Partitë e qendrës së djathtë në Parlamentin Europian kanë gjetur një mënyre origjinale për të promovuar Shqipërinë dhe Tiranën, duke ftuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që të flasë mbi bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Veliaj mori pjese sot në konferencën me temë “Dialogu ndërfetar si një mjet përforcues në zgjidhjen e konflikteve gjatë procesit të Integrimit Europian”, mbajtur ne Bruksel dhe organizuar nga grupi i Partive te djathta Popullore Europiane, ku edhe përcolli mesazhin e bashkëjetesës fetare në Tiranë, të cilin e konsideroi si pasuri shoqërore.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Tiranës tha se të majtë dhe të djathtë nëse duan të punojnë për gjera të mira e gjejnë gjuhën e përbashkët. “Besoj se ky është një mesazh i fuqishëm dhe më vjen mirë që edhe pse një kryetar bashkie socialist, jam mes eurodeputetëve të djathtë të PPE në BE, ndoshta edhe për të treguar që ku ka vullnet për të punuar për gjëra të mira, për avancimin e kauzave të drejta, gjendet gjuha mes të majtëve e të djathtëve”, përfundoi Veliaj.
Nga ana tjetër, ai vlerësoi tavolinën e organizuar nga të djathtë e Parlamentit Europian për të promovuar Tiranën dhe Shqipërinë. “Ndihem shumë natyrshëm edhe mes kolegëve të djathtë dhe më vjen mirë që në thelb është një reklamë për Shqipërinë dhe Tiranën dhe besoj se kur të ngrihen duart për vendimet e Shqipërisë, ndër të gjithë kriteret e tjera, do të gjykohemi edhe për këtë lloj pasurie që i sjellim botës në këtë kohë shumë të trazuar prej terrorizmit dhe radikalizmit”, deklaroi Veliaj.
Ai vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri për shkak se nuk është burim konflikti sicc ndodh në vendet ndryshme të botës. “Jam shumë i ndërgjegjshëm që vendet gjykohen mbi kriteret e tyre politike, me mënyrën se si avancojnë reformat por besoj se Shqipëria sjell edhe një “pajë” në këtë anëtarësim të BE ose në këtë përpjekje, e cila është përtej politikës dhe që ka të bëjë me një pasuri shoqërore, që nëse shumica e vendeve të botës sot konfliktohen për shkak të fesë, Shqipëria është ndoshta i vetmi fakt që konfliktohet për çfarëdo gjë tjetër, përveçse për fenë dhe besimin”, deklaroi Veliaj.
Si ka mundesi. Pse nuk ftuan Lulashin keta kur ishte kryetar bashkie?
Na cate trapin kete keto supermashtrime te tipit “Bashkejetese fetare” ne Shqiperi, ku eshte kjo bashkejetese apo se na cajne bythen dhjete here ne dite permes autoparlanteve neper minare. Erjon Veliaj eshte nje vegel qe perdoret per…!
Ne fakt eshte pak e çuditshme qe e djathta e parlamentit europjane te ftoje nje majtist e per me teper qe te flase per “tolerance fetare” kur njihen shume mire idete e kunderta te se djathtes mbi keto argumenta. Me siguri eshte ftuar qe ti masin pulsin te majtes ne shqiperi e te shohin se çfare trush kane per te mundesuar ndonje forme bashkepunimi legjislativ ne bllokimin e azilanteve te huaj dhe emigranteve shqiptar (sidomos ne te ardhmen kur e gjithe e djathta ne europe do marre pushtetin ne çdo shtet europjan). Ne rast se Erionka dhe Ramka u bashkohen ketyre formave legjislative e kane te siguruar edhe nje 4 vjeçar tjeter ne Shqiperi nga BE, ne te kundert u japin fshesen pa paralajmerim.
Je i madh KF. Edhe ne Stamboll nuk kendojne xhamite si ne Tirane.
Me erdhi turp kur nje i huaj me pyeti qe si e keni lejuar kete gje, qe prish qetesine publike, ndoshta duke qetesuar shpirterat e disa te tjereve (qe duhet te jene te paket)?
Toleranca fetare brenda te se njejtes etni nuk eshte njelloj me ate te rracave te ndryshme. Keshtu qe boll shitet mend.