Në malin e Munellës, midis Pukës dhe Mirditës, vazhdon aktiviteti i paligjshëm i guetisë pararësisht moratoriumit nga Ministria e Mjedisit për ta ndaluar atë.
Në mal dhe zonat rreth tij rriten arinj, derra të egër, lepuj të egër, gjela ta egër e kafshë të tjera me gëzof.
Munella është një nga vendet ku deri para pak vitesh jetonte edhe rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) por që sot mendohet të jetë zhdukur për shkak të gjuetisë barbare pa asnjë kriter, që siç duket edhe nga fotografitë e shkrepura pranë këtij mali, vijon të lulëzojë.
Te dashur provincjale, rregullat e forta dhe ndeshkimi po i shkele ato nuk eshte diktature, perkundrazi eshte qyteterim
Pasuri te medha natyrore ne duart e fshatareve barkthare pa prezencen e ligjit.
Duhet te filloje gjuetia per te vrare ata derra me dy kembe qe dalin ne foto!!!!!
MJere ata qe kenaqesine e kane tek vrasja e ketyre krijesave te bukura
Dhe kerkojne europe
Piktura flasin! Kjo është mungesa totale e arsimit. Mungesa e arsimit në zonat rurale. Mungesa e arsimimit në administratën. Ne duhet të pranojmë! Ne jemi edhe duke dështuar në ruajtjen e pasurinë tonë kombëtare. Ne nuk jemi duke punuar për të rritur këtë. Ne jemi duke punuar shumë për ta shkatërruar atë. Njësoj si pyje.
ne asnje vend te humbur te botes nuk ndodh kjo. gjuetia duhet te behet ne rezervate te dedikuara dhe periudha te caktuara per kete sport e jo ku ti teket cdo njeriu qe ka arme gjuetie. cdo aktivitet gjuetie duhet te marr lejen nga ministria e pyjeve dhe mejdisit por dhe ai i buqesise per vendin dhe kohesgjatjen e gjuetise si dhe për llojin e kafshës që mund të vrasë gjatë sezoneve te ndryshme. perveç kesaj duhet ti paguaj takse shteti per çdo kafsh të vrarë!
Ata qe vrasin keto kafsh te egra,jane me kafshe se ato qe vrasin,po nje pyetje kame une:a funksionon shteti ne kto zona me pasuri te pa cmuara?se po te doji shteti,edhe nje harabel nuk mund te vrasesh dote.
Le te flasim me kembe ne toke.Shteti edhe te doje ta beje,nuk mund ta kontrolloje dot gjuhetine ne zona te thella te vendit.Le te vendose moratoriume per pyjet ai perseri nuk mund te kontrolloje sepatat dhe motorsekat.Nuk dua te me keqkuptoni por gjithe keto vite qe kerkojme apo flasim per shtetin ligjor me kujtohet shpesh nje histori e vogel por domethenese.Ne nje nga fshatrat ne jug te vendit kam takuar nje banor i cili me tregoi se para pak vjetesh kishte vrare nje dhi te eger,dhe per kete veprim kishte vuajtur 8 muaj heqje lirie.Ishte viti 1984 ndoshta ngjarja kishte ndodhur ne vitin 1982.Une habitesha se si ai kishte vuajtur 8 muaj heqje lirie vetem se kishte vrare nje dhi te eger.Habia ime e kishte nje baze se megjithse ne dukje egzistonte frika,gjahtaret e zones kur dilnin per gjah nuk pyesnin se cfare ju dilte perpara nga kafshet e egra.Edhe pse lejen e merrnin per gjuheti lepuri,ata vrisnin derrin e eger,sorkadhen,dhine e eger.Dhe duke u kthyer ne ate cfare ndodh ne malin e Munelles:A munnd te ndodhe sot qe te denohet me heqje lirie nje person kur vret nje kafshe te eger,ne nje kohe qe nuk denohen persona qe kryejne seri vrasjesh te jeteve njerezore.Nese nje dite do te ndodhe ajo cka ju tregova per rastin e denimit te fshatarit ne jug te vendit,atehere duhet te gezohemi fort sepse me ne fund e kemi ndertuar shtetin ligjor.
Shteti eshte kthyer vete ne nje pusht, ku nuk i hyn fare ne pune administrimi dhe zbatimi i ligjeve, por vetem xhvatja dhe abuzivizmi i cfaredopshem! Nuk ka turp me te madh, te lozesh dhe te shperdorosh voten qe te kane dhene per te punuar! A do te flase ndonjehere drejtesia ne kete vend?