektet e propozuara nga Bashkia e Tiranës

20 Janar 2016, 17:49Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës prezantoi sot në konferencën e donatorëve 112 projekte të ndarë sipas pesë fushave priotares si: zhvillimi ekonomik, zhvillimi rural, zhvillimi social, jeta në qytet dhe transporti. Për secilën nga këto pesë fusha në konferencë u prezantuan projekt-ide që variojnë nga planifikimi më i mirë urban, zhvillimet infrastrukturore dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.

Vizioni i ri i Bashkisë është transformimi i Tiranës nga një qytet që përsiatet çdo ditë për të ofruar shërbimet bazike tek qytetarët e saj, në një qytet që është i miqësor dhe lehtësisht i aksesueshëm për qytetarët apo turistët.

Për sa i përket zhvillimi të jetës në qytet, Bashkia e Tiranës propozoi projekte për korsi të dedikuar biçikletash, në disa prej akseve kryesore të qytetit. Një tjetër projekt ka të bëjë me korsi të dedikuar për autobusë përgjatë bulevardit ku kalon Lumi Lanës. Bashkia ka prezantuar projektin për vendosjen e semaforëve LED në të gjitha kryqëzimet. Por, nuk mungojnë dhe projekte madhore siç janë terminali perëndimor, parkingjet nëntokësore, mbikalimet, tram dhe tren në Tiranë dhe projekti për pusetat plastike dhe makineri për pastrimin e kanaleve të ujërave të zeza. Për këtë fashë projektesh u propozuan 14 ide.

Ekonomia ishte një tjetër pikë e rëndësishme e prezantimit të projekteve. 16 projekte që kanë në thelb zhvillimin e qytetit u prezantuan përpara donatorëve. Disa prej tyre kanë të bëjnë me zhvillimin e zonës teknologjike dhe ekonomike, promovimin e produkteve e “Made in Tirana”, krijimin e portalit të punëismit për Bashkinë e Tiranës, ngritjen e zyrës së karrierës, transformimin e Tregut Cam në një zonë zhvillimi ekonomik dhe ngritjen e inkubatorit të biznesit social.

21 projekte të tjera i përkisnin zhvillimit social. Të cilat kishin në fokus përmirëismin e kushteve për komunitetin rom dhe egjiptian, rikonstruksionin e disa shkollave, hapjen e një qendre sociale ditore në Krrabë, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe projekte të tjera për fuqizimin e ide inovative.

Në fokus të vecantë të kësaj konference ishte dhe jeta në qytet, për të cilën u prezantuan 57 projekte. Përmes këtyre projekteve Bashkia e Tiranës synon kryesisht shtimin e hapësirave të gjelbra. Disa prej projekteve të kësaj kategorie janë për krijimin e serave për prodhimin e pemëve për mbjellje në qytet, park aventurash, pika informacioni për parqet, zhvillimin e Parkut të Pëllumbasit, krijimin e Parkut të Tulipanave, park lojërash për personat me aftësi të kufizuar, pika monitorimi për cilësinë e ajrit, krijimi e parkut sportiv për motorra etj,.

Një tjetër fokus në këtë konferencë i është dhënë zhvillimit rural, ku u prezantuan projekte mbi krijimin e hartës dixhitale për prodhimet e agrikulturës, ngritjen e qendrës së këshillimit për fermerët, zhvillimin e agroturizmit në Ndroq dhe aplikimin e projektit agroturizëm i qendrueshëm për zhvillimin lokal në Pezë.

Kjo konferencë synon të prezantojë zgjidhje efektive, të cilat ulin kostot, ulin përdorimin e burimeve të limituara apo të fundme si dhe angazhojnë të gjithë aktorët e shoqërisë në zhvillimin e saj.

Për arritjen e këtij vizioni, Bashkia e Tiranës synon të krijojë lidhje të forta mes qeverisë lokale, sektorit privat, investitorëve vendas e të huaj, donatorëve, e institucioneve që ofrojnë ekspertizë në fusha të ndryshme dhe më e rëndësishmja qytetarëve.

3 komente në “Ja çfarë përmbajnë 112 projektet e propozuara nga Bashkia e Tiranës”

  1. tfgs1 says:

    nder te tjera,vecojne ”veprat madhore” tregu cam dhe big jamia…!!!

  2. roberto says:

    Te gjitha sa lexuam nga projektet ,jane maja e ajsbergut tre halleve te shumnta te qytetareve tiranas!
    Duket hapur se keto projekte NUK JANE MARRE NGA SHQETESIMET PRIORITARE TE BANOREVE,por vetem projekte spektakolare mediatikeb per REKLAME BOSHE gjoja po punojme!
    Jo se jam kundra ketyre,por keto jane me vlere kur te jene bere disa gjera te tjera mne te deomosdoshme:
    1-Te hiqet monopoli ne transportin urban dhe cmimi i biletes te behet 20 leke!
    2-Pastertia e qytetit me gjithe ish komunat te jete SHEMBULLORE,qe firmat e pastrimit te mos grumbullojne plehrat nga koshat,por te mos lene asnje bisht cingare ne rruge!
    Rruget e cqytetit te quhen te pasterta jo kur fshihen me fshese,por kur LAHEN ME UJE ME MAKINA LARESE ME FSHESA!!!
    3-Te zhduken nga qyteti te gjithe qente rrugace!
    4-Ne cdo bllok banimi te kete lulishte me hapesira te llogaritura per m/2 per banore e jo te mjaftohemi vetem me Parkun Rinia apo Liqenin!
    Cdo bllok banimi te kete cerdhe dhe kopshte shteterore
    5-Ai qe sot reklamohet si FURNIZIM ME UJE,te kthehet ne FURNIZIM ME UJE TE PIJSHEM e jo uje per te lare wc-te!!
    6-Te zhbllokohen trotuaret nga tavolinat dhe kasrriget e lokaleve,te hiqen gjoja lulishtet fallco ne trotuare dhe te caktohet hapesire trotuari per m/2 sipas banoreve!
    7-OSHEE te verifikoje vjedhjen e energjise elektrike neper bodrume dhe garazhe private te pallateve,sepse atje behet biznes dhe dritat u vidhen banoreve nga lidhjet e shkalleve!
    8-Te hiqen fatorinot nga Urbanet dhe te vihen kartat elektronike!
    Linjat kryesore si Kombinat-Kinostudio,Unaza,Tirana e Re etj te jene ne vartesi te Basdhkise sepse jo vetem kane fitime kolosale,por edhe do t’i sherbejne popullit me mire!
    Per cdo linje autobuzi te caktohet rreptesisht koha e nisjes dhe mbarimit te levizjes,qe njerezit te llogaritin me saktesi vajtjen e vtyre ne pune etj!
    10-Ne Bashki te kete nje numur JESHIL qe qytetaret te ankohen falas!
    11_Per dhenien e Licencave te firmave te Transportit Urban te merret mendimi i qytetareve me votim direkt dhe atyre qe nuk marrin me shume se 70% te votave t’u hiqet licenca ose t’u vihet gjobe prej mbi 10 milion leke te reja ne vit!
    Pastaj vijne ato LLUKSET E TJERA o Erion qe do t’u sherbejne niperve tane se as ti nuk do jesh gjalle atehere!
    Une dua sot te jetoj e jo pas 100 vjetesh!
    Pensionistet te levizin FALAS ne Urbane!
    9-Ne cdo bllok banimi te kete nga nje mence ushqimi,ku te varferit te ushqehen….. FALAS!!!

  3. njesia says:

    Sa i mjere eshte ky kryetar. Dhe ne rrjete sociale megjith mbulimin serviloses qe i bejne mediat nuk prodhon dot as komente e jo me shprese dhe pune per qytetin tone. Kryetar pa ngjyre, i shperlare thuhet ne keto raste!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje