Studimi: 1 në 3 të rinj shqiptarë e ka provuar marijuanën

20 Janar 2016, 09:55Sociale TEMA

Në një studim të kryer nga Universiteti Europian i Tiranës, mbi duhanpirjen, përdorimin e marijuanës dhe sjelljet seksuale  te studentët, te të rinjtë  vihet re se faktorët psikosocialë janë vendimtarë në përcaktimin e këtyre sjelljeve.

Studimi është botuar në revistën shkencore “Educatio”, botim i UET-së, dhe është kryer nga një grup prej pesë  pedagogësh të shkencave sociale: Erika  Melonashi. Fleura Shkëmbi, Elsida Sinaj, Armonela Drizaj dhe Odeta Cacaj.

Pas analizës deskriptive të të dhënave, doli se numri i duhanpirësve të rregullt shkon në 20,1 për qind (29,5% meshkuj dhe 12,8% femra), ndërsa e duhanpirësve rastësorë,  33,5% (34,6 % tek meshkujt dhe 33,6% tek femrat).

Përqindja e konsumuesve të rregullt të marijuanës ishte 3,7%( 5,5% tek meshkujt dhe 2,4% tek femrat) ndërsa numri i përdoruesve rastësorë të marijuanës është 15,7 %( 23,4% tek meshkujt dhe 3,5% tek femrat).

Në lidhje me marrëdhëniet seksuale, studimi tregon se rreth 32 për qind e meshkujve dhe femrave përdorin mjete mbrojtëse.

Sipas autorëve, studimi kishte për qëllim të identifikojë impaktin e faktorëve demografikë, individualë dhe socialë mbi duhanpirjen, përdorimin e marijuanës dhe sjelljet seksuale të studentëve, duke marrë në shqyrtim të rinjtë e Universitetit Europian të Tiranës.

Studimi ka analizuar tri sjellje shëndetësore: duhanpirjen, përdorimin e marijuanës dhe sjelljen seksuale.

Analiza deskriptive sugjeron se në raport me të dhënat në nivel kombëtar në lidhje me duhanpirjen, prevalenca e duhanpirësve  të rregullt është më e ulët (38% kundrejt 20% në kampionin studimor.

Ky aspekt reflektohet edhe tek shifrat specifike të prevalencës mbi bazë gjinore.

Për sa i takon përdorimit të marijuanës, megjithëse prevalenca e përdoruesve të rregullt është 3,7%, rezultatet tregojnë se 1 në 3 persona e ka provuar marijuanën të paktën një herë.

Kjo është një shifër shumë më e lartë sesa ajo që jep Instituti i Shëndetit Publik, i cili thotë se përdorimi eksperimental i marijuanës është në masën e 5-9%.

Sa i takon masave mbrojtëse, në marrëdhëniet seksual e, 1 në pesë studentë nuk i përdor fare ato, ku përqindja më e lartë e mospërdoruesve ishte tek femrat, në raportin 1 me 3.

1 komente në “Studimi: 1 në 3 të rinj shqiptarë e ka provuar marijuanën”

  1. Shqiptar says:

    Keshtu e duan Shqiperine Edvini, Liloja, Saliu dhe Lulushi.
    Te varfer, me rini te paafte, te paedukurar, te varur pas droges e bixhozit dhe te pergjumur, qe te blihet per dy grame marihuane apo per 50 euro, diten e zgjedhjeve.
    S’ka shprese. Ishalla vjen nga gurbeti nje shqiptar i ri dhe i arsimuar, se keto monstra komuniste dhe autoritare mos prisni ti bejne Shqiperise derman. Keto monstra kane ndermend ta bejne Shqiperine si Pakistani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje