Gjatë zhvillimit të Konferencës së Donatorëve, të organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe UNDP, pjesëmarrësit nuk nguruan të shprehnin vlerësimet e tyre për zhvillimin e qytetit.
Një prej personave të pranishëm në këtë konferencë ishte dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Europën dhe Azinë Qendrore Ellen Goldstein, e cila shprehu përpara të pranishmeve mbresën që i kishte lënë zhvillimi i Tiranës.
“Udhëtimi dikur ka qenë i tmerrshëm, 12 orë nëpër rrugë dhe fshatra që të dukej sikur ishe në mesjetë, tani ishte aq e mirë sa më zuri gjumi, kur u zgjova isha në Tirane dhe pashë një shenjë që u thoshte atyre që të respektonin biçikletat. Tirana ka patur një transformim të thellë, duke u bërë një qytet i gjallë’’, tha Goldstein.
Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Europën dhe Azinë Qendrore, komplimentoi zhvillimet e rëndësishme të Tiranës dhe Shqipërisë.
Ajo tha se po merren disa hapa në drejtimin e duhur, siç është përpjekja për të rritur hapësirën e gjelbër, përgjegjësinë dhe transparencën e pushtetarëve për ta bërë Tiranën një qytet më përfshirës ku qytetarët të punojnë krah për krah me administratën.
“E kam njohur z. Veliaj kur ishte ministër dhe kam kënaqësi të them se ekipi i tij po çon përpara këtë vizion për të ardhmen e Tiranës dhe në themel të këtij vizioni është dëshira e tij që të sigurojë rezultate të prekshme për qytetarët e këtij qyteti, përmirësimi i infrastrukturës, uji, kanalizimi, heqja e mbeturinave dhe t’i bëjë këto sipas standardeve evropiane, për të promovuar biçikletat dhe jo makinat”, u shpreh Goldstein
Ky eshte me shume nje kompliment per berishen, sepse erioni nuk ka perveshur menget akoma. Ah … u ka vene pagesen disa parkimeve.
Bej nje vizite ne nje lagje te madhe te Tiranes ,3 km larg qendres,qe quhet Yzberisht dhe do ta shohesh se ato fjalet qe the NUK JANE TE VERTETA!
Rruge te pashtruara,me balte,PLEHRA pa fund,lukuni qensh rrugace,trotuaret e zene nga tavolinat e lokaleve,ASNJE LULISHTE per femijet dhe pleqte,asnje kopesht e cerdhe shteterore(edhe ata private jane neper pallate pa licence),uji shitet per i “PIJSHEM”,por eshte vetem per te lare WC-te etj!
Udheto po munde me Transportin urban ne Yzberisht, qe ta ndjesh Tiranen e vitit 1945!
Dhe Veliaj nuk duket gjekundi,se merret me Sheshin “Skenderbej’,se ate shikoni edhe juve!
Kjo eshte Torona jone,Tirona e kontradiktave dhe e SHOW-t mediatik!
Eja nje here nga rruga ali visha dhe shkolla osman myderizi
Ka 25 vjet qe kur ka fushata elekt.mbushen gropa te cilat rihapen mbas 6 muajsh
Ku e shef tiranen ti?tek zyra e berishes apo te velias?