Bashkia e Tiranës ka paguar një shumë prej 46.1 milionë lekë në total për të gjithë personat që janë larguar nga puna në mënyrë të padrejtë.
Të dhënat bëhen të ditura nga “Spending Data” sipas të cilës shuma është paguar nga data 1 gusht 2015 deri më datë 15 janar të këtij viti. Të gjithë ata kanë përfituar në gjykatë të drejtën e shpërblimit. Gjithsej janë kryer 70 transaksione.
“Interesant është fakti se shume nga vendimet gjyqësore që citohen në urdhër ekzekutiv datojnë 2007 deri 2011”, thekson Open Data. Periudha në fjalë përkon me kohën kur Bashkinë e Tiranës e ka drejtuar Edi Rama.