BB: 60% e të rinjve shqiptarë janë analfabete në matematikë

22 Janar 2016, 09:28Sociale TEMA

Të rinjtë shqiptarë kanë arsimim me cilësi të ulët, përballen me faktorë shkurajues dhe pengesa në tregun lokal të punës. Banka Botërore vërejti në një prezantim të fundit se të rinjtë shqiptare janë analfabetë funksionale në rreth 60 %, nivel ky më i lartë se në Rajon dhe padyshim edhe në vendet e tjera të BE.

Në rajon analfabetët në matematikë janë me përqindje të lartë në Malin e Zi, më pak se 60%, në Bullgari analfabetizmi në shkencat ekzakte është 42 %, në Rumani 40%, në Serbi rreth 39 %, në Greqi 38%, ndërsa mesatarja e vendeve të zhvilluara për këtë tregues është rreth 14 për qind, raporton Monitor.

Banka Botërore ka vërejtur fitimet të ulëta për arsimin e mesëm. Niveli i pagës është i lartë për arsimin universitar krahasuar me arsimin fillor (50%), por arsimi i mesëm nuk ka përfitim në tregun lokal të punës, për shkak edhe të emigracionit të lartë.

Shqipëria ka numrin më të lartë të firmave në vendet e EJL-së (36 për qind), që raportojnë se forca e punës nuk zotëron aftësitë që ato kërkojnë.

Ndër tjera BB vëren se ka pabarazi në aksesin në arsimim, duke e kufizuar mundësinë për shumë njerëz. Të rriturit e rinj romë kanë rreth katër vite shkollim mesatarisht, krahasuar me mesataren prej 10 vitesh të fqinjëve të tyre joromë.

Ndërkohë që në shumë vende të botës, përmirësimet e qëndrueshme në tregjet e punës nxitën uljen e varfërisë dhe mirëqenien e përbashkët.

Të ardhurat nga puna përbëjnë gjysmën e të ardhurave të përgjithshme familjare, tregjet e punës luajnë rol të kufizuar në uljen e varfërisë.

Banka Botërore vëren se, cilësia e punësimit është e ulët, ndërsa shumica punojnë në bujqësi me produktivitet të ulët dhe si punëtorë familjarë të papaguar.

11 komente në “BB: 60% e të rinjve shqiptarë janë analfabete në matematikë”

  1. Kritiku says:

    Tek kjo perqindje analfabetesh funksionale futeni edhe ju te vetequajtur gazetare te Temes. E shikoni se çfare keni shkruajtur? I kuptoni ato qe keni shkruajtur? Fjali te mbushura me fjale pa kuptim. Shkoni ne shkollen fillore ore gazetare druvare!

    1. pse mor qafir says:

      ? ? ? ? ? ? ? plotesisht e ssakte

      uno kryqzimo duo kryqzimo…..

  2. grupi says:

    Mero, kontrolloni stafin gazetar se e keni te mbushur me shqifolesa antishqiptar. Gazetareve te kesaj gazete nuk i mjafton te na bej mafjoze,terrorite,krimenele por edhe injorant dhe analfabete. Greqia dhe serbia na qenkan vendet me te shkolluara dhe inteligjente ne rajon, a nuk ka dikçka te dyshimte ne kete artikull!

  3. Valbona says:

    2+2 = 5,në gjuhën e biznesit përkthehet sinergji. Ka kuptim, dua të them.

    1. asd says:

      Tanet nuk jane analfabete, jane nje hap perpara. 2 jane kostot e materialeve. 2 te tjera ben haku i punes, dhe na behen 4. Por edhe 1 ( pa deklaruar ) per korrupsionin a nuk bejne 5.

  4. Hajdari says:

    Me pilturen dhe basketbollin si jane, se matematikes vari ..arin ne Albanistan…

  5. edi says:

    Po ne shkolle shkojne ama.smartpfone dhe kafe pantallona super te ngushta dhe nje cante me rrip te gjate mbas shpine dhe gjith diten verdalle.qe sdine dhe skane asnje lloje zanati kjo eshte pak e rendesishme deri sa te jet “hotel mama”…..nk kan faj rinia por prinddrit qe i mbajne ne shtepi deri 30 vjeq.

  6. Asnjeanesi says:

    Desha te di , çfare deshe te theshe ti Hajdar (m’a gezofsh emrin e turkut!) , me pikturen dhe basketbollin , qe fajin na e paska Rama , per analfabetizmin e shqiptareve ? Rama , more HAJDAR , ka vetem dy vjet qe qeveris vendin , ndersa artikulli ben fjale per te rinj shqiptare , ne moshe pune , qe jane fare te pa afte e te pa shkolluar , pra , nuk u bene ne keto dy vjet , por jane mbetje te politikes shkaterruese berishiane , qe kishte hapur shkolla e universitete kioska ku shiteshin diploma , sidomos diploma juridiku . Keto kijoska , Rama i mbylli dhe po hapen ne çdo qytet , shkolla te mesme profesionale , sepse tregu ka nevoje per profesioniste elektriçiste , hidraulike , mekanike etj . Te keqen e analfabetizmit , kerkoheni gjetke , jo tek kjo qeveri .

    1. asd says:

      Rama mori persiper transformime epokale. E quajti epoke RILINDJE. E quajti rilindje te shpirtrave, te ideve, te ekonomise, te arsimit, kultures, dijeve, shpirtit te humanitetit, marredhenieve njerezore, marredhenieve shtet-qytetar-shtet etj, etj, etj – mijra ore tv me keto premtime… Kjo e gjithe sot u zevendesua me ” …epo fajin e ka Saliu”

  7. Hajd-ari says:

    Nuk ka problem, se me i zgjuari do qepi breke te fabrika e fasonit – nje Rilindje Pakistaneze per Shqiperine !
    Prisni, se s’keni pare asgje akoma !

  8. Nje emigrant says:

    Per arsye familjare u largova nga vendi im 25 vite me pare, Kisha mbaruar fakultetin e matematikes ne Tirane. Ne perendim brenda disa muajve, fillova te jap mesim ne Universitet dhe vazhdoje te punoje edhe sot. Koleget e mij vleresuan shume pergatitjen qe kisha marre nga shkolla shqiptare. Dihet tashme se renia e shkolles tone ne keto 25 vite eshte tragjike. Kjo tragjedi po sjell dhimbje ne qeverisjen e sotme te vendit, me parlamentare qe nuk din as emrin e shkolles ku jane diplomuar , po reflektohet ne raportet e BB qe tregojne nivelin e pergatitjes ne matematike te te rinjve tane dhe do te jete derrmuese ne te ardhmen e vendit. Matematika, per te rijt eshte çelesi me te cilen mund te hapish shume porta ku mund te gjesh rrugen per te ndertuar te ardhmen. Nuk mund te behesh as murator, as elektricist, as idraulik, as infermier, etj. etj. pa njohurite e duhura ne matematike. Revolucioni i katert industrial, qe sapo ka filluar do te hedh ne rruge me shume se 5 milion njerez ne Evrope. Vendet e punes do te hapen vetem per ata njerez qe do te kene njohuri te thella ne shkencat natyrore dhe kryesisht ne MATEMATIKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje