Shumë të rinj shqiptarë e kërkuan fatin e tyre në Gjermani dhe tani po kthehen mbrapsht. Perspektivat në vendlindje i kanë të kufizuara, megjithë sukseset në bashkëpunimin për zhvillim që ka shënuar ajo. NZZ në një reportazh konstaton që emigrimi për shumë shqiptarë mbetet shpresa e vetme për një jetë më të mirë. Endi Kasa është njëri prej tyre.
Protagonisti i artikullit vendlindje e ka Elbasanin. Kur u ndërrua sistemi ai ishte vetëm dy vjeç. Endi Kasa e ka kryer vetëm shkollën fillore. Si i ri ikën në Greqi, ku e mban veten në sipërfaqe me punë në të zezë nëpër kantiere të ndërtimit në Greqi. Së fundmi ka punuar si zdrukthtar në fshatin Paper, ku jeton në shtëpinë e prindërve bashkë me nusen dhe djalin. Në pranverë atë një i njohur e joshi për në Gjermani. «Nëse je burrë, nisu!», i kish thënë ai vetes. Dhe udhëton legalisht atje, bashkë me nusen dhe djalin e vogël, drejt e në qendrën e pranimit të refugjatëve. Pa dredhi, ai kërkon azil ekonomik. Endi Kasa e huq terminin për kthim vullnetar, në një agim vjeshte i troket në derë policia dhe e kthen pa ndonjë fërkim në Shqipëri.
«Nuk funksionoi, por jeta vazhdon», e citon atë media. «Në Gjermani tani është koha e sirianëve», shton nëna e tij. Gruaja e Endit ka gjetur punë në një fabrikë të Elbasanit, ku fiton pesë euro në ditë. Kurse vendi i punës si zdrukthtar i i tij ndërkohë është zënë nga tjetërkush. Në Tiranë, ku ka një bum ekonomik, ai nuk njeh askënd…! Kështu atij i ngel vetëm Elbasani. Një punë e madhe zhvillimore është bërë në qytet pas ndërimit të sistemit – ndërtim rrugës, ujsjellsa… Në të gjithë vendin. Ndërkohë ka ndryshuar paradigma, dhe po ofrohen programe për ndërtimin e shtetit ligjor dhe forcimin e ekonomisë. Gjermanët, thotë raporti, kanë investuar në insfrastrukturën për turizëm në veri vendit dhe ia ka vlejtur. Projekti i ardhshëm: rregullimi i infrastrukturës së turizmit për vrojtuesit e shpenzëve. Shqipëria e ka klimën e volitshme për t’i tërhequr zogjtë dhe kjo e inkurajon këtë segment të turizmit të shtrenjtë.
Kjo do të ishte një mundësi, por të huajt pledojnë për një politikë zhvillimi të hapave të shkurtër. Këtu bën pjesë edhe projekti bujqësor zviceran për kultivimin e bimëve shëruese. Por, kjo hë për hë nuk i shërben asgjë Endi Kasës, i cili është pezulluar për dy vite në zonën e Shengen. Dhe ai nuk është i vetmi në këtë gjendje. Pas zgjedhjes së Edi Ramës si kryeministër pati një shkëndijë shprese, por tanimë nuk mund të flitet për zhvillim. Ndër të tjera, Rama qeveris me ca njerëz të rinj, por prapa saj fshihet i njëjti model autoritar. «Ai pikturon, kurse ne duhet ta shohim. Vërtetë ne do të duhej të pikturonim të gjithë», citon artikulli. Kryebashkiaku i ri i Tiranës Erion Velijaj premton ca gjëra të dobishme për qytetin, por ato nuk ndryshojnë gjë në jetën e Kasës, i cili nuk sheh ndonjë persektivë në Tiranë, paçka se ajo me tunelin e ri është afruar më shumë Elbasanit.
Nga viti 1992 Zvicra është angazhuar në Shqipëri me mbi 260 milionë franga. Amabasada e Zvicrës në Tiranë është çerdhja e organizatave zvicerane për zhvillim. Fokusi i tyre është demokratizimi, decentralizimi, zhvillimi ekonomik, infrastruktura urbane, energjia dhe shëndetësia. Një strukturë partnere që merret shumë me forcimin e administratave komunale dhe përmirësimin e shanseve të punës së të rinjve është Helvetas. Të ashtuquajturat One-Stop-Shops janë vepra të saj. Mendohet që diçka të mirë për komunitetin ka sjellë zvogëlimi i numrit të komunave nga 373 në 61. Një program i njohur i Helvetas është «Risi»-a, i cili i nxit prodhimet e reja turistike. Dhe të tjera. ks