Totozani: Zgjimi në 8 të mëngjesit për të zgjidhur hallet e popullit është i papërshtatshëm

22 Janar 2016, 11:32Sociale TEMA

Njësoj si konferencat e shumta jashtë shtetit që nuk lë rast t’i shpëtojë pa i ndjekur, Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka filluar që edhe intervistat në emisionet e mëngjesit t’i shesë si punë për hallexhinjtë, edhe për faktin se i duhet të zgjohet më herët nga gjumi.

Në serinë e datës 20 janar të Wake Up në Top Channel, ku po trajtohej tema e problematikës së familjeve të pastreha, Totozani nuk ka mundur t’i shpëtojë populizmit të radhës dhe i shqetësuar ka deklaruar se edhe ardhja e tij në 8 të mëngjesit për të folur për këtë çështje, është sakrificë e madhe për shkak se nuk e zë gjumi për hallet e popullit.

Për më tepër lexoni bisedën më poshtë:

Totozani: Besoj se si për çdo njeri, edhe për mua të vij këtu në orën 8 të mëngjesit nuk është një gjë jashtëzakonisht e përshtatshme, unë…

 Gazetarja: Jo, kjo është detyra juaj avokat, që të shkoni atje sepse edhe ne e kemi për detyrë të vijmë në 5 të mëngjesit dhe të bëjmë këtë emision.

 Totozani: Është detyrë e të gjithëve mendoj, por apeli nuk i duhet bërë avokatit të Popullit, se avokati po e bën këtë apel, por strukturave të qeverisë…

3 komente në “Totozani: Zgjimi në 8 të mëngjesit për të zgjidhur hallet e popullit është i papërshtatshëm”

  1. Arben says:

    Mira ik mi qyqe mbaj punen aty me ato metodat e baxhellave qe di ti dhe mjaft i bere publicitet emisionit qe fatkeqesisht drejton me lajme te ketyre menyrave. duket dora jote e zeze qe ka shkruar kete lajm, qe vetem lajm nuk eshte. thone qe zoti te jep surratin sic ke dhe shpirtin dhe ty te dyja ashtu ti ka dhene. monster surratin, monster shpirtin.

  2. Korabi says:

    Nje plere si gjithe te tjeret eshte dhe ky fytyremut.

  3. kujtesa says:

    nje avokat populli, qe le per te deshiruar, qe harrin te zihet deri me grushta me vartesite thjeshte punonjesit e deri me zv komisioneret ,zvendesit e tij direkt
    na del dhe pa pike ndroojtje ku shtypi e akuzoji jo vetem per keto mardhenijejashte kodit te etikes,por edhe per pervetesimme fondacionin marta totozani,bashkeshortja e tin pervetesuan fondet e b.e per njerezit ne nevoje.
    kush e mbron ke te kndidat te rilindjes.te P.S-se.
    filloheni nga vetja z. kryeminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje