Testimi i mësuesve, Nikolla: Jo largime nga puna të mësuesve

23 Janar 2016, 19:06Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se qëllimi i testimit të mësuesve në të gjithë vendin nuk ka si qëllim shkarkimin e tyre nga puna.

Ajo inspektoi këtë të shtunë testimin e mësuesve në qytetin e Durrësit, prej nga deklaroi se qëllimi i testimit nuk është largimi i mësuesve nga puna, po rritja e standardeve në arsim.

Nikolla mohoi të qënit në dijeni për fenomenin e të blerit të krediteve, ndërsa tha se mësuesve, në bazë të rezultateve do t’u ofrohen kurse.

“Nuk bëhet fjalë për largime. Është një gënjeshtër e radhës, kushdo që e thotë, aq më shumë ata që e lanë arsimin të shkatërrohet deri në këtë fazë. Nuk do të ketë largime, e kundërta është e vërtetë, mbështetje reale me të vërteta, duke krijuar rrjetet profesionale, një skemë të re kualifikimi dhe sigurisht një investim real në formimin e kapitalit njerëzor të shoqërisë. Nuk do të ketë më blerje kreditesh, por trajnime e kualifikime mbi bazën reale të nevojës që ky arsim nxjerr sot në dritë. Ne jemi të vendosur për të mbështetur mësuesit dhe për të kthyer shkollën në shinat e cilësisë. Impakti do të jetë i menjëhershëm”, tha Nikolla, raporton TCh.

Testimi është zhvilluar në të gjithë vendin. Mësuesit do të vlerësohen në 4 fusha si planifikimi, aspektet metodike-pedagogjike, komunikimi dhe etika e përdorur nga punonjësit arsimorë, si dhe përgatitja shkencore dhe zhvillimi profesional.

3 komente në “Testimi i mësuesve, Nikolla: Jo largime nga puna të mësuesve”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Testimet “mesues per Shqiperine” dhe testimet e mesuesve kane difekte serioze.
    Mesues te rinje,te orjentuar nga mesues te kualifikuar,pasi kane fituar testimin,emeroen mesues ne shkollat e mesme,pa patur pervojen minimale ne detyre.
    Testi nuk te ben mesues.
    Kur ju z.ministre nuk ju mbushet mendja se mesuesit me pervoje 19 vjecare,kane mangesi ne formimin profesional,megjithse kane bere teste per kualifikimin e tyre,kerkoni ti testoni sipas modelit tuaj!!!
    Testimi nuk fillon nga pika ZERO,kur vjen nje force politike ne pushte.Per ju, kualifikimi eshte i panevojshem,perpara testimit,te kopiuar ne shtetet skandinave,ku pergjigjet e sakta,ne kushtet e Shqiperise jane te pasakta !

  2. erion brace i verteti says:

    po ca do i bejme keta mesues te panxene? ca do i bejme keta mesues qe nuk moren as gjysmat e pikeve ne testim? do i mbajme akoma te japin mesim? alo alo Lindita!

  3. bilbili says:

    Po kjo ministrevica e zgjidh dot testin. Apo kur te vine zgjedhjet do ta zgjidhesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje