VIDEO/ Pensionistët italianë transferohen në Tiranë për t’u ndjerë të pasur

19 Janar 2016, 22:03Sociale TEMA

Shqipëria është destinacioni i pensionistëve italianë, shkruan RAI. Të moshuarit me pensionin minimal që në Itali nuk arrijnë të sigurojnë mbijetesën, përtej Adriatikut, për shkak të kostos së ulët të jetesës ndjehen pothuajse të pasur.

Reportazhi i përgatitur nga media italiane kujton kohën kur 20 mijë shqiptarë emigruan në vitet ’90 drejt Italisë, e cila u përballë asokohe me emergjencën humanitare. 25 vjet më vonë Shqipëria ka ndryshuar ashtu si dhe rolet.

Tani vendi i shqiponjave është kthyer në tokë shprese për italianët dhe simbol i jetesës me kosto të ulët. Karmine, Xhuzepe, Xhankarlo, Vincenco janë disa nga pensionistë italianë që jetojnë mes Tiranës dhe Durrësit.

Në Shqipëri një kafe kushton 40 cent, qiraja e një shtëpie, 150 euro, dhe as faturat nuk janë të frikshme: me 50 euro në muaj paguhen energjia dhe uji.

Kështu edhe një pension minimal prej 500 eurosh, që në Itali shpesh herë nuk mjafton, në Shqipëri bëhet një thesar i vogël për t’u administruar pa e vrarë shumë mendjen.

5 komente në “VIDEO/ Pensionistët italianë transferohen në Tiranë për t’u ndjerë të pasur”

  1. Spiro says:

    Me dy bureke me dhalle ne mengjes shtyhet gjithe diten

  2. Wendy-B says:

    Ide e mire kjo. Pensionistet italiane jetojne si “mbreter”ne Shqipni me 500 euro . Cojini pensionistet tane ne Itali te marrin dhe ata 500 euro ?

  3. Trimi says:

    Ne u japim Kadarene, ata na japin shoket e Musolinit. Si gjithmone fitimtare partizanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje