Bashkia Tiranë aksion në Petrelë e Kombinat, çliron hapësirat publike

24 Janar 2016, 13:20Sociale TEMA

Petrela e Kombinati kanë qenë sot në qendër të punës së Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit , për çlirimin e hapësirave publike. Sipas bashkisë, ky aksion po realizohet paralelisht me aksionin në disa njësi administrative, për t’i kthyer ato në shërbim të komunitetit.

Një nga aksionet u përqendrua në fshatin Daias të Njësisë Administrative Petrelë, ku IMT-ja shembi një banesë njëkatëshe, e cila ndodhej në proces ndërtimi e sipër.

Nga verifikimet rezultoi se objekti po ndërtohej pa leje ndërtimi dhe asnjë dokumentacion tjetër lidhur me ndërtimin e tij. Objekti ndodhej pranë ambienteve të shkollës së Daiasit dhe ndërhyrja e inspektoratit erdhi pas njoftimit të mëparshëm të bërë nga IMT.

Në Njësinë Administrative nr. 6, rruga “Besim Alla”, IMT, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, prishën një tjetër konstruksion ndërtimor, i cili prej vitesh kishte zënë hapësirën publike dhe përdorej për parkim nga banorët e zonës.

Pas denoncimeve lidhur me zënien e kësaj hapësire publike në mënyrë të paligjshme, IMT bëri të mundur çmontimin e këtij konstruksioni dhe kthimin e kësaj hapësire publike në funksion të banorëve.

Në kuadër të zhvillimit të projektit për ndërtimin e Pazarit të Ri, IMT ndërhyri me pastrimin e disa ndërtimeve që pengonin zhvillimin e zonës. Aksioni uzhvillua në Sheshin “Avni Rustemi”, Njësia Administrative nr. 2, ku IMT së bashku me Policinë Bashkiake kanë ndërhyrë për shembjen e disa magazinave e dyqaneve të boshatisura, raporton Report Tv.

Ndërkaq, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë edhe për lirimin e hapësirave pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Bashkia ka shtuar se, aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nga IMT do të vijojë dhe njësi të tjera administrative.

5 komente në “Bashkia Tiranë aksion në Petrelë e Kombinat, çliron hapësirat publike”

  1. treni says:

    aman kure do vini ne koder kamez,se eshte bere si ne avganistan.

  2. rudini says:

    Ky aksion ska nisur kurre ne Tirane nga Erion genjeshtari.

  3. shaban says:

    Clironi nje here qendren e Tiranes qe ne vend te lulishtes eshte bere Tajvan pastaj shkoni ne Petrele.

  4. Progonati says:

    MIRE ERJON TI CLIROJI SHESHET NGA NDERTIMET PA LEJE SE NE VLORE KANE VDEKUR TE GJITHE ,QE NGA BASHKIA E DERI TE INSPEKTORIATI I NDERTIMEVE SE PO LENE TE GERMOHET PER NJE NDERTIM PA LEJE OSE ME SAKTE ME LEJE TE FALLSIFIKUAR NGA SHPETIM GJIKA I CILI EDHE PSE I IKUR PO E BETONON VLOREN AKOMA . PO FLENE TE GJITHE PER TE MOS THENE TE PAGUAR , PASI PROKURORIA TE SHIKOJ PRONEN QE ESHTE SHTET DHE ESHTE FALLSIKUAR NGA PRONARET. KJO PRONE I ESHTE SHITUR MINISTRISE SE LUFTES ITALIANE NE VITIN 1942 ,KU U NDERTUAN KAZERMAT E USHTRISE . E KANE SHITUR DHE KANE MARRE PLOT 10.400 FRANGA ARI .
    TE KONTROLLOJ PROKURORIA SE ESHTE HERA E TRETE QE NJE GRUP TE ” FORTESH” SI ATA QE BETONUAN LULISHTET TEK TRE RACAT PO TESTOJNE FORCEN E SHTETIT . PO DESHEN ORGANET, QE NUK JANE PALE ME KETA TE FORTE TE KERKOJ NE ARKIVA PER TOKEN NE FJALE DHE DO TE GJEJ TE VERTETEN . POR ME SKANDALOZE JANE DHE KONDICIONET URBANE PASI ESHTE NE MES TE DY PALLATEVE 11 KATESH DHE DISTANCA E TYRE ESHTE VETEM 34 M , DHE NUK KA AS NJE METER PER TE NDERTUAR NJE TE RI 10 KT .
    AGJENSIA E PLANIFIKIMIT TE TERRITORIT DUHET TE JAPE PERPUTHSHMERINE PER KETE NDERTIM TE RI .

  5. PROGONATI says:

    SHPETIM GJIKA I CILI EDHE PSE I IKUR PO E BETONON VLOREN AKOMA . PO FLENE TE GJITHE PER TE MOS THENE TE PAGUAR , PASI PROKURORIA TE SHIKOJ PRONEN QE ESHTE SHTET DHE ESHTE FALLSIKUAR NGA PRONARET. KJO PRONE I ESHTE SHITUR MINISTRISE SE LUFTES ITALIANE NE VITIN 1942 ,KU U NDERTUAN KAZERMAT E USHTRISE . E KANE SHITUR DHE KANE MARRE PLOT 10.400 FRANGA ARI .
    TE KONTROLLOJ PROKURORIA SE ESHTE HERA E TRETE QE NJE GRUP TE ” FORTESH” SI ATA QE BETONUAN LULISHTET TEK TRE RACAT PO TESTOJNE FORCEN E SHTETIT . PO DESHEN ORGANET, QE NUK JANE PALE ME KETA TE FORTE TE KERKOJ NE ARKIVA PER TOKEN NE FJALE DHE DO TE GJEJ TE VERTETEN . POR ME SKANDALOZE JANE DHE KONDICIONET URBANE PASI ESHTE NE MES TE DY PALLATEVE 11 KATESH DHE DISTANCA E TYRE ESHTE VETEM 34 M , DHE NUK KA AS NJE METER PER TE NDERTUAR NJE TE RI 10 KT .
    AGJENSIA E PLANIFIKIMIT TE TERRITORIT DUHET TE JAPE PERPUTHSHMERINE PER KETE NDERTIM TE RI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje