Ismet Teli, i ftuar mbrëmë në Dritare me Rudinën, në Vizion +, ka folur për situatën e përmbytjeve në Shkodër.
Ai foli për projektin që ka krijuar në bashkëpunim me 9 kolegë të tij.
Katër prej tyre janë hidro , një arkitekt urban, biolog-eksplorator, doktor shkencash, inxhinier i xhenios, topograf, të diplomuar jashtë vendit dhe të specializuar në fushën e tyre.
Ky projekt synon që të drejtojë ujrat e Bunës dhe Drinit, në nyjën hidrike Bashallik, ku këta lumenj bashkohen.
“Kjo nyje furnizohet nga 16663 kilometër katrorë ujëmbledhës, që vijnë nga Bosnja, nga Serbia, Maqedonia dhe Kosova. Të gjithë këtë prurje duhet ta përballojë Buna. Gjithashtu, aty është krijuar nga grushti hidrik një gropë 220 metra e gjatë, 5.44 metra nën nivelin e detit, që ne duam ta lirojmë”, u shpreh Teli.
Nëse atij i krijohen kushtet e nevojshme për të punuar, është në gjendje që të shmangë përmbytjet për 100 vjet. Përveç kësaj, përfitimi është edhe ekonomik pasi Shqipëria fiton 32% të prodhimit bujqësor.
Sipas tij mënyra që kanë zgjedhur qeveritë për shmangien e përmbytjeve, duke ndërtuar argjinatura, ka qenë një investim i çuar dëm.
“Argjinatura është masakër kulturore, ekonomike dhe ekologjike, ka ikur koha e tyre, tani bëhen me mbathje toke. Shkodra ka pasur një dëm mbi 112 milione euro nga përmbytjet, po kështu është bërë një investim i dështuar prej 28 milionë euro për ngritjen e argjinaturave”, theksoi Ismet Teli
Ai ka kontaktuar me qeverinë për këtë projekt, por nuk ka garancinë e duhur për zbatimin e tij. Sipas tij uji është larg ngjyrave politike dhe fetare, partitë duhet t’i lëmë të punojnë për të mirë, e po kështu profesionistëve duhet t’u jepet mundësia për të punuar.
Ismet Teli ka një karrierë 50 vjeçare si navigator. Ai e ka nisur punën e vet si muço e më pas ka kaluar në administrator anijeje. Me një përvojë të gjatë në det, tashmë i dalë në pension, nuk mund të shkëputet nga qyteti i Shkodrës, që e cilëson si një perlë të Shqipërisë, dhe një qytet unik në botë.
Navigator, muço, argjinature,..?? Ca jane keto fjale, o gazetashites talebane..!!
O gazetar late nam!!!!
Jo Bashallik por Bacallek !!!
Keta shkodrane po mundohen te ndriçojne sado pak mendjet e shume injoranteve madje edhe gazetare. Thellimi i Bunes ka qene projekti i pare per te shpetuar nenfushen e Shkodres si dhe livadhet rreth liqenit, nga permbytjet. Nga ana tjeter lumi Buna behet e lunderueshme, gje qe do te sillte nje zhvillim te vrulleshem te territoreve perrreth si dhe liqenit te Shkodres.
Bekim
Idete qe jep xoti TELI duken te arsyeshme duke mare ne konsiderate eksperiencen e tij, si dhe bashkepunimin me specialiste te hidroteknikes etje… Ai duhet degjuar nga qeveria !
Jam i mendimit se Shqiperia ka inxhiniete hidroteknike te shkelqyer qe kane punuar ne institute studimidhe hidrocentrale di ing Farudin Hoxha , Ismail Ahmeti, Kujtim Bejtaj, Skender Kosturi, Jani Maka, ing Stavri etje…. te cilet mind te thirren per konsulte lidhur ,jo vetem me permbytjen e Shkodres, por edhe me sistemimin e ujrave ne te gjithe Shqiperine. Ata jo vetem qe mund te bejne studime te sakta, por edhe te marin persiper zbatimin e tyre duke bashkepuniar edhe me dhjetra soecialiste te tjere qe ata i njohin personalisht
O Bekim ore Bekim! Puna jote aferim! Gamor ti, gamor kush t’vuni! Sot a neser valon druni!
O bekim djali! Po ku ta gjeje Qeveria Farudin Hoxhen, qe i ka kaluar 80 vjetet dhe ka marre rrugen per Janine ! Po ate Stavrin ku ta gjeje, apo ti beje kerkese Qeverise se Brazilit per ta kthyer ne prokurori per bemat ne hidrocentralin e Kalivaçit. Po ata te tjeret qe permend ti, a jane marre ndonjehere me studime apo edhe me konsultime . Te fala nga Bekimi i Vertete!
Me behet qejfi kur lexoj nje artikull me vlere ne Gazeten Tema.
Keto i interesojne njerezve.
Nese ka te drejte apo jo Autori, te pakten ai mendon si te beje nje gje te mire per Shkodren.
Oponenca duhet ta thote fjalen e vet, dhe mbi te gjitha Buxheti, nese ka para per ta mbeshtetur Projektin.
Shyqyr qe po flasin disa njerez te mencur se na mbytet me politikane debila, hajdute e plehra.
Ka ardhur koha te degjojme njerezit e ditur! Qeverija mos merret me piktura e kerpudha po te beje projekte afatgjata, se po behemi si bretkosa nga permbytjet!
Jam lindur e rritur ne Shkoder. Jam krenar per shume cilesi te Shkodres dhe te shkodraneve per shume virtyte qe njihen nga te gjithe, ( historia, kultura, fisnikeria,arsimimi, arti, mikpritja, humori, dashamiresia me njeri tjetrin dhe sidomos per jabanxhijte, etj, etj, ). Pozicioni gjeografik eshte nje dhurate e pakrahuesueshme qe nena natyre i ka falur qytetit tim te lindjes, te feminise dhe te rinise se hershme. Eshte me te vertete nje qytet unik nga pikpamja gjeografike. Me thoni ndonje qytet tjeter te pakten ne Ballkan qe laget nga lumenj ( Drini, Buna, Cemi, Kiri, etj ) nga liqeni me i madh i Ballkanit i njohur si Skadarski Jezero ( Liqeni i Shkodres ) dhe i rrethuar nga deti Adriatik. Po keshtu edhe nga kendveshtrimi alpin i rrethuar me perla alpine ( Thethi, Razma, Boga, Kelmendi, etj,etj ). Persa i perket problemit teper shqetesues qe Shkodra e ka pasur ne dekada kam pershtypjen se pervec emrave te njohur qe jane marre me studimin hidrografik te Shkodres nuk mund te harrohet kontributi i madh qe historikisht qe Famila fisnike Kamsi ( duke filluar me kolose te tille qe kam pasur nderin t’i njoh personalisht qe femije, si :Kole, Ndoc, Vili, Paulin Terezina, etj, etj ). Persa i perket kesaj fushe qe permend Z. Teli, i vecanti ne studimet e hidrografise se Shkodres dhe rrethinave mbetet i madhi Ing. Karlo Kamsi. Ing. Kamsi eshte gjalle dhe i forte ne shendet prandaj mendoj qe te merren ne konsiderate me dhjetra studime qe ka bere dhe ben personalisht Z. Kamsi ( qe per fat te keq nuk jane marre asnjehere parasysh, meqenese kjo familje ka pasur etiketen ” kundershtar politik ” te rregjimit komunist ). Do te ishte ne nderin e cdo njeriu qe shqetesohet per kete problem t’a marre ne konsiderate opinion tim si pinjoll i i nje familjeve me te vjetra shkodrane dhe i shkodraneve te tjere. Nganjehere eksperienca e personaliteteve te tille si Z. kamsi, etj. grumbulluar ne dekada mund te beje me shume se 100 universitete ( qe shyqyr partivei kemi me shumice ) te marra se bashku. Me respekt per opinionin e seicilit per kete problem. Ilir Kaduku
Krejt ne rregull po çka tu desh “Skadarsko Jezero”? Pse ke nevoje te perdoresh nje emertim sllav te liqenit kur edhe vete emri i tij tregon se eshte shqiptar?
I dashur Z. Toni KS. Konstatimi juaj eshte i sakte, por kam pershtypjen se qe te replikosh me tjetrin pse perdora togfjaleshin serb duhet te kuptosh me perpara arsyen. Arsyea eshte nje fakt shume tronditese. Per here te pare pas 1913, nje ish – President i Serbise ( Tadic ) ka guxuar te hyje ose nese te pelqen mund te themi te vije ne Shkoder. Ardhja e tij ne Shkoder perkon me daten 1 Prill 2013 ( dita boterore e genjeshtareve ), data historike e themelimit te aleances se qelbesirave PS – LSI ( nuk me behet vone nese perseri nese nuk te pelqen t’a quash keshtu ). Per te memorizuar komentin eshte zhvilluar pikerisht ne Teatrin ” Migjeni ” ( rreth 100 m larg nga e famshmja ” Kafja e Madhe ” ku ka shkelur zyrtarisht per here te fundit djali I Krajl Nikolles per te bere armepushimin pas luftes se pergjakshme te Koplikut ku shkodranet e Malesise se Madhe, Kelmendit, Dukagjinit dhe familjet me patriotike te Shkodres dhe veriut zbythen malazezet matane kufirit ). Per kete mund t’i referohesh botimit historik te priftit Ndoc Nikaj ” Shkodra e rrethume “, botim qe nuk eshte kontestuar as nga komunistet shqiptare, bijte e komunisteve serb. Dhe ish – Pesidenti serb Tadic i shterngoj duart e Shokut Ilir Meta dh Shokut Edi Kristaq Rama dhe i bekoi sipas religjionit te ortodoksizmit. Sa per dijeni babi politik i aleances se qelbesirave, Xhaxhi Enver Hoxha ne 50 vitet e mbreterimit te tij ka ardhur vetem nje here ne Shkoder me 7 mars 1967 ( me rastin e prishjes se Kishes se Madhe dhe kthimit te kishes ne pallat sporti ). Kaq shume e ka dashur popullin historikisht demokrat te Shkodres babi Enveri, sa vetem Shkodra ne ate periudhe te kobshme ka pasur 24 komisariate policie. Kjo eshte arsyetimi im pse une e quajta ” Skadarsko Jezero ” dhe jo Liqeni i Shkodres ku do apo nuk do ti une kam mesuar notin qe femije. Ky bekim i ish presidentit serb ishte provokimi me i madh qe i eshte bere ndonjehere popullit te Shkodres demokrate. Sali Berisha dhe keta demokratet e rinj te sotshem nuk kane pasur lindur, kur me mijra shkodrane antikomuniste kane mbushur
burgjet dhe kampet e internimit te regjimit komunist qe i polli serbi Dushan Mugosha dhe adjutanti i tij Miladin Popovic. Lexo pak me shume historine reale te Shkodres dhe do t’a kuptosh ironine therese deri ne deshperim te shqiptimit ne gjuhen serbe te Liqenit te Shkodres ku ka kam kaluar vitet me te bukura te rinise time. Edhe pse kam 35 vjet qe jam larguar nga Shkodra fizikisht, mendjen dhe zemren e kam lene atje dhe do t’a kem deri sa marr fryme. Megjithate po te premtoj se nuk do t’i them me ” Skadarsko Jezero ” pa te marre leje ty dhe aleances se qelbesirave.
Ilir me pelqen protesta yte, si gjithmone merr flake, por ketu duhet te argumentohen gjerat me me qetesi pasi eshte nje problem jetik per Shkodren dhe per tere veriun.
Nje nga problemet, jo pa rendesi, qe permbytja e Shkodres dhe rrethinave te saj vazhdon, eshte se kemi shume pak njerez ne institucionet e duhura ne Tirane. Kemi shume qe deklarohen shkodran por per qytetin tone dhe fashtrat rreth e rrotul qe mendojne. Pastaj displinimi i ujrave qe vijne ne Gropen e Shkodres, keshtu e quanin prindrit tane, lidhet edhe me marredheniet qe kemi me Malin e Zi dhe Maqedonine. Mos harro qe ne permbytjen e janarit 1963 nje gazetar nga Tirana hyri Shkoder me nje varke peshkataresh dhe i pyeti keta . “Nga vjen tere ky uje” , peshkataret e liqenit iu pergjigjen “Gjysma e ujit vjen nga Jugosllavia pjesa tjeter nga Perendia”.
une mendoje se ky njeri nuk po kerkon tender as ankand,merrini idete e ketyre inxhinjerve qe skane parti por kane Shqiperi
hidhini ne tregun e atyre qe paguhen per keto gjera dhe bejne te kunderten e atyre qe duhen bere se vijne nga erresira dhe jo dija
nuk vijne nga karriera por vijne nga puna e devotshme ne parti,te ballafaqohen studimet e dijet e pastaj prape pa merak vidheni tenderin apo ankandin por bejeni me nje vlere te madhe qe edhe te vidhet shume por te pakten te behet puna se partite e shumta qe shquhen per gjithshka pervecse per atdhe keshtu e varrosen kete vend ne keto 25 vjet,sigurisht ne fillim varrosen intiligjencen dhe menyren e rekrutimit te saje ne pushtet e qeverisje ,sepse vetem duke degraduar ate mund te qeverisej kaq gjate domethane 25 vjet
ndaj shpresa asht venit,horizonti esht zi,jeta vazhde pa kuptim me nje shoqeri qe thjesht vegjeton,konsumon dhe eshte preje edhe disakomentuesve qe si duket punojne edhe me detyra shtepie
Ky eshte nje irrjedhur. Para ca kohesh propozonte te korrte barin e liqenit te Shkodres. Tani paska tjeter zgjidhje. Fatkeqe ato medie qe skane se cte bejne dhe mbushin oret/ faqet me sharlatane. Me dhimsen
Ismeti i shkrete ka mbetur dyerve te burokracise se vjeter e te re dhe s’i vene vesh, nderkohe qe organizmat shteterore pergjegjese per cka po ngjet per vit qofte edhe me nje shurre shiu, jane kthyer ne evidenciere te pasojave dhe shperblimeve e rishperblimeve ne natyre e ne leke. Rasti tipik i Ismetit, i shqetesuar vertet per qytetin e lindjes e ujrat e tij qe, jo vetem si ish-detar, por edhe si kerkues, tregon vendosmerin dhe konseguencen e tij dhe te grupit te specialisteve qe ka krijuar per t’i dhene fund me metoda bashkekohore dhe me kosto me te arsyeshme permbytjeve ne kete rajon, per te mos i “dale” kurre fjala inxh. Beliotit (ne mos gaboj, se nga im ate e kam degjuar) se Shkodres do t’i vije “fundi” nga ujrat e saj, ne vend qe t’i vije begatia si e ka falur Zoti. Disa here ka ardhur afer ky cak: lart rezervuari i Shtodrit, Drini, Buna etj. Ne keto perpjekjet e Ismetit, nuk ka se si mos te kujtohet refreni i premtimeve te Xhozefiniades&Co apo dhe perpjekjet e njefare Filip Guraziu, i cili, i shkreti, kur drejtonte Bashkine e mbretereshes sone, Shkoder, vajti pothuajse nja 50 here neper Itali (fianciaret te bejne vete hesapet per kostot) dhe gjithnje u kthye vetem e vetem me “kohen e ardhme”. Je suis Ismet Teli! Te gjithe ato qe e duan Shkodren jo vetem per kenget perala te saj apo humorin duhet te mbeshtesin kete projekt. Nje shok i 140 paralamentareve tane te tanishem e te tjereve me para tyre, qe quhej MARKS, ka thene se “Nje shpikje e çon me perpara njerezimin se sa 10 universitete”. Latinet thone mos permend emra, por ne Shkoder i tregojne me gisht do nendardhesa projektesh, strateleshrash etj. Je sius Ismet Teli. E kam degjuar me dhjetra here se me cfare pathosi dhe argumentesh shkencore flet. Ne grupin e punes ka edhe studiues autoritare si zoti Ahmet Osman Osja, (jo ish-ministri i bujqesise) etj, etj.
Edhe ndonje motorrist peshkarexhe nuk do ishte keq te ishte ne grup. Edhe ndonje ish kryetar komune i LSI-se (mundesisht i zones se Mallakastres). Athere po,do kishim mundesi ti kerkonim qe ta shpetonin Shkodren per 104 vjet, pra deri ne vitin 2120. (si nuk kane turp per 4 vite te koriten ???)
PO DO PYETUR ME PERPARA NESE PUNOJNE TURBINAT E H/C-ve NE KASKADEN E DRINIT KUR TE NGJITET UJI PERPJETE NGA SHKODRA PER PESHKOPI
Kaskada e Drinit, hidrocentralet qe jane ndertuar nga njera ane i kane disiplinuar mjaft ujrat qe vijne drejt Shkodres, por nga ana tjeter praqesin rrezikune shkarkimeve te menjehereshme te ujrave gje qe sjell kurdoher permbytje, pasi shtrati i Bunes i pathelluar nuk eshte ne gjendje te beje shkarkimin drejt detit. Jane dy probleme per te zgjidhur qe Shkodra te mos kercnohet nga nje permbytje totale. Disiplina e shkencore e shkarkimeve, qe as nuk behet me si dhe thellimi i Bunes. Qeveria me sa duket po degjon edhe zerat qe vijne nga poshte.
http://www.balkanweb.com/site/haxhinasto-india-mund-te-asistoje-projektet-per-thellimin-e-porteve-dhe-lumit-buna/
une shpresoj qe ky z.teli te jete njeri i ditur per sektorin qe flet sepse gazetari per te flet se ky njeri ka qene punonjes anije pra nuk hyn fare me problemin ne fjale
nese duam qe perbytje mos kete i vetmi opsion i qarte mbetet skavica madhe
qe do sillte me shume rezerva uji me shume energji dhe do krijohej liqeni me i madh artificial ne europe
luftrat e shek XXl do jene per ujin dhe rezervat e tyre
Ingjinier Briotit, shoku Rrok.
Bekimi
I drejtohem “Bekimit te Vertete” . I nderuar adash, une dhashe mendimin tim per nje problem qe shqeteson qytetin e rrethinat e Shkodres ,me shume sinqeritet. Nuk fyeva njeri. Dhashe disa emra ingjinieresh te mire hidroteknike te cilet po te thireshin nga qeveria,mund te jepnin edhe shume emra specialistesh te tjere. Nese ing. Stavri nuk eshte ne Shqiperi, une nuk e di, por qe eshte ing. I zoti kete e dine te gjithe ata qe kane punuar me te. Sa per z.Farudin Hoxha, nuk eshte mosha qe e pengon te jape mendime per sistemimin e ujrave, sepse nuk do punoje me kazem, por me tru. Me vjen keq per ju qe mendimin e tjetrit nuk e kundershtoni ne themel, por fyeni pa te drejte duke u mare me emra qe ne kete fushe kane shkelqyer.
Se pari deshiroj ti them Znj Rudina qe te interesohet per keto palo specialiste.
Ky zoteria ne fjale ska qen asgje me teper se nje marinar i thjesht dhe i pandreqshem ne anije e jo me kapiten e per me teper inxhinier se e kam pas marinar ne anijen qe kam drejtuar.
Nje bixhosci te cilit sja ka pa hajrin familja vet e jo me populli shkodres.