Terminal multimodal në Tiranë

25 Janar 2016, 17:41Sociale TEMA

Terminali perëndimor i Tiranës, është nje nga projektet qe ka tërhequr vëmendjen e biznesit.

Ne 25 mije metra katror ne hyrje te Tiranës, pranë sheshit “Shqiponja” tek ish-dogana, do te stacionohen te gjitha mjetet e linjave te qyteteve dhe ato ndërkombëtare.

Ndërtimi i terminalit do te jete ne partneritet me sipërmarrësit privat dhe vepra do t’i besohet kompanisë qe jep ofertën me te ulet.

Drejtori i Projekteve dhe Investimeve ne Bashki nuk nguron te thotë se investimi i është referuar planit te administratës se mëparshme, por me disa ndryshime, nje prej tyre është kostoja me e ulet financiare.

Nuk ka nje dizajn ne letër, pasi projekti me i mire dhe çmimi me i ulet qe do te ofrohet nga kompanitë private, do zgjidhet për t’u zbatuar ne terren, raporton Vizion Plus.

Ndërtimi i terminalit ne hyrje te kryeqytetit do t’i japë zgjidhe edhe trafikut qe rendohet edhe për shkak te lëvizjes linjave interurbane ne rrugët brenda Tiranës.

Drejtuesit e bashkisë kane planifikuar qe ai te përfundoje ne mes te vitit 2017.

3 komente në “Terminal multimodal në Tiranë”

  1. nextGeneration says:

    Terminali multinodal i linjave interubane, prapa diellit, nè fund tè botès, pa nje mjet transporti publik qe lidh me qytetin. Ne vendet e europes , ku ne aspirojme te vemi, stacionet e trenit dhe keto multinodalet jane ne qender te qytetit dhe j nè autostrada, hapni syte, se po qèrrohemi nga injoranca.

  2. antonio says:

    Perse e SHQYENI GJYHEN SHQIPE,o SHARLATANE ANTISHQIPTARE???
    Cfare do te thote “Terminal muldimodal”?
    Mos ju duket se me kete emertim po ju prezantoni qytetareve nje STACION HAPSINOR me raketa kozmike???
    Se dyti,ai vend eshte me i PAPERSHTASHMI ne hyrje te Tiranes per PARKIM sepse ka bere RRUMPALLE trafikun kaq te shumte tek SHQIPONJA!
    Behet fjale per hapesiren e ish doganes se Tiranes,qe mund te behet gati per 3 muaj e ji brenda 2017-tes sic thone MAFIOZET!
    PARKIMI ME I PERSHTATSHEM do te ishte hapesira boshe prapa ish “CASA ITALIA-s” dhe qe nuk do pengonte asnje trafik!
    Por ketu luhen interesa te medha,sic u be ne Stadiumin “Qemal Stafa” ne vend qe te prishej ai “Dinamo” nje karakatine prej DHEU i ndertuar nga ish te burgosurit!
    Te gjitha keto PAZARE behen PA TRANSPARENCE!
    Bile edhe emrin LEGJENDE TE HEROIT QEMAL STAFA,qe DATE LINDJEN E TIJ ky shtet e ka caktuar FESTE ZYRTARE,duan ta heqin pa ju dridhur qerpiku Edi Rames!!
    TURP dhe SKANDAL dhe askush nuk flet!

  3. dfg says:

    Terminali multimodal inteligjent dhe multifunksional do te implementohet ne hapesiren gjeo- financiare ,qe ne terma sinjifikative do te procedoje ne nje bum refluksesh indikative qe ne te ardhmen do sjellin nje deflacion te pa perballueshem nga e gjithe galaktika shqipfolese duke u bere qendra funksionale e mondialiteteve supreme!
    Ketej e tutje bota do ta marre vesh kapacitetin gjithperfshires te shqiptareve duke zbrazur te gjithe teritorin europian per t’u vendosur ne Shqiperi!
    Kryeqyteti i Shqiperise nuk do te jete me Tirana,por BIZA E MARTANESHIT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje