Përpjekje për të nxirë imazhin e Shqipërisë?

19 Janar 2016, 10:20Sociale TEMA

Nga Blendi Salaj

Duke rriskuar të tingëlloj si paranojak, më bën shumë përshtypje një valë artikujsh, reportazhesh e kronikash të mediave të huaja që kanë në objektiv Shqipërinë, duke e paraqitur vendin tonë në dritë të errët, si një fole xhihadizmi që furnizon ISIS-in me armë, edhe pse arsenali shqiptar përbëhet më së shumti nga kallashnikovë të ndryshkur, ndërsa arsenalin me predhat Shqipëria i demontoi me sukses disa vite më parë me ndihmën e ShBA.

Një artikull në shtypin britanik thotë se Shteti Islamik i mori Mafias, dhe tani kontrollon tregëtinë e hashashit nga Shqipëria drejt botës duke fituar kësisoj 4 miliardë paund në vit, kjo ishte në The Daily Mirror (link is external) ditën e djeshme. Informacion që qartazi nuk ka bazë në realitet, dhe as provohet nga ndonjë e dhënë konkrete në artikull

Një raport i sotëm nga  Antoni Ferrari në Corriere TV (link is external) thotë se ka mbi 1000 rekrutë xhihadistë në vendin tonë, por as ky raport nuk paraqet ndonjë burim faktual të këtij informacioni dhe shkon deri aty sa deklaron se Shqipëria tanimë është bërë defacto baza nga ku Italia mund të pësojë sulme të tipit të Parisit.

Një tjetër shkrim, si qershia mbi tortë, është botuar po sot, në edicionin europian të Politico (link is external) nga gazetari freelance Jack Davies tregon sesi në Shqipëri njerëzit vriten nga armët në një masë alarmante, duke cituar 5.86 vdekje nga armët për çdo 100,000 vetë në vitin 2013, dhe duke deklaruar se vrasjet nga armët në Shqipëri mbeten shumë të larta pas vitit 2010, pa përmendur se në Shqipëri viti 2015 shënoi rekordin më të ulët absolut në 25 vjet, me 54 vrasje në total, që do ta pjestonte me 3 nivelin 5.86 që paraqet autori.

Artikulli e krahason Shqipërinë me ShBA-të duke thënë se 5.86 vrasje me armë për 100,000 persona është dyfishi i nivelit të vrasjeve në Amerikë, që mban shifrën mesatare 3.55 për 100,000 (në qendra urbane si Uashington DC, kjo shifër arrin në 15.9).

Artikulli i Davies krijon përshtypjen se për shkak të gjyqësorit të korruptuar qytetarët shqiptarë mbajnë armë për vetëmbrojtje. Kjo është një rrenë me bisht, e cila përforcohet kur autori citon deputetin demokrat Gent Strazimiri të thotë: “Sigurisht, nuk u vë dot faj (armëmbajtësve). Si mundet një qytetar normal të ketë besim tek Policia dhe Gjyqsori? Si t’i bindim se nuk u duhet arma?”.

Më tej artikulli merret me histori të stërthëna si Kanuni dhe kolapsi total i vitit 1997, gjakmarrja dhe kallashnikovët dalin në skenë ndërsa Lazarati jepet si shembull i mungesës së ligjit, duke e zeruar operacionin e vitit 2014 kur Strazimiri, kësaj rradhe duke qeshur, e quan “Tjeshtë një shfaqje”. Më tej shrkimi në Politiko vë në dukje se Shqipëria me kaq shumë dhunë armësh do ketë probleme me hyrjen në BE në 2020, ndërkohë që vende anëtare të BE-së si Lituania kanë 6.9 vrasje nga armët për 100 mijë.

Reforma në Drejtësi, edhe pse e mbështetur fuqishëm nga BE dhe amerikanët të cilët madje e konsiderojnë veten bashkëautorë (link is external) të saj, në këtë artikull konsiderohet si një proces jo fort shpresëdhënës, madje (sërish) deputeti demokrat e quan “një sëmundje të re”, duke e konsideruar të gjithën si një përpjekje të qeverisë për të kontrolluar gjykatat.

Ndoshta nuk ka një përpjekje të përqëndruar për ta nxirë fytyrën e Shqipërisë, dhe jam veç unë që shoh fantazma. Por vendi Wild West i përshkruar në rreshtat, ku qytetarët e ndershëm ecin me kobure në brez për vetëmbrojtje, ku ISIS kultivon 6.1 miliardë USD kanabis në vit, furnizohet me armë e ku po përgatiten mijëra ushtarë xhihadi për të terrorizuar Italinë dhe BE-në nuk ngjan aspak me vendin e varfër, plot probleme, por jo të tilla thagma, që është Shqipëria sot.

E mbase, kur të ketë rënë pakëz zemërimi i shkaktuar ndër shqiptarë nga reklama e Qeverisë tek “The Economist”, duhet të shohim nëse njëherësh me këtë ka edhe një përpjekje sistematike për ta nxirë imazhin dhe perspektivën e Shqipërisë në mediat botërore.

Peshkupauje.com

17 komente në “Përpjekje për të nxirë imazhin e Shqipërisë?”

  1. Spartaku says:

    ç’verin e semes duan keta te huajet qe shpifin kundra vendit ton? Kjo e ka nje spjegim.Pd-ke,udheheqesit e saj shkojne andej nga europa dhe vjellin kundra vendit te tyre.Keta monstra te keq duan te mos futet vendi yne ne BE,ashtu siç nuk duan te bejne reformen ne drejtesi.

    1. Anton says:

      Duket qe ose serbo-greket ose serbi qe kemi ne Shqiperi (Sali Pashe Toptani) po e nxijne Shqiperine me artikuj te paguar. Kjo nuk duket e rastesishme. Qeveria duhet ti hedhe ne gjygj keta maskarenj qe nxijne Shqiperine dhe duan ta paraqesin si delen e zeze. Xhihadistet keta i kane ne Angli, France. Belgjike Itali e gjetke sepse i kane pranuar ne mase ne vendet e tyre. Dhe perpiqen tja hedhin fajin Shqiperise. Armet xhihadisteve ja u shesin vete trafikantet e tyre dhe prape perpiqen tja hedhin fajin Shqiperise. Duket qe Saliu pasi e ngopi me rrena Shqiperine tani ka filluar ta ngopi me rrena edhe Europen per ta paraqitur qeverine e tanishme si te korruptuar. Fakti qe Strazimiri eshte ne artikull flet qarte qe kete nxirje te Shqiperise e kane stisur PD-ja me Berishen, anti-shqiptai me i madh. Strazimiri duhet te shkoje ne gjygj per shpifje ndaj vendit te tij dhe gazeta ne fjale po ne gjygj per shpifje. Qeveria shpenzoni ca leke per te pastruar imazhin e vendit. Tregojini vendin ketyre mafiozeve qe se kane per gje te gjenjejne per para.

  2. XUME PROTOPAPA says:

    BLENDI SHIKO PAK ME LARG

    hundes tende, se permbledhjen qe i ke bere artikujve te shtypit balerin te huaj, per vendin tone, di ta beje edhe Mazllumja e Surrelit gjate pauzave kur del te shese nallane per turistet dimerore te Tirones.

    Po sikur ta shikoje ne nje aspekt tjeter, shume me praktik dhe mesiguri ai i verteti ?

    Kur psikopati bipolar me kartele, çun tirone i Kristaqit, hap gryken e thesit te parave tona, i orientuar nga balerina Endrina Fuga dhe Allister-i i Blair-it , per ti thurur lavde vehtes dhe askujt tjeter, te tjeret, Ferrari, Davies e shurrane te tjere, ndihen te refuzuar ne xhelozine e tyre ndaj fitimeve gratis qe mund te kene nga sharlatane republikash prodhuese te bananeve.

    Shtoi kesaj gjuetie shtrigash edhe qelbesira si Strazimiri, apo ai kryetari i shoqates se te ngujuarve te kanunit, qe vazhdon te perfitoje nga parate tona, per te bere propagande kunder Shqiperise e shqiptareve, dhe loja eshte e kurdisur pa fund e shprese per tu mbyllur vetem me kaq.

    Nje faj te pafalshem e kane edhe gjithe portalet online qe propagandojne edhe shitjen e mendres dhe te fiqeve te Erionke Veliajt, por ndonje rubrike ne gjuhe te huaj nuk mendojne as edhe kur dhiten ta bejne realitet. Sepse keshtu dhe vetem ne kete menyre, mund ti japim nje dush pervelues, çdo pushti qe nuk flet gjuhen tone.

  3. +++ says:

    Mire mire ke te drejte.Gjithe bota genjen ne jemi te pafajshem…

  4. anticensurë543234 says:

    Blendi Salaj,bravo të qoftë për kët shkrim,por si se thua dhe vetë është ndyrësia shqiptare ajo që i jep “fakte në dorë” të huajit!!
    vet e ke përmëndur nja 5 a 6 herë strazimirin dhe ke bërë mirë!!në të njëjtën kohë nuk ke përmëndur atë që dëgjohet,lexohet dhe meret si pikë referimi për shqipërinë!!k/ministrin shqiptar!!atë copën e idiotit që vetëm larpamësi nuk ka.pavarsisht se është mbi 2 metra ai nuk arin të shikojë më larg se hunda e tij!!
    vetë palloshi i tiranës ka thënë të paktën dy herë,ka kërcënuar se “thënë”është diçka e vogël dhe e pafajshme,ka kërcënuar dy herë europën me shprehjen”nëse europa nuk na pranon sa më shpejt,do të pushtohemi nga fondamentalizmi islamik”!!
    politika shqiptare është aq e trashë sa dhe hajdute!!injoranca e saj është aq e madhe sa të vetmet gjëra që ata mund të parashikojnë,ose më mirë,të vetmet gjëra që dëshërojnë,janë mbajtja e pushtetit për të vjedhur pa u ndëshkuar!!
    asnjë prej injorantëve tanë të politikës,përveç tritan shehut,nuk ka bërë as më të voglin reagim ndaj kësaj përbaltjeje të shtetit shqiptar!!bile dhe reagimin e tritan shehut pothuajse të gjithë komentuesit,të paktën këtu tek tema,e kundërshtuan!!sikur me kundërshtimin e fjalëve të tritanit do të pastronin shqipërinë dhe jo do ta dhisnin dhe më keq!!
    injorancë reaktive në tërë trojet shqiptare!!
    largpamësi politike ZERRO!!
    reagim politik ZERRO ABSOLUTE!!
    MJERË NE KUJT I KEMI DHËNË TIMONIN E SHTETIT NË DORË!!

  5. qamushi21 says:

    Ore Salaj Blendi po pse ja fut pordhes kot,e pe dokumentarin ne Rai une vetem 7 dite me pare si ne zonen e Liqenit te Shkodres ne vend te Krapit eksportohej Kallash,granata….etj…shiko paramettrat politike dhe ekonomike mo ne cdo renditje je meTanga,niken, Zambian,Somaline,dhe perpara Sirise qe nuk ekziston..si shtet…Shqiperia perfundimisht sot eshte nje shtet Afrikan i viteve 70-80….i pa shprese e te ardhme..

  6. Bayoneta says:

    Ne itali fryn ere pansllave nga partite e majta italiane qe paguhen nga kremlini.zakonisht shqiperise reziqet i vijne nga perendimi jo nga lindja.une nuk jam as besimtar as i fese muhamedane,por i vetmi shtet qe ka bere per mbrojtjen tone eshte turqia,sigurisht per arsyet e saj kjo dihet.televizionet italiane kane aq shume cilesi besimi ne evrope sa ka nje prostitute.shteti me nje kryminster si berlusconi qe qihej me kadafin dhe putinin nuk ka si mos te vjell vrere kunder shqiperise.pse punojne disa shqiptare ne itali mos kujtoni se na duan dhe shume.islami shqiptar duhet te distancohet nga hoxhallaret qe kane mesuar vehabizmin ne arabi dhe ti izoloje ata.

  7. anticensurë543234 says:

    Blendi Salaj,bravo të qoftë për kët shkrim,por si se thua dhe vetë është ndyrësia shqiptare ajo që i jep “fakte në dorë” të huajit!!
    vet e ke përmëndur nja 5 a 6 herë strazimirin dhe ke bërë mirë!!në të njëjtën kohë nuk ke përmëndur atë që dëgjohet,lexohet dhe meret si pikë referimi për shqipërinë!!k/ministrin shqiptar!!atë copën e idiotit që vetëm larpamësi nuk ka.pavarsisht se është mbi 2 metra ai nuk arin të shikojë më larg se hunda e tij!!
    vetë palloshi i tiranës ka thënë të paktën dy herë,ka kërcënuar se “thënë”është diçka e vogël dhe e pafajshme,ka kërcënuar dy herë europën me shprehjen”nëse europa nuk na pranon sa më shpejt,do të pushtohemi nga fondamentalizmi islamik”!!
    politika shqiptare është aq e trashë sa dhe hajdute!!injoranca e saj është aq e madhe sa të vetmet gjëra që ata mund të parashikojnë,ose më mirë,të vetmet gjëra që dëshërojnë,janë mbajtja e pushtetit për të vjedhur pa u ndëshkuar!!
    asnjë prej injorantëve tanë të politikës,përveç tritan shehut,nuk ka bërë as më të voglin reagim ndaj kësaj përbaltjeje të shtetit shqiptar!!bile dhe reagimin e tritan shehut pothuajse të gjithë komentuesit,të paktën këtu tek tema,e kundërshtuan!!sikur me kundërshtimin e fjalëve të tritanit do të pastronin shqipërinë dhe jo do ta dhisnin dhe më keq!!
    injorancë reaktive në tërë trojet shqiptare!!
    largpamësi politike ZERRO!!
    reagim politik ZERRO ABSOLUTE!!
    MJERË NE KUJT I KEMI DHËNË TIMONIN E SHTETIT NË DORË!!
    e di mor e di!ajo që skuptoj është se si ka mundësi që dhe pas 3 orësh nuk kalon dot?!
    “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”

  8. Mentari says:

    Komentat e atyre mediave nuk eshte shum larg rialitetit shqiptar o gomare me samaredroga eshte problem ne shqiperi kur dihet se edhe makina e ministrit te mbrendshem perdoret per droge>Keto lajme jane te shtypit shqip[tar dhe vetem ky lajm justifikon ate punen e droges.Tjeter eshte vrasjet me eksplosiv qe eshte krim xhihadisti edhe ketu keto I ka dhene shtypi shqiptar ,yjeter eshte shkuarja e shqiptarve ne Siri e Irak qe luftojne me ISIS edhe kjo eshte e vertet sepse edhe ne shqiperi jane arrestuar rekrute e rekrutues te tille dhe keto I ka dhene shtypi shqiptar>Keto nuk jane genjeshtra por jane fakte.A jane smadhuar keto fakte>po por a jane zvogluar keto fakte nga qeveria shqiptare edhe kjo eshte e vertet atehere mediat e huaja kanme te drejte per ekzistencen e tyre kurse per numrin ajo eshte relative sepse kemi dy tendenca njera (qeveria e jone) I zvoglon dhe tjetra eshte qe nga mosbesimi dhe mashtrimi I shtetit shqiptar me manipulimin e te dhenave te sakta dhe kjo per frike politike dhe tjetra ajo e te huajve qe I zmadhone apo me mire spekullojne duke pasur si baze nje te vertet qe ekziston.Qeveria e sotme dhe Cimkat e sakja (Mediat,Propagande bajate e mashtruese e perfaqesuesve te qeverise se sotme bejne ate qe te tjeret te spekullojne dhe disa te vecanta ndoshta kane edhe agjende per te na prishur pune por ajo qe na prish neve me shum pune nuk jane te huajt por qeverite e tona mashtruese e kriminale qe per te qendruar ne pushtet mashtrojne me shifrat e faktet e verteta.kete duhet te luftojme me perpara pastaj te huajt dhe harroje ate strazimirin se ai eshte I vetmi shqiptar ne ate Parlament qe I shpreh mendimet e tija pa frike dhe me vertetesi.kemi nevoj per shum Strazimira qe fatkeqesisht eshte vetem nje.

  9. capi says:

    Blendi Salaj, djalosh.
    Imazhin e Shqiperise e kane shkaterruar vet shqiptaret, edhe ti mes atyre.
    Te huajt vec gallate bejne, na gjuajne me shkelma bytheve.
    Ti Blendi, ke mare tejqyren, dhe ulur mbi nje koder hedh veshtrime kritike pertej kufirit shtetror!
    Keshtu ndodhte edhe ne kohen e Enverit, vet Enveri keshtu si Ti bente – rrinte maje kodres dhe veshtronte, kritikonte cfare thuhej per Shqiperine pertej kufirit shtetror … dhe … ja ku jemi … te gjithe tok ne Halene tone te perbashket.

  10. Fan S. Noli says:

    S’ka asnje perpjekje nxirje, pasi imazhi i Shqiperise eshte prej kohesh katran… Perpjekja e Sales per ta “zbardhur” eshte e kote, pasi vete ne shqiptaret e kemi nxire Shqiperine, nuk na i nxine te huajt…

  11. xxx says:

    Ne Itali funkcionon shoqata kishtare ST Exhidio e financuar nga vatikani nji shoqate fashiste e cila ka disa gazeta nen sqetull ne Itali qe i financon,te cilat e kan per detyre vetem rrena dhe propaganda te shkruajn,ata e kan gjete shqiprin si popull me i pambrojtur dhe mes disa sahanlepirsve kishtar bejn sehir kundra shumices 86%.

  12. aqif tahipi says:

    Keto gazeta dhe gazetare nuk i pjerdh kurrkush ne angli dhe itali ju harxhoni kohen duke u marre me to.Jane karlliqe dhe cdo shqiptar me mend , e kupton sa te genjeshterta jane.

    1. enter"" says:

      SI ka mundesi ju shqipot e keni kaq qef gjenitalin mashkullor dhe e permendni vend e pa vend. Nje here e keni ne dore, nje here e mbani ne goje, nje here e shkruani, nje here e hani. A ka mundesi te perdoresh fjale te tjera, se shqipja ka shume me kulture sesa ajo qe shkruan ti

  13. u pupu says:

    Ngjyren e ka te veten Shqiperia…bojaxhinjte vetem furchen luajne

  14. Akilis says:

    E cuditshme,si ka mundesi ne vetem emrat besen,kulturen e kemi Turke pse na quajne Shqipetare?
    Mos me thoni qe emrat,besimi,respekti,dashuria Turke per Turqine nuk eshte identitet armik i Ilyreve dhe Epiroteve.
    Do thote dikush qe ne i urrejme gjyshet tane me emra Turq si Enver,Mehmet,Ramis dhe tani quhemi Elvis,Ervin,Adrian,Elona,Clirim,Luftetar,Patriot,Flamur,Shpetim etj.
    Ec ta marsha Pelazg me te gjitha te mirat.

  15. Lili says:

    Pyetja tjere deshte pse keto gazetat te juaj gjen gazetare shqiptare me iu treguar keso ngjarje,e pse bejne gazetat shqiptare me publikuar poshtersite e tyre! Pse kur asnje gazetat i Albanistanit nuk merr guximin me i shkruar gazetave te huaja si profesionist e me demontuar me exakte kolegun e tyre rrenese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje